Opozita e Bashkuar: Drafti për ‘Zgjedhoren’ të miratohet sa më parë, qeveria të heqë dorë nga manovrat dhe provokimet

Leda Hysa

Drafti përfundimtar për reformën zgjedhore u depozitua sot në Kuvend, ndërsa opozita e bashkuar kërkon miratimin sa më parë.

Në një deklaratë, opozita e bashkuar i kërkon qeverisë që t’i përmbahet angazhimit për miratimin e reformës zgjedhore pa asnjë ndryshim.

Sipas opozitës, zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik.

“Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve“, thuhet në deklaratën e opozitës.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Edhe po miratoje Mazhoranca ato qe ju thoni vulen do tua vere populli.Keni nje mundesi mbasi Rama po punon keq. Jo tani por qe nga 2017 po ju favorizon, ne planin politike, me gabime ne qeverisje qe skishte pse ti bente .Kete e ka kuptuar elektorati socjaliste .Do zoti ju dhente mendje socjalistve e te hyne ne zgjedhje e 2021 pa Ramen .Kjo situate do tua veshtersoje qe ju hajdutet e kriminelet te mos merrni pushtet. Aaaaaaaaaa po ua dha Amerika puna ndryshon .

  • Keta plehrat qe dolen nga parlamenti te gjejne gjuhen me politikanen hajdare,dhe me murriz fshatarin qe eshte bere i famshem e na del ne cdo tv e flet me duar e me gjeste si ndonje i famshem…
    E more pali miska,po qe gjalle shikoje se ti ishe me i zgjuar se ky

  • Ne fakt, duke e analizuar situaten politike ne Shqiperi, sipas standardeve demokratike amerikane, Partia Socialiste i ka te gjitha shanset per te fituar nje mandat te trete qeverises pa Edi Ramen, i cili eshte konsumuar dhe ka tradhtuar elektoratin me marreveshjen e fundit te fshehte me klanin e rrezikshem Berisha-Meta, duke iu dorezuar Pushtetin Gjyqesor. Marreveshja e fshehte e Edi Rames e ka kthyer Shqiperine ne vitin e mbrapshte 1997. Per mendimin tim, qofsha i gabuar, Rama ose do ta dorezoje paqesisht postin e Kryeministrit ne duart e Opozites se Rruges + anetare te perzgjedhur te Opoztes ne Parlament, ose do te kete nje fund te tmerrshem.

    Nese Edi Rama do te gjykoje si patriot dhe demokrat, duhet ta pergatise anetaresine dhe simpatizuesit e Partise Socialiste te dale ne zgjedhje me nje Kryetar te ri te Partise, pretendent per Kryeminster. Une jam i sigurt se Kryeministri i ri socialist do ta coje stafeten e rindertimit te vendit sipas piketave te vendosura me kolegjialitet dhe mirekuptimin e te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te Partise Socialiste.

  • Cfaredo drafti qe te miratohet nje gje eshte e sigurte, sharebajgat e leshitlikes Kejdi dhemcakallja, Erisa hundpinokja, Floida surratufoja, Edhjet barkderr brahimkari, Nora bythderrja nuk do jene me ne parlamentin e ardhshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *