Ke dëshirë për të jetuar,
në dy skaje shekullorë,
kur sheh sy të yllëzuar,
gjinj të ndritur qumështor.
Para syve të përmbyset,
kupë e ndritur qiellore,
kur sheh jetën si harliset,
nëpër kurmet vashërore.
Bukuria e përsosur,
gjendet veç te vashëria,
ndaj si dhimbje e pasosur
më sëmbon në shpirt rinia.
Shkon dhe çasti i tanishëm,
shkon e më nuk kthehet kurrë,
e në qoftë i magjishëm,
ta mban shpirtin në torturë.
Vjen një çast që as Veriun
s’tregon busulla në jetë,
dhe kujtimet për njeriun
bëhen vrasës të vërtetë.
Kur veniten vezullimet,
kur burimet krejt shterojnë,
sido që të jenë kujtimet,
ato vetëm të trishtojnë!
Në djall të vejë dashuria!…
Dashuria si dhelpër ka lojtur
me ditët e dua dhe ditët e mia,
në qëftë se dashurinë e mbajnë për të vojtur,
në djall të vejë dashuria!…
Dashuria si nëpërka i kafshon
ditët e tua dhe ditët e mia,
gjersa dashuria të helmon,
në djall të vejë dashuria!…
Dashuria logjikë e asrye s’pranon
na zhyt në humnerën që hap marrëzia,
gjersa dashuria na shkallon,
në djall të vejë dashuria!…
Dashuria s’ka klas e s’ka takt
sepse u bë nga magjia,
gjersa dashuria të jep dhe infarkt,
në djall të vejë dashuria!…
Dashuria nuk pyet për moral,
kush bën moral duket krejt i marrë,
të thonë të digjesh, po ndal!
Po ti nuk e ndalon e hidhesh në zjarr!…
***
U kreshpërua si lumë
ky shpirti im zemërak,
përse të heqim kaq shumë,
kur jetë kemi kaq pak?
Në jetë ç’është e vërteta
nuk jam kaq i sertë sa në letër,
se rob djallushes i mbeta
dhe s’pata veç saj asgjë tjetër!…

Z. DUKA, Nëse mundesh ndaje dashurinë e vërtetë me epshin, sepse sot nuk ka dashuri por pushteri.Në ketë kendvështrim mundohu ta korigjosh këtë poezi. Tung
Xha Suloja
Erdh poeti i erotikave,
qe trishtohet ndaj te ikurave!