Tre raste me COVID-19 janë konfirmuar në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se ata janë shtetas gjermanë që jetojnë në qytetin e Pogradecit, pasi janë pjesë e një fondacioni.
Sipas burimeve mendohet se të tre këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.
Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.
Tre rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash të prekur nga koronavirusi.
j.l./ dita

Se mos nea kerkojne demshperblim keta
Ata jane banore Te qytetit Te Pogradecit. Edhe pse ne kohe krize kane vendosur me vullnet Te lire Te qendrojne ne Pogradec, sepse e konsiderojne veten pjese Te ketij Qyteti! Nuk Te kerkon njeri demshperblim ne kete rast fatkeq! ‚Keta‘ Jane njerez ne rradhe Te pare, Dhe kurresesi armiq qe shikojne perfitime ekonomike!