Shqipëria përmbyll këtë të dielë javën më “të nxehtë” të COVID-19, ku u shënuan më shumë viktima se çdo javë tjetër.
Në total janë regjistruar deri të shtunën 368 raste të reja dhe 9 viktima, nga të cilët dy vetëm dje.
Po ashtu gjatë kësaj jave numri i rasteve aktive ka shkuar në 139 kurse të shëruarit ishin 187.
Ministria e Shëndetësisë tha se po planifikon të hapë COVID-3 prej shtimit të rasteve të shtruara tek Infektivi.
Aty do të dërgohen pacientët me gjendje më pak të përkeqësuar, sipas saj.
j.l./ dita

Shqiperia (e cila, “prej qeverisjes, ka nje performance 10 here me te mire se Italia dhe 50 here me te mire se Gjermania”) u rendit sot ne listen e vendeve me rrezik te larte persa i perket coronavirusit.
Nderkohe qe miliarda kineze dhe miliona ballakanas, do hyjne lirisht ne vendet e BE-se, shqiptaret do vazhdojne te presin ne kufijte e Evropes.
Ja pra miqte e mi, se si diskriminohemi ne si popull, vetem pse kryeministrit italian dhe kancelares gjermane iu erren syte nga xhelozia per kryeministrin tone.