U dekretua sot nga Presidenti Meta, kush është Gjeneral Major Bajram Begaj

Leda Hysa

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjeneral Major Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen;  Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji,  Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

 

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • “U dekretua sot nga Presidenti Meta, kush është Gjeneral Major Bajram Begaj”
    ne e dimë që ju e dini se përse është dekretuar GjMBBja,por na i tregoni dhe ne fukarenjve!!
    apo është dhe ai tek grupi i “300 ve të masono iluminati”??

  • Lexoni cfare detyre paska sot ky, i sapo shpalluri gjeneral major:

    ” Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura”!

    Nje mjek nga profesioni,pa shkolle ushtarake,vetem se ka bere ca kurse qe shkojne nga ne disa ore,ne disa dite apop jave,qe mjafton vetem pjesemarrja ne salle dhe asgje me shume,na eshte bere “Komandant Ushtarak” i nivelit me te larte dhe per me teper ne nje ushtri,qe NUK EKZISTON!
    Vereni emertimin e institucionit qe ai komandon,qe u merrka me DOKTRINEN dhe STERVITJEN!
    Uaaaaa!
    Fjale e madhe kjo DOKTRINA,por kjo eshte per nivelin dhe kapacitetet e ushtrive te Fuqive te Medha te botes e jo per 500-600 ushtare e oficera,qe ka sot ne vend,qe jane sa per nje batalion kembesorie ne kohen e xhaxhit!
    E cfare doktrine paska kjo ushtria e jone imagjinare,kur as ka takatin te mbroje vendin nga TOKA,AJRI dhe DETI?
    Cfare ushtrie eshte kjo kur nuk ka asnje tank,asnje avion luftarak,asnje anije luftarake etj,asnje armatim artilerie tokesore ,bregdetare dhe kunder ajrore,qe te mbroje hapesiren ajrire,detare dhe tokesore te vendit?
    Cfare ushtrie qenka kji,qe eshte mbushur plot me gjenerale e kolonele,me shume se sa kishte ne kohen e xhaxhi diktatorit qe kishte nje ushtri gjigande?
    Cfare ushtrie qenka kjo kur ne Institucionin qe pretendohet me mburrje si me i specializuari ne ushtri,komandant nuk vihet nje ushtarak i mirefillte i forcave te kembesorise,tankeve apo artilerise (ne se ka mbetur ndonje i tille),por emerohet nje mjek,qe nuk eshte i afte per asgje nga ushtria,aq sa merrte vesh Lenka Cuko dikur!
    Boll u tallet me ministrat qe ishin AKTORE,Hajdute,Veterinere,Hidraulike,mesues anglishte,arkitekte,zedhenese shtypi te Bashkise etj,duke vmbushur qeverite,qe dinin te benin vetem korrupsion e asgje tjeter!
    Se del qe Lenka Cuko sot eshte me e afta nga e gjithe qeverite e shkerdhatokracise!
    Gjejini ndonje post te larte edhe Ver Llapes,se edhe ai mund te beje ndonje gje njelloj si keta te tjeret!

  • Turp e faqe zeze ,komandat i Doktrinave ushtarake te Republikes se Bananeve ,turp nje mjek i jepen keto tituj dhe e bejne gjeneral vetem ti sigurojne nje roge te mire ,kurse Doktrinat ushtarake do te flene gjume

  • Nuk po humbas kohe ta lexoj , sepse nuk kam as me te voglin dyshim qe eshte sivellama e Xhemal Xhunkshit , keta jane bajga partiake , njeri i Sali Karaxhicit dhe tjetri i beut te Skraparit , Ilir Floririt , jo vetem te politizuar deri tek thonjte e kembes , por jane ekstremiste dhe teper te rrezikshem per sigurine kombetare !

  • Ja , me kete kursin ne Greqi e paska dhjere punen fare !
    Eshte si nje mbledhje shifrash te ndryshme , qe para se te japesh rezultatin , e shumezon me zero dhe…. , pastaj gjeje se sa vlejne gjithe ato shifra !

  • Gjithe keta ushtarak qe kalojne nga nje shtet te tjetri nuk e di por kam nje dyshim ne mendjen time,besoj me kuptoni per c’fare e kam fjalen.

  • Te gjitha kurset ditore,javore etj,qe behen jashte shtetit,pervec shkolles se plote universitare e pas universitare te masterit,jane si KURSET E KIU FIUT ne skecin e njohur dikur!

    • Tashti qe NATO po modernizon ushtrine tone me me bixhaqe dhe brisqe duhet te dekretohet gjeneral dhe nje vetriner

  • Keto kurset jashte shtetit ,jane njelloj si kurset e Berishes tre mujore te plepave per gjygjtare e prokurore ,dhe ja pame hajrin ,shkrdhy.n shqiperine mbare e prape dhe gjithe popullin e mjere shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *