Prit e prit ndryshime,
njerwzit e shkretë vdesin,
po ata që mbeten,
nga jeta çfarë presin?!
Tridhjet vjet me radhë,
mbetëm duke pritur,
sot e shohim veten,
komplet të grabitur!
Këtu-më të shumtit,
u bënë kripë deti,
njëlloj të grabitur,
nga çdo lloj pushteti!
Ka ndodhur përpara,
po ndodh dhe tani,
gjënë e njëmijë vetëve,
e vjedh një njeri!
Nëse babëzisë,
i jep firmë e vulë,
vjedh kaun me brirë,
jo një vezë-a pulë!
Po heqin picirin,
këtu fukarenjtë,
mbretërojnë kusarët,
edhe maskarenjtë!
S’është vështirë të gjesh,
pisen-apo pisin,
se të njëjtët njerëz,
këtu qeverisin!
Ata tre a katër,
që kurrë s’kanë ndryshuar,
gjithë levat e shtetit,
i kanë korruptuar!
Si gladiatorët,
mprehur mbajnë shpatat,
janë në betejë,
për të marrë gjykatat!
Po u bënë gjykatat,
ashtu si kanë qenë,
gjithë atë Reformë,
krejt më kot e bënë!
Jo se drejtësia,
tani ka ndryshuar,
po për një ndryshim,
ne kemi shpresuar!
Gjersa peshkaqenët,
janë në majë të shtetit,
më duken pa shpresë,
shpresat e miletit!
Pyes OFL-ja,
që vepron tani,
pse s’u çon këtyre,
letër porosi?!
Ilir Presidentit,
Salës-kryetarëve,
që nikoqirisën,
lekët e shqiptarëve!
Them:”Nikoqirisën”,
për delikatesë,
se ata për vete,
i hodhën në thes!
Sot na ka pllakosur,
varfëri e shkretë,
po nesër-pasnesër,
vallë si do jetë?!
Po është pandemia,
thotë zotëria juaj,
ne s’u bëmë të varfër,
nga këta tre muaj!
Po problemi është,
se kasta e vjetër,
nuk lejon të dali,
asnjë forcë tjetër!
Ndaj e njëjta racë,
do jetë përsëri,
ndaj më mirë në Ferr,
se në Shqipëri!
Po s’i hapëm rrugën,
frymës së të resë,
për nesër-pasnesër,
hiç mos kini shpresë!
A.DUKA

Ah mor bejtexhi, hipokrizia jote nuk ka kufi, jo se nuk ke te drejte me kusarine qe e ka mberthyer Shqiperine per gryke, po perse mor hileqar Ilirin dhe Saliun i ze me emer kurse shkaktarin kryesor, ate qe i leviz te gjitha fijet dhe levat Edvin Kristaq Ramen nuk e ze me emer? Ke frike? Ta ka lyer rroten mire? Si eshte puna? Mos bej si shejtan budalla tashti. Ti oficer ke qene, intelekti jot eshte krejt prane zeros, po keshtu e dhjet fare, edhe lopa e merr vesh qe je i shitur koke e kembe.
“Fajin e ka Saliu” hahaha. Nuk e Di a e ka marrë vesh Z. Duka se Saliu ka 7 vjet që ka ikur. Nuk ta nxjerr goja emrin e atij pas Saliut. Je bejtexhi me nivel të ulët. Është një Nexho në Shkpdër, mjaft i dobët. Ti je akoma më poshtë.
A more Shahist, qe nuk ia ke haberin poezise! Te njohesh lirikun brilant Arben Duka duhet te kesh tru dhe jo kasht e tallash ne koke. je per te ardhur keq…
O koqe gomari Loqetina, une tamam se ia kam haberin poezise, megjithese pune e padobishme, i quaj bejte keto karlliqet e Dukes. Loqetina tye le te te vije keq, mua nuk me rruhet cari.
Bardhi! Nexho Shabanin e njoh personalisht. Eshte njeri i nderuar. Bejtet i ben direkt duke folur ne mikrofon. Eshte dhunti e tij. Po kaq di te beje. Po te krahsosh Nexhon me lirikun Duka tregon shume gjera per ty. Nejse ti e di. Por te them se vjershat per problemet e dites te Dukes nuk jane poezia e tij lirike e mirfillte. Kaq gje duhet ta kesh kuptuar. Tere analistet e gazetaret ate qe e thone ne proze, Duka e thote me poezi. Ne librat e shumte qe ka botuar e gjen poezine e tij te mrekullueshme lirike. Sa i perket atyre 7 vjeteve qe flet per qofte largun e larguar nga pushteti ia ke futur kot. Saliu e ka cimentuar te keqen aq shume kur ishte ne pushtet, sa nuk ka shejtan ta çrrenjose. Ja shih reformen ne drejtesi, qe dhe pas 4 vjeteve reforme nuk po arrihet dot. Tere poshtersite ne kete vend i ka mbjelle me perkushtim e kujdes qe ti sherbenin dhe kur te mos kish pushtet. Ti je fans i tij e per kete nuk te ve faj. Keshtu te pelqen. Eshte zgjidhja jote.
O shahist, o kolere. Bythelepires i Ed Rames e Sal Karaxhicit, pse nuk e mbyll ate goje e te na lesh rehat.
Bythelepires i Edi Rames?!? E lexove komentin tim ti Guri i Naimit bythemut apo jo? Une tamam ate i them ketij bejtexhiut qe i epin bythen Edvinit. Ik o i currufjepsur ik e pirdhu e mo na caj derrasa kot.