Epidemiologu: Testimi i domosdoshëm, përse është armë në dorën e pacientit?

Ornela

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e koronavirusit.

Epidemiologu theksoi së testimet janë shumë të rëndësishme dhe se duhet të aplikohen për të mbrojtur qytetarët. “Qytetarit përderisa i thamë duhet të tregojë kujdes, të qëndrojë mbyllur, duhet t’i japim edhe armën që të luftojë, pra testin”, theksoi ai.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria është vendi më i ulët për testimet në Evropë.

“Në fillimet e veta të virusit le të themi që mungonin të dhënat. Duhet të kemi parasysh se marrja e një mase nuk do të thotë se ajo automatikisht funksionon. Nuk duhet vetëm të kesh masën, por duhet të kuptosh edhe sa është efekti”, u shpreh Alimehmeti.

Gjatë intervistës Alimehmeti u shpreh se tashmë jemi në një situatë ku antitrupat duhet të futen masivisht, pasi sipas tij hetimi gjen më pak raste se antitrupat.

“Gjithmonë hetimi gjen më pak raste se antitrupat. Është momenti që antitrupat të futen masivisht, shëndeti është një e drejtë e njeriut dhe jo thjesht një diskutim masash. Ligjet janë bërë për tu modifikuar sipas nevojës. Duhet t’i fusim sepse secili nga ne ka të drejtën të dije se si është sot. Shumë sëmundje infektive testohen në privat, por deklarohen. Këtu ne duhet të vendosim pacientin apo qytetarin në qendër të shërbimit shëndetësor. Qytetarit përderisa i thamë duhet të tregojë kujdes, të qëndrojë mbyllur, duhet t’i japim edhe armë që ky të luftojë, pra testin. Nëse zbuloj që jam pozitiv, automatikisht mbroj rrethin tim, shoqëror, familjar, koleg… Kjo është ndihmë”, u shpreh ai.

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Ja mjeku tamam, me integritet, me ide, profesionist. Dhe ka te drejte. Behen 300 teste ne dite kur te gjithe e dine qe ketu te infektuarit jane shume me shume (shumica asimptomatike mesaduket), dhe na japin lajme perdite se u shtuan u shtuan u shtuan…Nuk jane shtuar, jane thjesht te pa testuar.
    Jo si dyshja Kalo-Pipero qe ja fusin si kau peles. Kan 4 muaj dhe dine te thone vec lani duart, mos prekni fytyren, mos kruani bithen, mbani maska dhe rrini ne shpi.

  • Te testohesh per nje mashtrim si Covid-19, eshte thjesht mashtrim. Kjo nuk kerkon ndonje shkencetar rraketash qe ta kuptoj. E verteta perfundon aty ku fillon mashtrimi. C’do gje me pas nuk ka asnje vlere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *