Pasojat e tërmetit/ Nënshkruhet marrëveshja, SHBA 800 mijë dollarë për restaurimin e monumenteve të kulturës

Leda Hysa

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kim ka vizituar ditën e djeshme kalanë e Krujës së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti, ku edhe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”. Kim shprehu kënaqësinë të ishte pjesë e procesit të ringritjes së monumenteve të kulturës, të dëmtuara pas tërmetit, mes të cilave edhe monumenti, i zgjedhur për të nënshkruar këtë memorandum.

Mesazhi i plotë i ambasadores Yuri Kim:

Ministre Margariti, të nderuar të ftuar, mirëmëngjes dhe faleminderit që u bashkuat me ne.

Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Që nga krijimi i tij në vitin 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje financiare për më shumë se 1,000 projekte në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë Shteteve të Bashkuara respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera.

Në Shqipëri, ne kemi punuar në projekte të shumta përmes këtij fondi, përfshirë restaurimin e Galerisë Nr. 3 të Kalasë në Gjirokastër, dokumentacionin e muzikës Iso-Polifonike shqiptare, si dhe ruajtjen e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot. Dua të falënderoj Zj. Lejla Hadzic dhe ekipin e saj të “Trashëgimisë kulturore pa kufij”, Ministren Margariti, Zj. Arta Dollani dhe ekipin e saj të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, partnerët tanë në Fondin e Trashëgimisë Botërore dhe ekspertët vendas për pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj kësaj nisme. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Fondin e Princit Clause të Hollandës dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, për kontributet e tyre ndaj këtyre përpjekjeve të ruajtjes kulturore.

Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Të gjitha këto vende kanë një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe unë jam veçanërisht e lumtur që po e nënshkruaj këtë Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e këtyre granteve të AFCP-së këtu në Krujë, që është shtëpia e Skenderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow dikur shkroi për kthimin e Skënderbeut në Krujë:

Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar,
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek,
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll mëngjezi mi të ndrit.

Duke lexuar këto rreshta frymëzues për domethënien e Krujës, jam thellësisht e nderuar që Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol në ruajtjen e këtij vendi historik, i cili ka një kuptim kaq të thellë për popullin shqiptar. Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë.

Me krahë të lehta! Faleminderit!

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • zonja Kim

    nese koleget dhe shefat tuaj
    nuk do ishit ngaterruar me enver hoxhen
    qe e mundet te vdekur
    .
    nese nuk do mbronit me cdo kusht satanain sali biberishen nuk do te thoja qe Enveri dhe Gjergji jane shqiptare burra shteti ne nivel boteror
    ,
    nuk do te thoja qe amerikanet
    kane gabuar me shume
    se turqit ne shekullin e 15-te ne ate vend
    .
    .
    nuk do kishim dhe Qim Peker qe dikur i kendonin xhaxhit tyre sot urinojne mbi varrin e tij

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    Enver Hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombin pate
    lum si shqipja qe e pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    u shkreh ne vaj, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

  • Ngrijani kalanë kastrabeut, simbol i asimilimit të shqipëtarëve në kulturë të huaj, siç doni edhe ju sot.

  • Grant 800 mije dollare? C’do me thene kjo “grant”? Kredi, apo falas?
    E dyta, muzika polifonike mund te dokumentalizohet edhe pa leke fare! Si me kartela, si me libra, si me kaseta, si me CD, si e dixhitalizuar, te gjitha keto mund ti bej nje njeri i apasionuar pa as edhe nje kokerr leku!
    E treta, kullen e sahatit nuk e vjedh njeri! Me pak perkujdesje nga bashkia e Tiranes, kulla e sahatit jeton edhe 1000 vjet te tjera.
    Ndaj mbetet se, nwse ky granti eshte kredi, me mire hiqeni fare. Nwse eshte falas mund te perdoret per objekte dhe emisione si kalldremi i Gjirokastres, i Beratit, i fshatrave te ndryshem, i disa kalave. Ky eshte mendimi im.

  • Ju 500 dukeni qe keni nostalgji per figuren ma negative dhe djallezore qe historia shqiptare ka pasur. Turqia na demtoi kulturen dhe traditat tona gradualisht per gati 500 vite, por nuk krahasohet me ate qe beri per 50 vjet diktatori Enveri. Ushqimi I shpirtiti dhe I mendjes se njeriut eshte kultura, traditat, dhe besimi fetar. Enveri me shoke me ideologjine dhe metodat komuniste shkaterroje shoqerine shqiptare dhe kulturen e te pareve tane. Keto 30 vitet e fundit Jane prova ma e pamohueshme se sa e cmendur dhe e tmerrshme ishin ato 50 vitet komuniste per shumicen. Akoma populli shpirterisht nuk eshte I sheruar nga Ajo ideologji djallezore. Shqiptari Po fatkeq. Por Zoti prape e do shume.

  • Mos u tut he burre i dheut !
    .
    Ne te sateme shkofte djallezia e komunizmit.

    ..Periudha 1946-1990 e ashtuquajtur komuniste..kishte dy shtylla kryesore qe ishin IDEOLOGJIA dhe SHTETI..
    .
    Atdhetaret pseudo si puna jote bene mire qe hodhet bashke me mua idelogjine por kryet krimin e prishjes shtetit…ekonomine pasurine kombetare..
    .
    Keto 800 mije dollaret e zonjes Kim jane nje e nje miliarda e vleres se pasurise kombetare qe vjedhin shumekobeshet perendimore.per 30 vjet ne shqiperi nafte-krom-baker
    ..

    E quaj gabim prishjen e objekteve te kultit ne vitet 60-70..por eshte me krim sot me j
    Janullatosit
    apo myslymat qe ngrene SUMAT para Gjergjit

    Ja kqyre bre jaron si e pshurin ate vend ne kohen e demon-kracise pikerisht ne KALATE E KASTRIOTVE

    %%%%%%%%%%%%%%%

    Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

    Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

    Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

    Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

    Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

    Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

    Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

    Lexojeni:

    Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

    “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
    Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
    Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
    Ketu jane pa ze minaret
    Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
    Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
    Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
    Te dime te dalim kunder armiqeve
    Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
    Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
    Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”

    14 maj 2015
    .
    nese ka ngel amerika ta mbrojne kanibalet antikomuniste e ka marre lumi ate vend..

  • Ja vlen te mbijetojne e te mirembahen ,te gjitha monumentet e historise se popullit shqiptar ne shekuj .Te kujtojme per jete te jeteve kete hero tonin Gjergj Kastrioti ,qe per 25 vite rrjesht ,shpetoi krishterimin europjan ,parandaloi mesymjen turke ne europen perendimore ,nga mizorite Turke ,ku Skenderbeu mbrojti krishterizmin ,dhe perendimoret jane sot e kesaj dite mirenjohes ketij prijesi trim ,per jete te jeteve ,per mos myslimanizmin e perendimit me dhune nga Turqit ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *