5 punonjëse të infektuara me Covid-19, mbyllet fasoneria në Vlorë

J L

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur një fasoneri në Vlorë.

Ky biznes është cilësuar si vatër infeksioni dhe është mbyllur ditën e sotme.

Disa ditë më parë 5 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19.

Fasoneria është cilësuar si vatër, pasi në ditët e fundit janë regjistruar disa raste, edhe në fundjavë kur ishte mbyllur, prandaj sot nuk është lejuar që të hapet.

Po kështu, Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete.

Numri total i viktimave ka shkuar në 44.  Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *