Referendumet mund të bëhen çelësi i artë i zgjidhjes së problemeve

J L

Si shumë e shumë gjëra të tjera,

në vatanin tonë të ndritur,

ligji për referendumet,

është më shumë se i koklavitur!

 

Me ligjin e koklavitur që kemi,

krijohet errësirë si në një bodrum,

më e kollajtë në Hënë të vemi,

se sa të zhvillojmë një referendum!

 

Nëse do të kishim një ligj elastik,

partitë nuk do të qëndronin në llogore,

po me tri pyetje të thjeshta,

do ta kishim zgjidhur reformën zgjedhore!

 

Referendumi ka vetëm dy verdikte,

një po ose një jo dhe mbaron punë,

dhe pa sforco do zgjidhnim shumë konflikte,

dhe politika s’do qe breshër e furtunë!

 

Nuk do na duhej Komisioni i Venecies,

as ndërkombëtarë kaq të angazhuar,

do mbyllej konflikti Kuvend-Presidencë,

për të drejtat e ofiqarëve për t’u betuar!

 

Me referendum mund të zgjidhen lehtësisht,

çështe të mprehta me rëndësi madhore,

si fjala vjen kultivimi i hashashit,

për nevoja të posaçme mjekësore!

 

Për të qenë më të qartë po them,

se kjo s’do të ndodhte veç në Atdheun ton’,

me referendum kjo çështje ka fituar,

në kryeqytetin e Botër-në Uashington!.

 

Mund të zgjidhen me referendum,

dhe çështje të ndryshme lokale,

natyrisht me një ligj të ndryshëm,

nga referendumet e çështjeve nacionale!

 

Ligji i deritanishëm është i komplikuar,

si teoria e relativitetit,

po me një ligj të ri -jo refrektar,

referendumet bëhen çelësi i artë i halleve të shtetit!

 

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Po nuk e kupton ti mor Duke dudum,
    se kush nuk do ketu hic Referendum?
    eshte kjo qeveria e Rames ne pushtet,
    qe vepron si pronare e si ne mall te vet,
    sikur Referendumi ketu te ishte aplikuar,
    sikur verdikti i Popullit ketu te ish zbatuar,
    nuk do ish dhene Shqiperia me koncesion,
    tek Mafia me tenderat per turp kur i tregon,
    sepse ketu nje Referendum c’far do qe te jet,
    do prishe planet e vjedhjeve te qeverise ibret!

  • Nwse cdo problem do zgjidhej,
    duke bere referendum,
    ky i shkrete do te zverdhej,
    do te behej si merhum!

    Ndaj te ruhet i nderuari,
    per probleme te medha,
    qe dhe populli gjith te mblidhet,
    si ushtria qe bertet URRA!

    Per te tjerat cfare mbetet,
    duhet Asambleja Kombetare,
    deputete dhe njerez te zgjedhur,
    nje here n’vit mbarojn pune per fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *