Covid-19 iu merr jetën edhe dy personave në 24 orët e fundit, konfirmohen 72 raste të reja

J L

Vijon që të rëndohet bilanci nga koronavirusi në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima të tjera, një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 55.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Dy personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishin të konfirmuar me Covid-19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë që vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Por lajmi i keq është se numri i të infektuarve vijon që të jetë i lartë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë. Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments
  • Shqiperia (e cila, “prej qeverisjes, ka nje performance 10 here me te mire se Italia dhe 50 here me te mire se Gjermania”) u rendit sot ne listen e vendeve me rrezik te larte persa i perket coronavirusit.

    Nderkohe qe miliarda kineze dhe miliona ballakanas, do hyjne lirisht ne vendet e BE-se, shqiptaret do vazhdojne te presin ne kufijte e Evropes.

    Ja pra miqte e mi, se si diskriminohemi ne si popull, vetem pse kryeministrit italian dhe kancelares gjermane iu erren syte nga xhelozia per kryeministrin tone.

    • Endri , duket se je nga ata qytetaret dixhitale te doktor mortjes , sepse edhe sot u dha ne televizionet tona , perqindja per fryme e te infektuarve dhe e viktimave dhe rezultonin dy fish me e larte per Serbine , krahasuar me ne , por Europa teper “dashamirese” per shqiptaret , e pa te arsyeshme t`ua hape deren serbeve , por jo neve ! Ja ke shkruar Saliut kete , se s`na ka thene gje ?!

    • Në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima të tjera, një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 55.

    • Qeveria e fsheh oshen e viktimave sepse ka frike nga turkoshaket si zotrote !

  • Po jo mor zot , nuk ka mundesi me ken shkodran ai qi thoni ju . Shkodrant nuk e cajn b**n nga koronaviruesi , (apo karavirusi si tha ajo zonja) , se jane malsore dhe jane te forte . Shkodrant e pare , ishin qytetas te qullte dhe kan emigru e ik prej Shkodret , n`vend tyne kena ardh na qi kina zdryp prej malit e qi s`pysim per gja . Ne se do smurej ndonji , kishte me kene e para znj.Voltana , por ajo asht shnosh e mir si molla , a s`e keni pa ? A nuk na i kan than shume shkodrane ket gja , bile a qarte ai qi thon se asht budall , ai pra ,”humoristi” i Zefit ? Pranaj ju sugjerojm ta rishihni dhe nji here , ta korrigjoj qeveria e te mos bani gafa te tilla ma her tjeter !

  • Shenim: Ne ato zona ku ka me shume COVID-19 Jane
    pikerisht zonat ku Saliu ka ndimimin me the madh dhe
    keta fanatike te cmendur ndjekin keshillat e tij. Po te do-
    ni mos e besoni ………!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *