Shaban Murati
Nganjëherë lojërat diplomatike të fuqive të mëdha ngjasojnë me kapriçio fëminore, ku shfaqja është më e rëndësishme se thelbi. Këtë përshtypje lë nxitimi i Francës dhe i BE që të organizojnë në muajin korrik një samit të ri midis Serbisë dhe Kosovës, të cilin e shpallën menjëherë sapo u ndërpre samiti i dialogut Serbi-Kosovë në Shtëpinë e Bardhë, i caktuar në 27 qershor dhe që nuk u zhvillua për shkak të ndërhyrjes së prokurorit të gjykatës speciale me komunikatën e tij politike me akuza për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nëntë drejtues të UÇK. Nuk kuptohet përse Moska dhe Brukseli u gëzuan aq shumë që nuk u zhvillua takimi në Shtëpinë e Bardhë. Rusia u përpoq ta fshihte entuziazmin e saj sikur e kishte hallin pse Shtëpia e Bardhë po i merrte BE-së rolin udhëheqës në bisedimet, dhe gazeta ruse “Komersant” shkruante në 29 qershor me titullin e bujshëm “Kosova kthehet në Europë”.
Duhet ta themi qysh në fillim se samiti Serbi-Kosovë, që do të organizohet në Paris nga presidenti i Francës Makron është paraprakisht i pasuksesshëm, dhe as ka karta të reja dhe as shanse të reja. As mund të mendohet se ai do të tejkalojë samitin e ndërprerë Serbi-Kosovë të Shtëpisë së Bardhë.
Së pari, çfarë ka ndryshuar nga 27 qershori i takimit të Shtëpisë së Bardhë tek samiti i ri korrikut i Parisit? Asgjë nuk ka ndryshuar, që t’i japë Parisit ndonjë kartë magjike çudibërëse. Presidenti i Kosovës ka njëlloj një akuzë për krime kundër njerëzimit dhe kryeministri i Kosovës ka deklaruar së është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Serbinë. Kryesorja, që nuk duhet harruar, është se samiti i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë nuk është fshirë, por është shtyrë. Nuk besoj se ka diplomat naiv që të besojë se SHBA kanë hequr dorë nga roli i tyre vendimtar për zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë. Shtëpia e Bardhë e bëri njoftimin se ajo do të caktojë një datë tjetër për organizimin në SHBA të samitit midis Serbisë dhe Kosovës.
Natyrisht interesimi është dhe koha është pjekur për një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet njohjes reciproke midis Serbisë dhe Kosovës. Në këtë sens çdo logjikë diplomatike, politike dhe gjeopolitike mbështet atë shtet, forum dhe forcë, e cila është në gjendje dhe ka instrumentet për të detyruar Serbinë dhe Kosovën të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe të njohjes midis tyre. Përvoja e krizave të mëparshme ballkanike me luftërat tragjike të Serbisë kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës dëshmon se qenë vetëm Shtetet e Bashkuara që këputën me shpatën e forcës nyjen gordiane të luftërave kriminale dhe të masakrave serbe kundër popujve të Bosnjës dhe të Kosovës.
Tani kemi nevojën e tretë dhe rastin e tretë të zgjidhjes së konfliktit të ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës, konflikt i krijuar nga Serbia, e cila ashtu si u soll ndaj shteteve të tjera, që dolën nga ish-Jugosllavia, nuk pranon që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kanë kaluar 11 vjet nga pavarësimi i Kosovës, një kohë shumë e gjatë, që imponon marrjen e nismës së shpejtuar dhe të rolit drejtues të zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë nga SHBA. Ndaj dalja në plan të parë e diplomacisë dhe e shtetit amerikan duhet parë si një zhvillim pozitiv dhe efikas në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës me njohjen midis tyre.
Është naive të diskutohet gjeografia apo reliefi në një konflikt të tillë, sepse ndonëse Serbia dhe Kosova janë shtete në Europë, konflikti midis tyre nuk zgjidhet dot as nga gjeografia dhe as nga reliefi europian, por nga fuqia.
Le ta fillojmë me BE. Ajo i pati mundësitë gjatë tetë viteve nga 2011 deri ne 2018, që ndërmjetësoi dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, por nuk qe e aftë që të çonte në një zgjidhje të konfliktit. Nuk qe e aftë, sepse ajo nuk aplikoi një strategji të drejtë bisedimesh dhe të zgjidhjes së konfliktit, por në mënyrë të gabuar u përpoq më shumë të lehtësonte rrugën e Serbisë për në BE, se sa normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë. BE nuk qe në gjendje, madje nuk bëri as edhe një tentativë, që të bindte pesë shtetet anëtare, që nuk e njohin Kosovën për të ndërmarrë hapin e vonuar të pranimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Pesë shtetet e BE nuk e njohën Kosovën as pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në korrik të vitit 2010 për ligjshmërinë dhe drejtësinë e aktit të shpalljes së pavarësisë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB. Për më tepër BE ndoqi doktrinën e gabuar të “simetrisë së fajit”, ku për konfliktet në ish-Jugosllavi i vuri në një plan edhe Serbinë, edhe shtetet viktima të agresioneve serbe, përfshirë edhe Kosovën. Hiperbolizimi diplomatik dhe propagandistik, që BE i bëri çështjes së taksës së Kosovës për mallrat serbe, është një faqe e turpshme e diplomacisë europiane për t’i dhënë alibinë e krimit të Serbisë. Tani kemi një faqe tjetër të turpshme, ku përfshihet prokuroria speciale, e cila është në fund të mandatit bashkë me gjykatën speciale, që skadon në 2020, kujtohet të kalojë nga “simetria e fajit” tek absurditeti i fajit dhe i krimit tek ata, që luftuan dhe përballuan agresionin dhe gjenocidin serb. BE bëri një gabim të madh që edhe shefin e politikës së jashtme, edhe përfaqësuesin e saj të posaçëm për dialogun Serbi-Kosovë, zgjodhi dy diplomatë nga shtete, që nuk e njohin Kosovën. Sllovaku Lajçak mund të ketë curriculum të pasur që nga shkolla e lartë MGIMO e MPJ të Rusisë e deri tek posti i ministrit të jashtëm të vendit të tij, por ai nuk e njeh Kosovën, dhe kjo e bën atë një ndërmjetësues të papërshtatshëm diplomatik.
Po kështu mund të thuhet për Francën, që ka dalë me nismën e re për të organizuar samitin e korrikut 2020. Së pari, duhet të kihet parasysh që Franca dështoi një vit më parë për të organizuar samitin e saj Serbi- Kosovë në Paris në 1 korrik 2019, që u njoftua dhe nuk u zhvillua. Së dyti, Parisi e ka komprometuar misionin e saj të ndërmjetësit, sepse në “Strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor” të shpallur nga presidenti në 30 prill 2019, ka vendosur Serbinë në qendër. Në Beograd ka hapur edhe “Zyrën rajonale franceze të Ballkanit Perëndimor” dhe presidenti francez Makron e shpalli Serbinë shtetin udhëheqës të rajonit gjatë vizitës së tij në Beograd në 15 korrik të vitit të kaluar. Franca u bashkua me Rusinë dhe me Beogradin në idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës dhe presidenti Makron e përkrahu zyrtarisht shkëmbimin e territoreve në tetor 2018 në takimin e tij në Erevan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Franca është shteti kryesor që ka bllokuar liberalizimin e vizave me Kosovën nga BE, në kohën që të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor gëzojnë regjim të liberalizuar. Pra Franca e ka të pamundur të arrijë një rezultat konkret dhe real në samitin e ardhshëm të organizuar prej saj. Duhet të theksojmë që BE dhe Franca jo se nuk duan, por se nuk mundin që ta zgjidhin konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës.
Përsa i përket Rusisë, Moska nuk don kurrsesi që të zgjidhet konflikti Serbi-Kosovë. Ndaj ajo në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë dërgoi ministrin e jashtëm në Beograd në 18 qershor dhe thirri në Kremlin presidentin serb në 23 qershor për t’i imponuar një vijë obstruksioniste për takimin e Shtëpisë së Bardhë. Moska ishte e alarmuar se Serbia mund të detyrohej që të pranonte në Uashington njohjen e Kosovës,frikë që e shpreh hapur profesoresha e Institutit MGIMO të MPJ të Rusisë, Elena Ponomarjova, e cila në organin shtetëror rus “Russiatoday” deklaronte në 27 qershor se “situata ka qenë e tensionuar dhe gjithë trembeshin se mos Beogradi do të njohë Republikën e Kosovës. Ndërprerja e bisedimeve të Uashingtonit nuk e lejon situatën të shkojë në atë drejtim”. Moska nuk e don dhe ndaj po e saboton me të gjitha mjetet arritjen e një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke. Një marrëveshje e tillë do t’i hiqte Rusisë instrumentin e vetëm të presionit dhe të diktatit diplomatik mbi Serbinë.
Në situatën ere të krijuar është e qartë se çështja e konfliktit midis Serbisë edhe Kosovës dhe nevoja e zgjidhjes së tij ka hyrë në një fazë të re të angazhimit diplomatik ndërkombëtar. Zhvillimet e fundit evidentojnë akoma më qartë se rolin kryesor vendimmarrës duhet ta luajnë SHBA, të cilët kanë jo vetëm instrumentet e fuqisë për të detyruar të dy shtetet biseduese të arrijnë një marrëveshje përfundimtare normalizimi me njohje reciproke, për edhe që mund të neutralizojnë dobësitë dhe interferencat e ndryshme penguese, që vijnë nga Brukseli dhe nga Moska.
E thënë qartë, përvoja diplomatike dhe historike mëson se as Parisi dhe as Moska nuk mund ta zëvendësojnë dot Uashingtonin, i cili mbetet shpresa dhe rruga e vetme e rregullimit afatgjatë dhe pozitiv të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës dhe të stabilizimit përfundimtar të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
***Botuar në DITA. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Eshte shume e rendesishme qe ne Dialog te pershihet edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Eshte i vetmi institucion zyrtar qe ka ekspertizen e duhur dhe kujtesen institcuionale per kete ceshtje. Keshilltaret e Presidentave shkojne e vijne dhe kane prioritet agjendat politike te shefave te tyre. Ndersa Administrata e DASH ka ne fokus interesat afatgjata te SHBA-ve dhe keshtu aplikon politika me te matura.
Shume e sakte analiza. Asnje presje nuj i hiqet, po nuk zeme mend ne shqipot.
Nuk na the pse ShBA mund te beje presion dhe pse nuk e ka bere kete presion deri tani?!!! Po pese vendeve europiane pse nuk I ka bere presion ta njohin Kosoven?
Sigurisht realiteti i konkurences midis ShBA dhe Rusise eshte i pranishem edhe ne Ballkan. Sigurisht situata brenda BE eshte teper konfuze dhe me shume carje. Por situata ne ShBA eshte akoma me e ngateruar dhe sidomos falimentimi i politikes se jashtme i administrates Trump eshte i njohur per te gjithe sa nuk ka ceshtje te brendeshme apo te jashtme qe mos kerkoje justifikimin tek armiku i jashtem, kinez apo rus..Shtypi perendimor eshte i mbushur me analiza serioze nga specialiste te njohur nderkombetar e qe nuk druhen te xhveshin lakuriq si Rusine e Kinen ashtu dhe ShBA e BE, e te tjere akoma, pa bere propagande me sllogane servile..
Shaba ka gjet tani kishen ku te falet! Tek Trumpi!… Mendje e holle! Me keto pelivanlleqe kujton Shaba se do e fitoj ceshtjen Kosova! Per te ardhur keq!
Me vjen keq pambarimisht shume per zotin Shabani edhe pse eshte analist kalibri bie ne keto ujra..
.
Me ngjan si ato komentatore (analiste) sportive qe e dine se ndeshja eshte e shitur para fillimit dhe hiqen si engjellore..komentojne me “profesionalizem” ndeshjen deri ne fund..
.
Sido qe te jene punet thenia kercenuese e ca dipllomateve dhe zyrtareve amerikane para ca muajsh;
HIQNI TAKSEN E KOSOVES SE I HOQEM BAZAT AMERIKANE NGA KOSOVA
e hedh poshte kete artikull te Shabanit…
.
Pra nuk eshte vetem avancimi Rus ne Ballkan apo ndyresia e Makroneve te Europes me Shqiperine etnike por eshte terheqja me dashje dhe e planifikuar e Trampit te Amerikes nga Kosova-Shqiperia-Ballkani-Europa dhe ky boshllek po mbushet nga te interesuarit..
.
Besoj se europerendimoret (porno) nuk po bejne gafem me te madhe me Kosoven sot qe e cliruan dhe po e shesin “free”.
.
Ishte akt kriminal i ambasadoreve euro-atllantikas kur pas grushtit paramilitar te shtetit ne 14 shtator 1998 shkojne ne Kupolen e Qeverise se asaj kohe per te mos arrestuar Serberishen e tyre..
.
E c’kuptim ka te mbroje Shabani Shqiperine dhe Kosoven nga Rusi-Kinezi-Serbi etj kur jemi e pushtuar nga falangat e Sali Biberishes para se cilit jo vetem Rama ( i ndyre) por dhe shoqeria civile dhe populli i thjeshte jane plotesisht te shplare nga trute bashke me Shaben qe me pare duhet te diskutoje pse po terhiqet Trampamerika nga Kosova pastaj te na thote kush po e mbush vakumin…sipas marreveshjejeve te rradhes
qe brezat pas 50 viteve do kuptojme
pse Amerika per here te trete dhe te fundit
u terhoq nga Shqiperia.
.sepse ajo njeh interesa
dhe jo miqsite e Shabes..
Kjo analizë, e cila vendos në një rrafsh aktorët dhe faktorët, kalon në “sitë miellin gjeopolitik”, e nuk le hapësirë për diskutime të tjera, sa i takon orientimit dhe zgjidhjes së problemit.
Me pak fjalë, është Kontributi i radhës, të cilin Ambasadori ynë i shquar e sjell si ekspertizë të gatshme për shqiptarët në të gjithë rajonin, e jo vetëm për Kosovën.
Përgëzime dhe Mirënjohje, Prof. Murati!
Shaban Murati:
JUSTIFIKIMI ENVERIST I KRIMEVE TE HASHIM THACIT E SHTYN KOSOVEN NE BALTOVINEN KU E KA FUTUR AI VETE ME KOHE
sepse:
Ashtu si patriotizmi fals i Enverit qe nuk i solli asgje te mire Shqypnise, por vetem tollona dhe bunkere, keshtu edhe patriotizmi fals enverist qe po aplikohet nga ju dhe te tjere per Hashim Thacin nuk do tí sjelle asgje te mire Kosoves ne rrugen e saj te veshtire drejt njohjes nderkombetare dhe integrimit ne strukturat e Botes Demokratike, ku krimet kunder njerezimit jane krime edhe kunder demokracise dhe lirise. Kjo e vertete absolute u kuptua shuke kohe me pare edhe nga BRSS pasi Hrushcovi ne 1956 doli kunder Kultit te Individit te Stalinit, megjithese ai konsiderohej si nje Udheheqes Legjendar i pazevendesueshm qe fitoi Luften e Dyte Boteore dhe mboshtiu fashizmin me Luften Patriotike, por vete sovjetiket reformatore nxoren nga kasafortat e KGB-se krimet monstruoze te Stalinit qe ishin kryer perpara Luftes dhe qe sipas dokumentave kapinin shifrat llahtar, Stalini kishte urdheruar me doren e tij vrasjen apo likuidimin e mbi 30 milione njerezve te pafajshem te ekzekutuar ose te detyruar te vdesin nga uria duke i damkosur si tradhetare apo kulake, njashtu sic i targetoi si Hashim Thaci viktimat e tij qe jane me thene te drejten shume teme vogla ne numer se viktimat e Stalinit ne Rusi dhe Ukraine gjate industrializmit socialist te vendit, apo te pakrahasuara me “simetri”alla shqyptarce me krimet e Millosheviqit ne Kosove,
por:
ME MOHIMIN E KRIMEVE TE HASHIM THACIT, KOSOVES NUK I HAPET RRUGA PER NJOHJE NGA BOTA DEMOKRATIKE DHE ANTARSIM NE BE
Gorbacoi kur erdhi ne pushtet shpalli perestroyken e tij historike dhe beri publike krimet e Stalinit, nje nga keto krime monstruoze ishte masakra e Katyn-it, kur ekzekutoi per disa ore mbi 22 mije intelektuale polake qe protestonin kunder ndarjes se Polonise nga mareveshja Molotov-Ribbentrop dhe ishte po Stalini qe fshehu krimin e tij duke ja hedhur fajin Hitlerit dhe Gjermanise Fashiste, ky krim makaber nderkombetar mbeti i fshehur ne kasafortat e KGB-se dersa Gorbacovi ne vitin 1989 pranoi fajin e masakres se Katy-it dhe deshperbleu familjet e viktimave.
PSE SHQYPTARET DUHET TE JENE NDRYSHE NGA BOTA?
Kjo eshte pyetja qe duhet t’ja bejme vetes ne, shqyptaret ne Shqypni dhe Kosove Klases Politike, sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, nuk eshte ndarja e SHBA me Mosken dhe Parisin si pale nderluftuese antagoniste qe luftojne te ndajne Kosoves, por kur ne, shqyptaret e Shqypnise do te denojme dhe ndeshkojem realisht, pa demagogji dhe propagande fallco vrasjet gjakatare te Enverit me Nexhmijen, qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe qe falimentuan ekonomine me tollona dhe bunkere dhe qe ngjajne si dy pika uji me krimet e Hashim Thacit, te cila i kane lene shqyptaret si nje fis patriot, pa breke ne bythe, prej Afrike Zulu, gazeta DITA publikoi sot pamjet e eksodit llahtar te shqyptareve ne vitet 90-te si nje deshmi e kesaj qe thote she shkruan intelektuali.
Shaban Murati:
JUSTIFIKIMI ENVERIST I KRIMEVE TE HASHIM THACIT E SHTYN KOSOVEN NE BALTOVINEN KU E KA FUTUR AI VETE ME KOHE
sepse:
Ashtu si patriotizmi fals i Enverit qe nuk i solli asgje te mire Shqypnise, por vetem tollona dhe bunkere, keshtu edhe patriotizmi fals enverist qe po aplikohet nga ju dhe te tjere per Hashim Thacin nuk do tí sjelle asgje te mire Kosoves ne rrugen e saj te veshtire drejt njohjes nderkombetare dhe integrimit ne strukturat e Botes Demokratike, ku krimet kunder njerezimit jane krime edhe kunder demokracise dhe lirise. Kjo e vertete absolute u kuptua shuke kohe me pare edhe nga BRSS pasi Hrushcovi ne 1956 doli kunder Kultit te Individit te Stalinit, megjithese ai konsiderohej si nje Udheheqes Legjendar i pazevendesueshm qe fitoi Luften e Dyte Boteore dhe mboshtiu fashizmin me Luften Patriotike, por vete sovjetiket reformatore nxoren nga kasafortat e KGB-se krimet monstruoze te Stalinit qe ishin kryer perpara Luftes dhe qe sipas dokumentave kapinin shifrat llahtar, Stalini kishte urdheruar me doren e tij vrasjen apo likuidimin e mbi 30 milione njerezve te pafajshem te ekzekutuar ose te detyruar te vdesin nga uria duke i damkosur si tradhetare apo kulake, njashtu sic i targetoi si Hashim Thaci viktimat e tij qe jane me thene te drejten shume teme vogla ne numer se viktimat e Stalinit ne Rusi dhe Ukraine gjate industrializmit socialist te vendit, apo te pakrahasuara me “simetri” alla shqyptarce me krimet e Millosheviqit ne Kosove,
por:
ME MOHIMIN E KRIMEVE TE HASHIM THACIT, KOSOVES NUK I HAPET RRUGA PER NJOHJE NGA BOTA DEMOKRATIKE DHE ANTARSIM NE BE
Gorbacoi kur erdhi ne pushtet shpalli perestroyken e tij historike dhe beri publike krimet e Stalinit, nje nga keto krime monstruoze ishte masakra e Katyn-it, kur ekzekutoi per disa ore mbi 22 mije intelektuale polake qe protestonin kunder ndarjes se Polonise nga mareveshja Molotov-Ribbentrop dhe ishte po Stalini qe fshehu krimin e tij duke ja hedhur fajin Hitlerit dhe Gjermanise Fashiste, ky krim makaber nderkombetar mbeti i fshehur ne kasafortat e KGB-se dersa Gorbacovi ne vitin 1989 pranoi fajin e masakres se Katyn-it dhe deshperbleu familjet e viktimave.
PSE SHQYPTARET DUHET TE JENE NDRYSHE NGA BOTA?
Kjo eshte pyetja qe duhet t’ja bejme vetes ne, shqyptaret ne Shqypni dhe Kosove Klases Politike, sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, nuk eshte ndarja e SHBA me Mosken dhe Parisin si pale nderluftuese antagoniste qe luftojne te ndajne Kosoves, por kur ne, shqyptaret e Shqypnise do te denojme dhe ndeshkojem realisht, pa demagogji dhe propagande fallco vrasjet gjakatare te Enverit me Nexhmijen, qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe qe falimentuan ekonomine me tollona dhe bunkere dhe qe ngjajne si dy pika uji me krimet e Hashim Thacit, te cila i kane lene shqyptaret si nje fis patriot, pa breke ne bythe, prej Afrike Zulu, gazeta DITA publikoi sot pamjet e eksodit llahtar te shqyptareve ne vitet 90-te si nje deshmi e kesaj qe thote she shkruan intelektuali.
Shaban Murati:
JUSTIFIKIMI ENVERIST I KRIMEVE TE HASHIM THACIT E SHTYN KOSOVEN NE BALTOVINEN KU E KA FUTUR AI VETE ME KOHE
sepse:
Ashtu si patriotizmi fals i Enverit qe nuk i solli asgje te mire Shqypnise, por vetem tollona dhe bunkere, keshtu edhe patriotizmi fals enverist qe po aplikohet nga ju dhe te tjere per Hashim Thacin nuk do tí sjelle asgje te mire Kosoves ne rrugen e saj te veshtire drejt njohjes nderkombetare dhe integrimit ne strukturat e Botes Demokratike, ku krimet kunder njerezimit jane krime edhe kunder demokracise dhe lirise. Kjo e vertete absolute u kuptua shuke kohe me pare edhe nga BRSS pasi Hrushcovi ne 1956 doli kunder Kultit te Individit te Stalinit, megjithese ai konsiderohej si nje Udheheqes Legjendar i pazevendesueshm qe fitoi Luften e Dyte Boteore dhe mboshtiu fashizmin me Luften Patriotike, por vete sovjetiket reformatore nxoren nga kasafortat e KGB-se krimet monstruoze te Stalinit qe ishin kryer perpara Luftes dhe qe sipas dokumentave kapinin shifrat llahtar, Stalini kishte urdheruar me doren e tij vrasjen apo likuidimin e mbi 30 milione njerezve te pafajshem te ekzekutuar ose te detyruar te vdesin nga uria duke i damkosur si tradhetare apo kulake, njashtu sic i targetoi si Hashim Thaci viktimat e tij qe jane me thene te drejten shume teme vogla ne numer se viktimat e Stalinit ne Rusi dhe Ukraine gjate industrializmit socialist te vendit, apo te pakrahasuara me “simetri” alla shqyptarce me krimet e Millosheviqit ne Kosove,
por:
ME MOHIMIN E KRIMEVE TE HASHIM THACIT, KOSOVES NUK I HAPET RRUGA PER NJOHJE NGA BOTA DEMOKRATIKE DHE ANTARSIM NE BE
Gorbacovi kur erdhi ne pushtet shpalli perestroyken e tij historike dhe beri publike krimet e Stalinit, nje nga keto krime monstruoze ishte masakra e Katyn-it, kur ekzekutoi per disa ore mbi 22 mije intelektuale polake qe protestonin kunder ndarjes se Polonise nga mareveshja Molotov-Ribbentrop dhe ishte po Stalini qe fshehu krimin e tij duke ja hedhur fajin Hitlerit dhe Gjermanise Fashiste, ky krim makaber nderkombetar mbeti i fshehur ne kasafortat e KGB-se derisa Gorbacovi ne vitin 1989 pranoi fajin e masakres se Katyn-it dhe deshperbleu familjet e viktimave.
PSE SHQYPTARET DUHET TE JENE NDRYSHE NGA BOTA?
Kjo eshte pyetja qe duhet t’ja bejme vetes ne, shqyptaret ne Shqypni dhe Kosove Klases Politike, sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, nuk eshte ndarja e SHBA me Mosken dhe Parisin si pale nderluftuese antagoniste qe luftojne te ndajne Kosoves, por kur ne, shqyptaret e Shqypnise do te denojme dhe ndeshkojme realisht, pa demagogji dhe propagande fallco vrasjet gjakatare te Enverit me Nexhmijen, qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe qe falimentuan ekonomine me tollona dhe bunkere dhe qe ngjajne si dy pika uji me krimet e Hashim Thacit, te cila i kane lene shqyptaret si nje fis patriot, pa breke ne bythe, prej Afrike Zulu, gazeta DITA publikoi sot pamjet e eksodit llahtar te shqyptareve ne vitet 90-te si nje deshmi e kesaj qe thote she shkruan intelektuali.
Ne te vertete, marredheniet Kosove-Serbi jane nje problem Ballkanik, por uji trazohet nga nderhyrjet e Fuqive te Medha te Botes. Per mua, as serbeve nuk ka se cfare iu duhen shqiptaret kufitare ne shtetin e tyre; as shqiptareve nuk ka se cfare iu duhen serbet kufitare ne shtetin e tyre. Paqja do te vije vetem pasi te ftohen mendjet e nxehta nacionaliste serbe e shqiptare dhe te realizohet nje rishikim i kufijve te komunave kufitare.
Akoma me shabanin ju lerini rradhen profesionisteve te vertete qe jane me shkolla perendimore shabja ka mbaruar ne kohen e PPSH
Bravo Zoti Murati nje analive e shkelqyer.
Ase vendet Ballkanike ase venedet Evropiane nuk kan zgjidhure asgje sa u perket problemeve shqiptare.
Askush te mos mendoj se keto do ti zgjidhin problemet.
Lufta e vendeve Ballkanike dhe ato Evropian se bashki me Mosken eshte p[er te spostuar SHBAte nga zgjidhja e problemebe Kosove Serbi.
Shqiptaret nuk duhet ta hajne kete kokerre ulliri pasi eshte ne dem te tyre.
Nuk duhet te marrin pjes pa prezencen e SHBA-se.!
SML Movie: Scooter’s Birthday
Well done
Uarshingtoni ne Kosove eshte Ultimatumi – Hiqni Taksat mbi mallrat serbe se ndryshe hoqem bazat amerikane ne Kosove!
Ky Uarshington pra nuk u dashka zevendesuar sipas z. Murati! Se e le Kosoven te vendose vete per taksa ndaj nje vendi qe nuk e njeh si shtet. Gjithashtu e le Kosoven jashte detyrimit te bisedimeve qesharake shterpe me po ate vend qe nuk e njeh si shtet!
Me mire keshtu apo me keq z. Murati?
Rezbat! Po beju nje thirrje atyre “profesionisteve” qe kane studiuar ne perendim. Pse nuk shkruajne ata? Le te ofrojne edhe ata, “ekspertizen” e tyre, “alternativat” e tyre. Mezi po i presim t`i Lexojme. Ne paçin gje per te thene, kuptohet…
Pano Hallko si te botojne profesionistet ku lene keta plerat hapesira kane monopolizuar gjithe mjetet e informacionit
Pa shiko, se mos u ke ngatërruar emrat padashje. VLERAVE, me…plehrat.
Sepse sot ka kaq shumë medie, për t ë mos folur për portalet, që janë të pa fundme.
BravoMIKU
Well done
Pa shiko, se mos u ke ngatërruar emrat padashje. VLERAVE, me…plehrat.
Sepse sot ka kaq shumë medie, për të mos folur për portalet, që janë të pa fundme.