Pesë raste me Covid në Korçë, merret vendimi për stafin e Bashkisë

Leda Hysa

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ditën e sotme se në vend u regjistruan 77 persona të infektuar me koronavirus, ku numrin më të lartë e mbante Tirana dhe Shkodra.

Por 5 raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar edhe në Korçë. Mësohet se në mesin e të infektuarve është edhe një punonjës i Bashkisë.

Rastet janë familjare dhe kanë të bëjnë me të moshuarën, e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre është punonjës i Drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki. Në këto kushte është karantinuar i gjithë stafi i kësaj drejtorie.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *