Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, vendos shtimin e prokurorëve në disa prej Njësive të Përbashkëta Hetimore Task-Force kryesore në Shqipëri.
Në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit, me urdhër të Llallës janë shtuar prokurorë në disa prej Njësive Task-Force kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, Durrësit, Vlorës, si edhe krijohet kjo njësi në prokurorinë e Elbasanit.
Sipas Prokurorisë, gjatë muajve të fundit është konstatuar rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës në Njësitë e Përbashkëta Hetimore dhe për këtë arsye, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor të punës së prokurorisë, kryeprokurori e vlerëson të domosdoshme forcimin e Njësitë e Përbashkëta Hetimore me kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore.
Ja pozicionet ku shtohen prokurorët
Në bazë të urdhrit të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm ditën e sotme caktohen në strukturat antikorrupsion në Prokurori, si më poshtë:
1. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar;
-Deniona Katro, e cila do të jetë e komanduar edhe drejtuese e njësisë
-Ramadan Troci
-Drejtuesi i mëparshëm kësaj njësie, prokuror Gentian Trenova, do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë kësaj njësie.
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 10 prokurorë
2. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Durrës Task-Force, shtohen dy prokurorë të komanduar;
-Dritan Gina
-Alma Kola
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 5 prokurorë
3. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Vlorë Task-Force, shtohet një prokuror i komanduar;
-Albert Kuliçi
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 3 prokurorë
4. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të strukturohet Njësia e Përbashkët Hetimore Task-Force. Krijimi i njësisë në Elbasan është deklaruar nga Prokurori i Përgjithshëm gjatë analizës vjetore për viitn 2013, e cila u zhvillua në muajin Shkurt 2014. Në këtë Njësi janë caktuar tre prokurorë:
-Enkelejda Millonai
-Bledar Mustafaraj
-Kreshnik Ajazi

HIDHI UJE SA TE DUASH PRAP E BARDHE….
DHALLE MOJ DHALLE
TI TE KANE VENE PER TE SJELL VERDALLE…
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra, të kreut të Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi( i cili do filloi pune ne presidence) dhe ne vend te tij u emreua Llesh Shtjefni.
Vetem spastrimi i neneve te Kushtetutes se Shqiperise, e deformuar nga Ali Baba Saliu per te mbrojtur veten dhe 40 hajdutet e kriminelet e tij, do ta shembe kupolen e betonuar me ligje despotike te shtetit shqiptar, ner ta edhe qenies se gjalle as mish as peshk me emrin Adriatik Llalla.
O Z.Llalla!
-Po aty ne Lazarat,ku kultivohet dhe shitet Kanabis Sativa,cfare eshte?
-Po kur nje fshat i tere,nuk lejon shtetin te hyje tek ai fshat,cfare eshte?
A mund te me sqarosh se, si quhet nje aktivitet i ndaluar me ligj dhe qe kryhet ne menyre “shembullore” nga nje fshat i tere,si ky i rastit ne Lazarat?
Po qe te luftohet korrupsioni duhet vullnet qe ti se ke dhe ske per ta pasur kurre o zoti kryeprokuror.
Le ti shtoje sa te doje se nje vere ne uje do beje Llala mavria!