Akademia e Shkencave zgjedh 12 anëtarët e rinj, ja cilët fituan titullin e akademikut

J L

Akademia e Shkencave ka zgjedhur 12 anëtarët e rinj, të cilët pas votimit fituan edhe titullin e akademikut.

Tashmë në përbërje të Akademisë janë shtuar edhe emra të njohur si Adrian Civici dhe Mimoza Hafizi që fituan titullin akademik i asociuar, Pëllumb Xhufi dhe Genc Sulçebe, akademikë.

Të zgjedhurit do të jenë anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave ndërkohë 2 prej tyre do jenë anëtarë të jashtëm, Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu.

Njoftimi nga Akademia e Shkencave:

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.

Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit.

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:

  1. Arjan Durrësi;
  2. Ilirian Malollari.

Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:

  1. Genc Sulçebe;
  2. Ilia Mikerezi;
  3. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

  1. Adrian Civici;
  2. Artan Boriçi;
  3. Kristina Jorgaqi;
  4. Mimoza Hafizi;
  5. Rajmonda Bualoti.

Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

  1. Ardian Ndreca;
  2. Ardian Vehbiu.

 

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • ene vehbi trungu ,
    rropsia Vehabiste i mungonte Akademise
    qe s’ka lon fyerje pa bo kunder Figures se Heroit Kombetare Skenderbeut pa bo .

    Ptuu ju dhjessha Akademine .
    Po thuj ajo rrace muzllumutash ashtu do funxionoj si ne turqi
    Vehbi rropsia o vegeel e grekut a serbit dhe e kan rra aty me degjeru Akademine
    do ja nigjoni bemat mutit akademik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *