Kur Kreshnik Spahiu kërkonte arrestimin e Sali Berishës të gjithë e merrnin për budalla. Për faktin se të gjithë e dinin se njerëzit që duhet ta bëjnë këtë akt janë fund e krye të emëruar në ato poste nga vetë Sali Berisha. Ata prej të cilëve presim arrestimin e Sali Berishës, kanë bërë çfarë kanë dashur, në emër të popullit, janë pasuruar në mënyrë të paligjshme në emër të ligjit, e të padrejtë në emër të drejtësisë, duke shkelur betimin e parë që bën njeriu i drejtësisë. E për këtë ja dinë për nder Sali Berishës.
Kreshnik Spahiu kishte të drejtë, në parim, kur fliste për arrestimin e Kryeministrit, ndonëse, duke qenë profesionit, e dinte mirë se për ta realizuar këtë nuk ekzistonte asnjë mekanizëm real në Shqipëri.
Janë disa raste flagrante për të cilat Sali Berisha do duhej kalbur në burg. Ai është njeriu më i harbuar, në gjithë historinë e shtetit shqiptar, në drejtim të korrupsionit. Por është
njëkohësisht njeriu më i saktë në kopsitjen e mekanizmave shtetërorë e jo shtetërorë, për t’u mbrojtur nga ndëshkimi. Ai e ka politizuar aq ekstremisht shoqërinë, sa çdo tentativë serioze për të vendosur drejtësinë do të konsiderohej nga një pjesë e mirë si politike e do vlerësohej si hakmarrje e njërës palë për palën tjetër. Por politika nuk mund të mbetet pafund streha e batakçinjve. Drejtësia nuk ka asnjë lidhje me populizmin. Kemi mjaft shembuj përreth, së fundi në Kosovë, por edhe përtej detit, ku drejtësia ka ndëshkuar Berlusconin, udhëheqësin karizmatik të së djathtës, jo për vrasje, as për shitje pasurish kombëtare, siç akuzohen këta tanët, por për shmangie nga taksat në biznesin e tij privat.
Kërkesa e raportuesit të Shqipërinë në Parlamentin Europian, për arrestimin e zyrtarëve të lartë duke nënkuptuar edhe Sali Berishën, është një sinjal i fortë se nuk kemi të bëjmë me spekullime e as me luftë politike. Por me drejtësinë dhe të ardhmen e vendit. Për fat jo të mirë jemi shumë larg dhe kjo është tronditëse. Shikoni çfarë ndodh? Ish ministra, të akuzuar me fakte, publikisht nga ish opozita, si të korruptuar, dalin zgërdhihen, kërkojnë llogari në vend që të ndodhë e kundërta, të japin llogari përpara drejtësisë. Gjyqtarë e
prokurorë, të paktën kanë heshtur e të shumtën kanë dhënë vendime krejtësisht të padrejta në këmbim të përfitimeve të paligjshme, ose bërjes së karrierës.
E keqja më e madhe, e provuar kjo tashmë, është se drejtësia në Shqipëri po mbahet peng në emër të pavarsisë. Mosndëshkueshmëria e korrupsionit, dmth korrupsioni vetë në organet tona të drejtësisë, mbahen në këmbë në emër të institucioneve të pavaruara.
Po a ekzistojnë mekanizma që ta zhbëjnë këtë sistem të korruptuar, të mbyllur, të qepur mirë në interes të krimit? Nuk ka diskutim, se kjo gjë kërkon një vullnet politik. Por jemi në kushte kur ky vullnet është vështirë të sigurohet. Dhe këtu është problemi. Sepse për të ndëshkuar Berishën duhen ndryshuar të emëruarit prej Berishës, pikërisht për të mos bërë drejtësi për Berishën, e këtu përfshihet edhe vetë Presidentit i Republikës, pa bashkëpunimin e të cilit nuk mund të ndryshohen gjërat lehtë.
Në kushtet kur Parlamenti nuk e ka shumicën e mjaftueshme prej 2/3 për të shkarkuar
Presidentin, gjë që do ti hapte rrugë reformimit të sistemit të kalbur të drejtësisë, duhet
kërkuar mekanizëm tjetër në emër të shumicës në Parlament. E nëse ky mekanizëm
nuk gjendet, do duhet të presim edhe katër vjet të tjera derisa Bujar Nishani të mbarojë
mandatin dhe të zgjedhim një President tjetër. Po a kemi kohë për të pritur ikjen qetësisht
të personazhve përgjegjëse për të luftuar korrupsionin, të cilët çdo ditë e më tepër po na dëshmojnë që ata vetë janë epiqendra e korrupsionit?
A ka krim më të ndyrë se një sistem i tërë zingjir drejtësie, të përfshihet në lënien në burg me muaj të tërë, një protestues periferik, pa asnjë rrezik me pasoja të mëdha, vetëm e vetëm për ti marrë para, në këmbim të lirimit, ndërkohë që protestat në Shqipëri janë të lira? A ka kuptim që Kryegjyqtari i Republikës të komuniukojë me publikun “për çështje principiale”, vetëm kur emri i tij përmendet si i përfshirë në zingjirin e korrupsionit?! A duhet pranuar që defekti i një sistemi të tërë të korrptuar të reduktohet në faje individësh që incizohen nga media, e nuk ndëshkohen nga mekanizmat e kontrollit të sistemit?
Shumica qeverisëse duhet të ketë të qartë një gjë: Edhe sikur të punojë në mënyrë perfekte, do ta ketë ndëshkimin prapa nëse nuk gjen mekanizmat për të institucionalizuar mekanizmat e ndëshkimit ligjor për çdo individ në Shqipëri, kushdoqoftë ai. Përveçse punë dhe siguri, populli kërkon edhe drejtësi.
Shumica duhet të hedhë hapa konkretë, në kërkim të mekanizmave që vendosin drejtësinë
në Shqipëri. Duke kërkuar bashkëpunimin e Presidentit. Le të bëhet pengesë ky i fundit po të dojë. Le ta marrë faturën ai. Ndërsa mund të gjenden edhe hapësira të tjera pr çështje të veçanta të drejtësisë. Miliona shqiptarë nuk mund të presin më tej, për hatër të frikës që kanë dhjetra të korruptuar të verifikuar në sytë e tyre. Të paktën edhe për një arsye: Sepse “budallai” tani nuk e ka më emrin Kreshnik, por e ka Europë.

O zoti Bashkim,je burre i mire dhe pyetjet i ke me vend,po a pranon qe te te bej nje pyetje dhe une?..si thua do me kethesh pergjigje?
A duhet nje revolucion tjeter qe te zhduke nga skena politike keta politikane qe s;kane lene gje pa grabitur,keta gjyqtare qe po rjepin lekurat e holluara te fukarenjve,qe ky revolucion ti konfiskoje dhe ti sjelle ne finishin e tyre ne vitet 90 te gjithe keta qe u pasuruan me grabitjen,vrasjen e poshtersine?
E pra po nuk e beri kete kjo klase politike qe u zgjodh me 23 Qershor,mbetet pyetja ime qe fatet e veta dhe korupsionin duhet ta zhduke vete populli?..a mund te durohet me ?…..
Qeveria e dale nga zgjedhjet plebishitare te 23 qershorit mund e duhet ta beje kete “REVOLUCION” ne drejtesi!!!
Qe te realizohet ky ndryshim i madh duhet te dakortesohen fuqishem keta faktore:
-POPULLI SHQIPTAR!
-QEVERIA!
-FAKTORI NDERKOMBETAR!
Per ta mbeshtetur qeverine dhe per t’i thene botes dhe armiqve DREJTESISE,qe bejne PADREJTESI populli shqiptar duhet te organizohet,sic beri me kundershtimin e sjelljes se KIMIKATEVE SIRIANE dhe te zhvilloje protesta te fuqishme ne mbeshtetje te qeverise per GODITJEN E KRIMIT E KORUPSIONIT!!!
QEVERIA TE PERGATITE TE PLOTE E TE ARGUMENTUAR DOSJET E SECILIT KANDIDAT PER GJYQ DHE T’I DERGOJE PARA DREJTESISE!!!
ORGANIZMAT NDERKOMBETARE DUHET TA THONE HAPUR E ME KOMPETENCE MBESHTETJEN PER QEVERINE SHQIPTARE PA HEZITIM!
TE KRIJOHET NJE GJYKATE SPECIALE(edhe me gjykates te huaj),per KRIMET ME TE RENDA!!!
Pas ketyre NUK KA BURRE NENE,qe ta shpetoje Sali Berishen nga BURGU I PERJETSHEM!!!
Te ka humbur koha o i humbur! Se edhe Kujtimi yt do ta perdridhte qafen po te ndodhte nje gje e tille. Nuk arrestohen njerezit pse dikush i urren ata. Dhe urrejtja jote eshte urrejtje shpellaresh!
Vetem hajduti nuk e denon hajdutin. Prandaj ose veprim dhe per kete ligjet jane, ndryshe do te thonja qe fshehja prapa ligjeve dhe kushtetutes eshte justifikim per te mos vepruar.
kreshnik spaihut i marin te keqen politikanet dac na e majta dac na e djathta ai esht njeri i guzishem dhe nuk esht cudi qe po nuk luftoj kurupsjonin edi rama ,atere nuk esht cudi qe aleanca kuq e zi do dali parti e par ne vendin ton se te gjitjha jan te diskritituara ne syt te popullit .Vetem kreshnuk spahiu do bej arestime dhe dac na emajta qe ka plot ajduta por dhe na djathta qe jan dhe ajduta por jan dhe tradhtar te vendit ton qe per mua sali berisha duhej te ishte brenda mos ta linin te vinte ne paramend se ate e dij i madhe dhe vigol qe sali serbi esht i shitur te i huaj te serbi dhe te greku dhe esht i pamershrshem per kete popull dhe populli e do te pjekur sali serbin dhe esht pak prandaj o edi mos degjo ilir floririn aij do ta broj se dhe saliu e brojti ilir flori kraben dhe iliri do ta broj sali serbin ,prandaj denoje saliun dhe ilirin se pastaj ata do te bejn gropen tyja po nuk i fute brenda ne biruc o edi djali
Nuk e kuptoj se si autori e merr per baze nje thenie te njeriu bufon e te perdorur nga Saliu per nje çeshtje kaq madhore…. Ja ketu e kishte gabim Kreshniku, se nuk mund te besh kauze elektorale nje veprim qe nuk te takon politikisht por juridikisht dhe si te tille nuk ke mundesi qe ta besh. dhe se dyti artikulimi i nje ndermarrje te tille qysh ne fushate, i jepte te gjithe te drejten Saliut qe te thoshte se jam linçuar, apo paragjykuar… ndaj me vjen keq qe Bashkim Muça mer si shembull nje ngjarje te deshtuar te nje deshtaku.
Nje nga ata qe ka bere cfare ka dashur ne pushtetin e Sali Berishes qe ka vjehdur e pasurite kombetare dhe eshte tallur me popullin ka qene Ilir Meta dhe banda e tij. ku bene p[jese edhe autori i ketij shkrimi si ish-drejtor i nje drejtorie te la;onrim=peshmatjeve ku u arrestuan vartesit e tij per korrupsion
ke te drejte. I pari qe do te duhej te hynte ne burg eshte Ilir Meta Prifti e prifterinjte e LSi, si puna e autorit te ketij shkrimi. Mesa duket bertasin per te fshehur gjurmet e krimit
Gjergj lexoje edhe njehere shkrimin deri ne fund, sepse nuk e ke kuptuar. Shkrim me shume vlere. Europa kerkon ndeshkim te atyre qe flasin si demokrate dhe veprojne si kusare.
Ende nuk kuptohet në Shqiperi se “fitorja plebishitare e zgjedhjeve të 23 qershorit” ka qënë e projektuar nga KASTA Berisha që edhe në rast fitoreje( nuk mendilonin kaq ashper ndeshkim nga Sovrani) persëri do kishin shpresë mos ndëshkimi ligjor,pasi fituesve të Rilindjes u kishin vendosur “guricka në këpucë” dhe një nga gurickat që Rama ka sot në këpucët e tij lluastafine,është drejtësia e kriminalizuar totalisht!
Është ky gurec që ne e shohim Ramen të dështuar në mdëshkimin e krimit dhe korrupsionit ish qeveritar ku Berisha është kryesori qe duhet të prangoset!
Nuk ka arsye në këtë kontekst ku dhe LSI dihet mund të jetë pas perdes duke i treguar Berishës variacionet për mosndëshkim!
E vërtata është se Berisha duhet arrestuar bile sa më parë aq me e sigurtë bëhet demokracia dhe opinioni shqiptar në BE perfiton kredibilitet të lartë!
Por Rilindja nuk ka “këllqe” që premtimet t’i bëjë realitet ndaj i përket vetem Sovranit të zbres në betejë demokratike, duke kërkuar:
1- përgjegjësi politike dhe ligjore për krimet e shkaktuara nga Berisha dhe ministrat e tij te korruptuar!
2- Reformimin e thellë demokratik të drejtësisë së inkriminuar!
3- Drejtperdrejtë arrestimin ligjor të ish kryeministrt Sali Berisha, në të kundërt Rilindja t’ja lërë vendin SOVRANIT që ka mundësi të plota dhe forcë demokratike të ndëshkojë me GIJOTINEN e ligjit drejtësine e inkriminuar dhe drejtperdrejtë ish kryeministrin Sali Berisha!
Demokracia e drejtperdrejt pa njësha dhe pa parti politike të inkriminuara apo të mefshta, për të cuar më tej proceset demokratike të “projektuara” dhe kalkuluara kriminalisht nga politika e vjeter dhe e inkriminuar!
Duhet të shikojmë të gjithë PERTEJ këtij sistemi partiak të inkriminuar në opozitë,dhe të mefsht në qeverisje!
Zgjidhje ka:Ate do ta bëjë Sovrani i organizuar duke marrë fatet e tij pergjithmonë në dorë! Rilindja duhet të deklarojë dështimin në luften kunder krimit dhe korrupsionit në qeverisjen Berisha!
Po ta kishin seriozisht keta i pari qen me ere qe nuhat rrezikun eshte Sali Berisha.Deri sa nuk ka bere valixhet gati Berisha,mos prisni drejtesi.
Cfare idiot:a ka referendum,pra fut ni ligje e nevojshme ne referendum do i votojme:
Jush vjedh pasurine kombtare denohet me rikthim te saj plus gjoben,
Eshte thjesht!
Po problemi eshte bashpunimi tash e 23 vete i Juaj ne krimet e berishes.
Déri kur keta do te tallen me popullin shqiptar?voton te majtet ,voton te djathtet edhe keta vazhdojne pazaret nderveti ne deme te shoqerise,ne deme te ne te gjitheve.
Te gjithe u bane millionera me paret tons si majtas si djathtas sepse i njeti brume grabitcar Jane,mbrojne njenji tjetra in,mbrojne horrleqet e pales tjeter per te vazhduar vete ma zi,
Ne qofte se nuk dine kudo qeveri si me ia ba,le te thot,e populi do i mère punet ne dore!
Jemi nje shoqeri e kalbur, shume e kalbur. Nuk eshte folur asnjehere kaq shume per korupsionin sa tani. Protestat detyrojne politiken te Mari vendime te drejta, te gjithe ata njerez qe Dolen ne proteste per armet kimike , te ridalin prape ne proteste per semundjen qe nuk po na ndahet korupsionin, boll me akuza verbale. Prokuroret dhe gjyqtaret te zbatojne ligjin. Z. Llalla nuk e Ben dot kete lufte , eshte komplet qurashe dhe prandaj e kane vene aty.
Ne do vazhdojme te degjojme Vetem llafe, llafe, llafe
ME SALI BERISHEN JANE DISA DHJETRA ZYRTARE QE DUHEN ARRESTUAR PO A DEGJON EDI RAMA MBASI KETA POLITIKANET KANE EDHE LIDHJE TE FSHEHTA ME NJERI TJETRIN KESHTU QE ESHTE E VESHTIRE TE BESOSH PER ARRESTIME ZYRTARESH.
MJAFTOHEN DHE MBURREN ME TE VEGJEL..
Po Ilir Meten cdo ta beni o karagjoze, ai eshte koka e korupsionit, te vjen per te vjelle kur lexon njeriun me te perdorur Mero Baze kur jep leksione demokracie, ky Mero per shume vjet ishte pushka e Berishes, shpifi deri ne neveri per Ramen, tani eshte kthyer ne mbrojtes te tij, ne fakt I eshte bashkuar dhe zjarvenesi I Shqiperise dhe gazetari me medioker N Lesi. Rama bej kujdes nga keto hiena