Apeli: Saimir Tahiri, 10 milionë dëmshpërblim fëmijëve të Berishës

anazapta

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për deputetin socialist Saimir Tahiri. Apeli ka vendosur që deputeti Tahiri duhet t’u paguajë fëmijëve të kryeministrit Berisha një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh të reja, ndërsa Gjykata e Faktit kishte vendosur që gjoba të ishte 2.5 milionë lekë të reja.

Vendimi i Apelit nuk ishte i papritur për Tahirin, i cili deklaroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Nuk prisja gjë tjetër, ky është një kamxhik politik. Do të vazhdoj betejën ligjore,do të çoj çështjen në Gjykatën e Lartë”, tha ai.

Tahiri u padit një vit më parë nga fëmijët e kryeministrit për shpifje. Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha kërkuan dëmshpërblim nga deputeti Tahiri, me pretendimin e një dëmi moral që ka shkaktuar ndaj tyre deklarata e deputetit socialist, e cila sipas tyre ishte e pavërtetë dhe e pabazuar në prova.

Aktpadia erdhi pas një deklarate të Tahirit në media, me datë 7 tetor 2011, kur ai deklaroi se “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupsion”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *