Dielli në 1 orë! NASA nxjerr videon mahnitëse

Leda Hysa

NASA publikoi videon mahnitëse të një cikli të plotë diellor të përmbledhur shkurt, duke përdorur xhirimet e marra prej yllit tonë çdo një orë përgjatë një dekade.

Observatori i dinamikave diellore i NASA-s ka bërë bashkë 425 milion imazhe me rezolucion të lartë të diellit, që nga fillesat e tij shkurtin e 2010-tës e deri në qershor të këtij viti. 20 milionë gigabajt të dhëna përmes fotove të shkrepura gjatë një dekade në “zbulime të reja të panumërta” në lidhje me diellin.

NASA i sistemoi ato në një video 61-minutëshe që tregon ngjarje të cilat përfshijnë edhe shpërthimet diellore. Filmi tregon ndryshimet kryesore që dielli pëson gjatë një cikli të plotë të tijin, një periudhë thuajse 11-vjeçare gjatë të cilës polet e tij ndryshojnë dhe pikasen njollat diellore, që janë rezultat i veprimit të gazeve me fushën magnetike. Ky mision i vëzhgimit të diellit pritet të zgjasë deri në 2030-tën.

 


l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Mjaft interesant! Po ta shikosh me verejtje per disa minuta, qe do te thote se kalojne 1-2 vjet tokesore, polet e diellit levizin ne forme rrethore. Dallohet se si aksi i tij imagjinar veri-jug leviz sa majtas-djathtas. Nje trup tjeter diku rrotullues ndikon ne kete.

    • ximo duhe të bësh një llogari tjetër para se të thuash”Nje trup tjeter diku rrotullues ndikon ne kete.”!
      këto foto janë marrë nga një pikë që nuk është në përsosmëri e palëvizëshme, në fotografim,në lidhje me djellin!!
      sado perfekte të jetë prapë fotografitë kanë çvendosje!!
      pastaj mos harro se rreth djellit rrotullohen dhe planetet me satelitët e tyre,përfshi dhe një masë të pafundme asteroidësh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *