Panik në “drejtësi”, infektohet me koronavirus punonjësja në Gjykatën e Tiranës

J L

Një sekretare në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ende nuk dihen detaje se si është infektuar sekretarja, nëse ka qënë një qytetar që e ka infektuar në ambientet e punës apo është infektuar jashtë.

Gjithashtu nuk dihet nëse sekretarja ka pasur kontakt me kolegët e tjerë, të cilët gjithashtu pritet që t’i nënshtrohen testimit nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri sot janë shënuar 33 raste të reja me COVID-19.

Harta është zgjeruar në 4 qytete. Ndërsa në spitalin Infektik ka 82 pacientë të shtruar, një prej të cilëve është i intubuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *