Projekti për përfshirjen sociale e formimin profesional

redaktor

“Klasifikimi si kategori në nevojë i largon edhe nga tregu i punës”, është ky konkluzioni i nxjerrë nga studimi i kryer prej Agjencisë Austriake në tre rrethe të vendit, Elbasani, Lezha e Fieri lidhur me mundësitë e punësimit të kësaj kategorie. Gjetjet e studimit tregojnë se : “Grupet në rrezik përjashtimi nga tregu i punës në Shqipëri përfshijnë të varfrit absolutë, individët pa arsim ose me arsim fillor, të papunët, të vetëpunësuarit në bujqësi ose të punësuarit në fermat familjare, ata pa tokë ose thuajse pa tokë nga zonat rurale, gratë në nevojë, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian dhe personat me aftësi të kufizuara”. Por, krahas pamundësisë për të siguruar një vend pune, edhe përfshirja e tyre në kurset e formimit profesional është tepër e ulët. Në studim specifikohet se nga vitet 2008-2011, këto kurse i kanë ndjekur vetëm 5 e romëve dhe 1 për qind e personave me aftësi të kufizuar, teksa më pas asnjë prej tyre nuk ka vazhduar arsimin e mesëm. Rezultatet e këtij projekti nënvizojnë nevojën për ndryshim nga qasja e përgjithësuar për identifikimin e grupeve vulnerabël, drejt analizës së ndjeshme gjinore të pengesave dhe faktorëve mbështetës për përfshirjen sociale, e shoqëruar me hartimin, llogaritjen dhe financimin e masave përkatëse për përfshirje sociale. Statistikat nga tri rajonet ku është realizuar projekti tregojnë se në Qarkun e Elbasanit, rreth 21 për qind dhe 19 për qind e familjeve respektivisht në Librazhd dhe Gramsh marrin ndihmë ekonomike, më shumë se dyfishi i mesatares së qarkut. Në rajonin e Lezhës numri më i madh i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike është në Mirditë. Rreth 48 për qind e familjeve rome në rrethin e Kurbinit janë përfitues të ndihmës ekonomike. Më tej në qarkun e Fierit, romët përfaqësojnë grupin më të rrezikuar, ku respektivisht rreth 17 për qind dhe 24 për qind të familjeve në Fier dhe Lushnje jetojnë me ndihmë ekonomike. Një tjetër gjetje e studimit është edhe fakti se për zonat rurale tregojnë se  femrat janë më shumë të kufizuara  nga ana ekonomike në këto zona, çka sjell nevojën e marrjes së masave emergjente për ti integruar ato në tregun e punës. Ne takim u theksua rëndësia e forcimit të bazës së të dhënave në nivel lokal nëpërmjet mbledhjes dhe analizimit të tyre sipas kategorive. Pasja dhe përdorimi i të dhënave të kategorizuara për analizën, planifikimin, buxhetimin dhe monitorimin është një nga parakushtet për përfshirjen sociale të këtyre kategorive. Përballë kësaj situate përfaqësuesit e qeverisë të pranishëm në prezantimin e këtyre të dhënave treguan se janë të gatshëm të rishikojnë strategjitë e punësimit për këto kategori dhe arsimin e tyre profesional. “Vetëm 12 për qind e vajzave marrin pjesë në shkollat profesionale, ndërkohë që punëkërkuesit janë gra dhe vajza, çka do të thotë se ka një asimetri shumë të theksuar në shërbimet e punësimit dhe të formimit që neve japim. Po të shikojmë kategoritë dhe grandet ekonomik dhe arsimor, kategoritë e punëkërkuesve formimi që ne japim në një nivel më të lartë se ato që kanë nevojë se kategoritë e papunësuara. E kemi shumë të shprehur kategorinë e personave që janë me arsim më pak se pak 8 -vjeçar”, ka bërë të ditur zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Gentiana Sula.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *