Kastriot Rexhepaj, Londër
Qysh kur isha fort i ri, në vitet ’60 të shek. XX dëgjoja nga pleqtë e moçëm të Lepenicës, për kapedanë dhe luftëtarë të shquar popullorë nga krahina e lumit të Vlorës, si: Zenel Gjoleka në Kuç, Lulo Abazi dhe Shako Xhaka në Tërbaç, Cane Miftar Smokthina dhe Haxhi Hoxha në Smokthinë, Leskodukajt e Bolenës, Selam Hasani në Velçë, Ramo Balla në Gjormë, Dudë Sinani në Gumenicë, të cilët kishin krijuar fytyrat e tyre atdhetare në luftërat e mëdha dhe kryengritjet antiturke.
Më pranë në jetën time këto figura emblematike të historisë së Labërisë m’i ka sjellë kënga polifonike labe, e cila i tregon ata si viganë të qëndresës kundër hordhive turke, por edhe në mbrojtje të trojeve shqiptare në Shkodër e Karadak (1852) në Veri dhe në Janinë e Meçovë në jug të vendit (1854).
Kohët e fundit, publicisti dhe historiani Enver Memishaj (Lepenica) nxori në dritë një libër monografik me titull: “Major Ahmet Lepenica- Komandant i Përgjithshëm i trupave kombëtare në luftën e Vlorës, 1920”, të cilin e prita me kënaqësi të veçantë. Duke marrë në dorë këtë vepër historike, mu ringjallën bisedat me gjyshin tim, Memo Rexhepi, si dhe pleqtë e mençëm të Lepenicës si, Selam M. Hitaj, Abdullah Memisha, Veledin Haderi, Namik Hano, Muco Delo, të cilët i ruaja të gjalla në memorien time.
Ahmet Lepenica u lind dhe u rrit në Lepenicë, në një familje të njohur për veprimtarinë e saj atdhetare. Fshatarët e Lepenicës shpesh këndonin një këngë polifonike aq të dashur për ta, “Ç’u derdhën turqit në gryka”, ku midis luftëtarëve të tjerë popullorë, në kryengritjet antiturke 1834 dhe 1847, kishte shkëlqyer edhe trimëria e Cane Lepenicës, gjyshit të tij. Enver Memisha, për një kohë të gjatë është marrë me gjurmimin e jetës dhe të veprimtarisë ushtarake të major Ahmet Lepenicës, i cili shkëlqeu me zotësinë e tij ushtarake, por edhe me urtësinë, trimërinë dhe fisnikërinë njerëzore. Me jetën e vet, ashtu si ushtarakët e tjerë të Labërisë të fillimit të shekullit XX, si: Toto Hosi, Memo Mete Brati, Abdurrahman Çiraku, Ismail Haki Kuçi, Ismail Lesko Progonati, Kanan Maze, Ibrahim Selimi, Ismail Kaso, etj. emri i tij u shfaq si ushtarak në Manastir, Shkup, Janinë, për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
Studiuesi Enver Memisha, na sjell në monografinë e tij, nëpërmjet dokumentave arkivale, shtypit të kohës, dorëshkrimeve e kujtimeve të bashkëkohësve, figurën e plot të këtij ushtaraku atdhedashës dhe liridashës, të cilin e përkund në krahët e saj edhe kënga labe: “Në luftën me Italinë, komandant Ahmeti ynë, nëpër flakë e nëpër tym, mbi Vlorën bëri hyxhym”…
Ahmet Lepenica, ashtu si shumë bijë të tjerë të atdheut, u shkollua për ushtarak në Selanik dhe pastaj në Stamboll. Ai shërbeu në vise të ndryshme të perandorisë otomane. Një dëshmi konkrete nga jeta e tij e sjell në kujtimet e veta ushtaraku Ismail Haki Tatzati: “Më 1900 dola nga shkolla dhe shkova në Janinë e Allasonja dhe i predikoja çdo shqiptari dashurinë për Shqipërinë. Më 1904 shkova në Serez dhe atje, me anë të konsullit bullgar merrja gazetën “Drita” të Shahin Kolonjës dhe ua këndoja oficerëve shqiptarë si: Ahmet Lepenica, Ismail Libohova dhe shumë të tjerëve.
Ahmet Lepenica shërbeu garnizonet ushtarakë në Manastir, Shkup, Janinë e vise të tjerë të Turqisë evropiane, ku bashkëpunoi ngushtë me komitetin e Manastirit, me Feim Zavalanin e Hamdi Ohrin, në Janinë me Kadri Gjatën, Namik Delvinën, Ismail Lesko Progonatin e Ibrahim Selimin, si dhe ushtarakët e tjerë. Memo Mete Brati e Toto Hosi, të cilët u bënë mbështetje e fuqishme e klubit të Manastirit dhe shoqërisë “Bashkimi” të Janinës, për përhapjen e librave e gazetave shqipe, si dhe gjallërimin e lëvizjes kombëtare.
Në vitin 1908, Ahmet Lepenica përkrahu lëvizjen e xhonturqve dhe bashkëpunoi ngushtë me Mustafa Qemal Ataturkun, në komitetin e Selanikut. Këtë të vërtetë historike e kam mësuar edhe nga mësuesi veteran, Selam M. Hitaj, i cili pohonte se, “dy nga shokët më të ngushtë të shkollës ushtarake të Selanikut të Mustafa Qemalit, ishin Ahmet Lepenica dhe Memo Mete Brati, të cilët bënin pjesë në armatën e Maqedonisë. Ata ishin në krahë të Mustafa Qemalit për rrëzimin e sulltan Hamitit dhe vendosjen e kushtetutës.
Në vitin 1911, Ahmet Lepenica u caktua komandant i garnizonit ushtarak turk të Mavrovës në Vlorë. Të shumta janë dëshmitë e bashkëkohësve si: Riza Runa, Ibrahim Abdullai, Hamza Isai, Ali Dauti, Beqir Velo Kanina, Zaçe Xhelo, Murat Tërbaçi etj. të cilët bashkëpunuan me ushtarakun Ahmet Lepenica, për organizimin e kryengritjes antiturke 1911-1912 në krahinën e Vlorës dhe Mallakastrës. Namik Delvina dëshmon se “në vitin 1911 morëm armë e municione në Mavrovë te Ahmet Lepenica për nevoja të kryengritjes në jug të vendit”. Po kështu dëshmon edhe Riza Runa në kujtimet e tij, për përkrahjen e Ahmet Lepenicës në kryengritjen antiturke të vitit 1912.
Me Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, nëntor 1912, Ahmet Lepenica shërbeu pranë ministrit të luftës, Mehmet Pashë Derralla. Qysh në Stamboll, atë e lidhte një miqësi e ngushtë me djalin e Ismail Qemalit, Et’hem bej Vlora, me të cilin kishte kryer shkollën ushtarake. Kjo miqësi u forcua edhe më shumë në vitet e qeverisë së Vlorës 1912-1914, kur shërbente pranë saj apo në frontin e luftimeve kundër ushtrisë greke në Shkozë, Dhëmblan, Kuç e Borsh.
Në dhjetor të vitit 1913, Ismail Qemali i ngarkoi Xhelal Koprenckën (zëvendësministrin e luftës) dhe Ahmet Lepenicën, t’i krijonin “repartet ushtarakë të xhandarmërisë” në Fier, Lushnje e Berat. Në ato kohë të trazuara të jetës shqiptare, Ismail Qemali krijoi edhe një trupë ushtarake pranë qeverisë së Vlorës, me në krye Ahmet Lepenicën dhe Ahmet Mukën, ku bënin pjesë edhe 25 luftëtarë të Isa Boletinit. Si rezultat i kësaj trupe ushtarake, ushtria turke e komanduar nga gjenerali Xhavit Pasha u kthye në Seman dhe u zbarkua për në Turqi, ndërsa flota luftarake greke u largua nga gjiri i Vlorës. Kështu u zmbraps rreziku që i vinte qeverisë së përkohshme të Vlorës.
Si dëshmi e kohës na vjen edhe një telegram i kryetarit të Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali, i cili me 11 janar 1914 i shkruante Aqif Pashë Elbasanit: “Një fuqi nën komandën e zotit Ahmet Lepenica po niset shpejt nga Lushnja, pas këtij po vjen edhe fuqia e Hysni Toskës. Edhe shkëlqesia juaj, duke u mbështetur në ndihmën e Perëndisë, përpiquni të qëndroni. Njësiti i mitralozit, a ndodhet aty? Ju lutem më lajmëro: Ismail Qemali”. Forcat luftarake të Ahmet Lepenicës dhe Hysni Toskës zhvilluan luftime të ashpra në afërsi të Peqinit, kundër “vullnetarëve” të Esat Pashë Toptanit, të cilët ishin ngutur për asgjësimin e qeverisë së Vlorës.
Me 22 janar 1914, Ahmet Lepenica, së bashku me Ali Asllanin, Osman Haxhinë e Ibrahim Abdullain, u gjendën pranë Ismail Qemalit në çastet e dorëheqjes së tij dhe të Qeverisë së Vlorës pranë KNK, në godinën e bashkisë së Vlorës. Duke dëgjuar fjalët e plakut të urtë, ai ndjeu një trishtim të thellë për dramën e re që po e pllakoste vendin.
Me vendosjen e princ Vidit në fronin e Shqipërisë, major Ahmet Lepenica pati besim të madh se Fuqitë e Mëdha të Evropës, do ta ndihmonin atdheun për të dalë nga gjendja kaotike dhe ndërhyrja e shteteve monarkikë të Ballkanit që po digjnin e shkretonin vendin. Por një lëvizje tjetër antikombëtare lindi në Durrës, forcat rebele të Haxhi Qamilit, të përkrahura edhe nga Esat Pashë Toptani, po marshonin nga Peqini e Lushnja në drejtim të Fierit, Mallakastrës dhe Vlorës. Në betejën e Durrësit u vranë shokët e tij të armëve, Ceno Sharra e Xhezo Harrëmi dhe komandanti hollandez Tomsoni.
Në gusht të vitit 1914, trupat rebele të Haxhi Qamilit zaptuan brigjet e Vjosës, por ushtria kombëtare me në krye Ahmet Lepenicën e Hysni Toskën, pas luftimeve të ashpër i zmbrapsën rebelët deri në Fier. Atëherë u krijua një komision i përfaqësisë së Vlorës dhe u bë marrëveshja e Cakranit me rebelët. Kjo situatë u përsërit prapë me 2 nëntor 1914, kur Mustafa Ndroqi me ushtrinë rebele të urdhëruar nga Esat Pashë Toptani zaptuan Vlorën. Ishte major Ahmet Lepenica dhe ushtarakët Memo Mete Brati e Ali Dauti, që i bënë thirrje fshatarësisë së Dukatit dhe lumit të Vlorës, të cilët me armët me gjalmë zbritën në Vlorë dhe rebelët u larguan me bisht ndër shalë drejt Tiranës.
Edhe pse princ Vidi u largua nga Shqipëria, Ahmet Lepenica, në krye të batalionit të tij, u nis në mbrojte të viseve jugorë të vendit, në Kolonjë, ku ushtria greke plaçkiste, digjte fshatra e vriste shqiptarë të pafajshëm. Siç shkruan Skënder Luarasi, forcat luftarake të Ahmet Lepenicës, Abaz Taushanit dhe Faslli Kurtit, pas betejave me andartët grekë, çliruan disa fshatra të Kolonjës, në krah të Sali Butkës.
Pushtimi i Vlorës nga Italia me 20 dhjetor 1914 u kundërshtua hapur nga atdhetarë të njohur si: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Ahmet Lepenica, Hamza Isai, Elmaz Xhaferri, Ahmet Durmishi etj. Asokohe Ahmet Lepenica ishte komandant i xhandarmërisë së Vlorës i emëruar nga qeveria e princ Vidit.
Në vitet 1915-1919, Ahmet Lepenica qëndroi në krah të Osman Haxhiut dhe atdhetarëve të tjerë të Vlorës, për organizimin e rezistencës kundër pushtimit italian. Në dhjetor të vitit 1919, Ahmet Lepenica u emërua komandant i xhandarmërisë së Lushnjës. Krahas Besim Nurit (kryetar i bashkisë) dhe nënprefektit Veli Vasjari, edhe Ahmet Lepenica, sipas kujtimeve, dëshmive dhe dokumenteve të kohës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës, së bashku me ushtarakët e tjerë Kasem Qafëzezi, Ismail Kuçi e kapiten Meleq Frashëri.
Me përfundimin e Kongresit të Lushnjës, major Ahmet Lepenica u kthye në vendlindje. Praninë e tij në vendlindje na e bëjnë të ditur mësuesit atdhetarë, Muço Delo e Mihal Peço, të cilët atë kohë kanë shoqëruar Shtjefën Gjeçovin, për gjurmimin e materialeve arkeologjikë dhe etnologjikë të Labërisë. Në shkurt të vitit 1920, Ahmet Lepenica mori pjesë në takimin e kryeministrit Sulejman Delvina me kapedanët dhe parinë e Vlorës, e cila u organizua në stanin e tij në Krivovë. E. Memisha në librin e tij monografik shkruan: “Të pjekurit me zotin Sulejman Delvina u bë në Krivovë, në afërsi të stanit të Ahmet Lepenicës. Kryeministri u gëzua kur pa e kuvendoi me parinë e Vlorës e të katundeve, tërë atë zjarr patriotik dhe vendosmërinë për të bashkuar këtë krahinë me pjesën tjetër të vatanit, duke shporrur zaptonjësin”.
Qysh nga ai çast, major Ahmet Lepenica u vu në shërbim të organizimit të luftës së Vlorës 1920, duke bashkëpunuar me Osman Haxhiun, Halim Xhelon, Memo Mete Bratin, Toto Hosin, Murat Tërbaçin, Zaçe Xhelon, Çaush Mehmetin, Abdurrahman Çirakun, Kanan Mazen e Rexhep Sulejmanin.
Pas kuvendit të Barçallasë, 29 maj 1920, forcat luftarake kryengritëse u përqendruan në pllajën e Beunit, ku u organizua shtabi i luftës me ushtarakë e përfaqësues të krahinave të Labërisë. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, me 4 qershor 1920 lëshoi urdhrin: “Z. Major Ahmet Lepenica, të bëjmë të ditur se zotënia Juaj je i emëruar me fuqi të plotë komandant i përgjithshëm i trupave kombëtare, duke u pështetur në burrërinë dhe në atdhetarësinë Tuaj. Ngarkoheni me këtë barrë shumë të shenjtë dhe të rëndë. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”.
Duke organizuar këshillin e luftës së Vlorës, me ushtarakë e luftëtarë të shquar popullorë nga krahina e Vlorës, Kurveleshit e Mallakastrës, major Ahmet Lepenica hartoi planin e luftimeve për të organizuar ofensivën kundër garnizoneve italianë në Kotë, Gjormë, Drashovicë dhe Llogora. Marrja e këtyre garnizoneve italianë dëshmoi edhe një herë, shpirtin liridashës të shqiptarëve dhe trimërinë e tyre të pashoqe. Në këto beteja të para luftuan me heroizëm të paparë Kanan Maze, Zigur Lelo, Hodo Zeqiri, Meçan Isai, Halim Gorishti, Çaush Mehmeti, Mehmet Fega, Rrapo Çelo, Yzeir Skëndo, Toto Hosi, Memo Mete Brati, Hano Rexhepi, Çaush Tafili, etj.
Vendosja e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” me në krye Osman Haxhiun dhe ngritja e prefekturës së Vlorës në Drashovicë, i dhanë një vrull të ri betejave të ashpra të luftëtarëve kundër ushtrisë italiane që shoqërohej edhe nga artileria e rëndë, në kalanë e Kaninës, Shashicë, Vreshtat e Mëdha, Bunavi, Bestrovë, Qafën e Koçiut e kudo. Komandanti Ahmet Lepenica ishte kudo në këto ballina lufte, për organizimin e çetave të luftëtarëve, nga Mallakastra, Berati, Skrapari, Sulova, Tirana, Kolonja, Elbasani, Tepelena, Devolli, Përmeti, Kurveleshi, Çamëria e gjetkë.
Veterani i Luftës së Vlorës, Muço Delo, ashtu si bashkëkohës të tjerë: Abdurrahman Çiraku, Beqir Velo, Çerçiz Sihati, Shaqo Derri, Besim Feimi, Xhemil Duka etj. në kujtimet e tij shënon: “Vetë Osman Haxhiu dhe Ahmet Lepenica më thirrën në Drashovicë e më dhanë një letër për në qafat e Kaninës. Letra jepte udhëzime për çetat e Vranishtit, Tërbaçit, Dukatit, Tragjasit dhe barinjve që ishin aty. Me 10 qershor u nisa për atje së bashku me Laze Malon dhe dy djem nga Vodica, nga Sevajt, me dy mushka, me municione”…
Po kështu edhe luftëtari i kësaj lufte, Besim Xhebraj, në kujtimet e tij shkruan: “Në Drashovicë komunikonim me Halim Xhelon dhe Ahmet Lepenicën. Shkonim në ballina të luftës, çonim letra, shkonim në spitalin e Kotës, ku piqeshim me të plagosurit, shoqëronim Kryqin e Kuq, transportonim armë e municione”. Me riorganizimin e luftës së Vlorës në qershor 1920, komandant i trupave kombëtare u caktua Qazim Koculi, ndërsa major Ahmet Lepenica u emërua komandant i xhandarmërisë dhe nënkomandant i luftës.
Pas betejave kundër pushtuesve italianë me 18 qershor dhe në ditët e para të korrikut 1920, në sulmin e dytë mbi Vlorën, me 17-23 korrik, Ahmet Lepenica qëndroi në krye të luftëtarëve popullorë në Risili, Bestrovë, Qafat e Vlorës e Vreshtat e Mëdha, ku tregoi zotësi të rrallë ushtarake. Ai organizoi edhe çetën e Kaninës, për t’i djegur aeroplanët e armikut në Ujët e Ftohtë.
Fitorja e Luftës së Vlorës 1920, e bashkoi këtë qytet dhe krahinat jugore të vendit me qeverinë e Tiranës dhe trupin e Atdheut, duke i dhënë një frymëmarrje të re pavarësisë së Shqipërisë. Por ende vise shqiptare në Veri dhe Jug të vendit ishin zaptuar nga shovinistët ballkanikë, nga Serbia dhe Greqia. Fuqitë ushtarake të drejtuara nga major Ahmet Lepenica dhe toger Idriz Sadiraj zhvilluan luftime të ashpër kundër ushtrisë serbe me 25 tetor 1921 në Lis të Matit. Më pas ai luftoi me trimëri edhe në Qafë Murrë e Klos. Më pas ai shërbeu si ushtarak në krahun e djathtë të Vjosës dhe në Tiranë, qarkkomandant i xhandarmërisë në Gjirokastër, shoqëroi Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve dhe Enriko Telinin në jug të vendit, zmbrapsi masakrat e bandave greke, mbështeti zgjedhjet parlamentare të vitit 1923.
Qysh në vitin 1921 Ahmet Lepenica ishte rreshtuar në radhët e Federatës “Atdheu” të Avni Rustemit dhe në vitin 1922 në shoqërinë “Bashkimi”. Me vrasjen e Avni Rustemit në Tiranë, me 24 prill 1924, Ahmet Lepenica, së bashku me atdhetarë të tjerë si: Qazim Koçuli, Myqerem Hamzarai, Sezai Çomo, Qazim Kokoshi, Sali Hallko, Halim Xhelo etj. i dërguan këtë telegram prindërve të heroit në Libohovë: “Fatkeqësia juaj dhe e jona, na e përfshiu heroin në altarin e lartë pranë Kastriotit e Qemalit. Bashkë me ju, djalëria vlonjate humbet e vajton birin e vlefshëm të Atdheut”.
Ahmet Lepenica mbështeti revolucionin dhe qeverinë demokratike të krijuar nga Fan S. Noli. Kjo qeveri e emëroi Ahmet Lepenicën qarkkomandant të Beratit, pastaj në Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Ai e adhuronte Fan S. Nolin, ndaj në zbatim të urdhrit të tij, me një batalion u përqendrua në Shkallën e Tujanit, për t’i penguar mercenarët e Ahmet Zogut për të hyrë në Tiranë. Me rënien e qeverisë noliste edhe Ahmet Lepenica mërgoi në Itali. Në vitet 1928-1940, ai mori pjesë në kuvendet zakonorë të lumit të Vlorës dhe pajtimin e gjaqeve. Vdiq me 14 janar 1942 dhe u varros në Shënmërti të Lepenicës.

Falenderoj zoterinjte Kastriot Rexhepaj dhe Enver Memishaj(Lepenica),qe hedhin drite mbi heronjte e vertete te Kombit Shqiptar.
Lufta e Vlores eshte nje epope historike e popullit te Vlores dhe Laberise,qe bashkoi shpirtin e qendreses shqiptare me pjesen tjeter te atdheut.
Lufta e Vlores eshte e qarte si Drita e Diellit,sepse ne te nuk nderhyne sllavet,greket dhe kulishte e tyre.
Ishte nje lufte mbareshqiptare.
Perkundrazi,,,lufta kunder Vlores,gjate pushtimit komunist te Vlores dhe Laberise,u drejtua nga serbo-malazezet Miladin Popovic,Dushan Mugosha dhe maxhordomi i tyre enver hoxha.
Keta e percane Laberine me kriminelet e tyre,Mehmet Shehu,Hysni Kapo,Shefqet Peci,Rrahman Parllaku,Hito Cako etj,,ja drejtuan armet Herojve te Luftes se Vlores.
Urime per Librin Enver Memishaj(Lepenica),se duan libra keta!
Ik mer debil. Lufta kunder Vlores gjate pushtimit komunist. Komplet debil i mbaruar.
Luften kunder Vlores e bene hordhite e Berishes, apo harrove qen i ndyre.
Ua dogji Vlora PDne dhe duhet te djegi dhe PDne e Ramutit- Rilindjen.
Kjo eshte zgjidhja.
Tani po lavderon edhe veten tende ti demo se ti je Enver Memishaj. Po ti maskara ishe kryetari i SHIKut te Saliut ne 1997 ne Vlore. Ti pusht sulmove bashke me Saliun Vloren. Kaq i felliqur je ti.
More rrugac!
Cdo ketu ti?
Lipsu mor funderrine.
Nuk jam Enver Memishaj dhe as e njoh.
Ca me lart kam lavderuar shkrimin profesional te zotit Krisafi.Po kjo s`do te thote qe jam Ksenofon Krisafi,or hajvan!
Mos genje kot demo. Enver Memishaj je ti. E di e gjithe Vlora kete. Nese nuk je Enver Memishaj atehere beji shkruaj emrin tend te vertete dhe beji edhe nje fotografi vetes.
Ja ku eshte surrati i Enver Memishajt:
https://m.youtube.com/watch?v=KppZomcJbzI
Hahaha, qenka mbledhur kolegji i ballisteve me kryetar Mitatin.
Tradhetaret e kane per nder tradhetine. Derra te ndyre