Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra, të kreut të Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi. KLD ka vendosur me dyer të mbyllura kreun e ri të Gjykatës së Pukës, Bib Ndreca, i cili ushtronte detyrën në Gjykatën e Tropojës.
Mbledhja e KLD-së filloi pasditen e sotme dhe zgjati rreth tre orë, ku pati dhe debate mes antarëve. Debatet kanë qënë në lidhje me paketën e propozuar nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naco.
Kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, është përmëndur në një video në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për marrjen e një shumë parash kundrejt lirimit të disa të pandehurve.

KLD-ja paska shkarkuar nga detyra sh.lleshin qe nuk ishte kryetar ,tash e nje vit e gjysem!?!?!? Kjo KLD mavria eshte bere per estrade.
duhet sistemi gjerman i drejtesis ne shqiperi qe te luftohet korrupsioni
cdo institucion i drejtesis perfshire edhe prokuroria duhet te jene te pavarura dhe te pa ndikushme ne marrjen e vendimeve por,jo te pakontrollueshme nga institucione te tjera .
pra duhet te funksionoj ne formen e nje rrethi mbikqyrja dhe atehere do te zhduket korupsioni
keta jane bere te pa prekshem me kete sistem qe kan krijuar,kane krijuar sistem korruptiv ,dhe sistemi korruptiv pjell korrupsion