Rrëfimi i ish-dëshmitares së Jehovait: I lashë dhe rilinda, ekstremet që përjetova

Leda Hysa

Amber Scorah* ishte gjenerata e tretë nga familja e saj që besonte se për çdo pyetje, apo sfidë të vështirë që jeta mund t’i vinte përballë e kishte përgjigjen.

Përgjigjia ishte Armagedon; gjithçka është e shkruar. “Nëse bota është drejt fundit, pse duhet të shkosh në kolegj? Përse të duhet karriera”, thoshte Amber.

Kështu veproi edhe ajo dhe të gjithë anëtarët e tjerë të kishës që besonte. Në vend të kësaj, ajo dhe të tjerët ja kushtuan jetën përhapjes së asaj që besonin.

Amber u martua 22 vjeç dhe së bashku me bashkëshortin u zhvendos në Kinë për të punuar si misionare. Gjithçka duhej të mbahej sekret, pasi predikimi në Kinë ishte i paligjshëm. Por, si për çdo gjë të ndaluar, kureshtja është e madhe. Për këtë arsye, puna në Shangai si misionare e fshehtë për “të shpëtuar shpirtra” ishte me ritme gjallëruese.

“Është si të kesh gjetur një argument ekzistencialist, një mision për jetën. Nuk ka asgjë krahasuese kur merr dikë që ka të tjera pikëpamje për jetën, një sistem besimi krejtësisht tjetër dhe i flet e i flet. E në fund shikon që ka ndryshuar mendim. Kjo të vulosë në mendje se përfundimisht ti je me të vërtetën”, kujton Amber.

Megjithatë, një seri ngjarjesh të mëvonshme e lëkundën bindjen e Amber për të vërtetën. Ato çuan në humbjen e besimit dhe nxitën një apokalips të brendshëm për të.

Për këtë, Amber Scorah ka botuar edhe një libër me kujtime me titull “Të lësh Dëshmitarët: Dalja nga një fe dhe gjetja e jetës”.

Në Shangai, Amber filloi punë tek një “start up” i quajtur ChinesePod, që ofron kurse të gjuhës kineze në internet. Këtu mësoi të flasë gjuhën mandarine dhe këtu zhvilloi dhe drejtoi podcast-in “Dear Amber: The Insider Guide to Everything China”.

Por, mes detyrave fillestare të saj ishte menaxhimi i aktivitetit online dhe korrespondenca me përdoruesit, detyrë që e vendosi në kontakt me përdoruesin me emrin Taipan, emri i vërtetë i të cilit ishte Jonathan.

“Jonathan ishte thjesht një dëgjues, asgjë më shumë. Nuk kisha në plan që ta zhvilloja më tej marrëdhënien time me të, por ne thjesht filluam të flasim përditë. Temat e para të diskutimit ishin të thjeshta, çështje të ditës dhe më vonë evoluuan në çështje më komplekse e të thelluara”, kujton Amber.

Mes këtyre çështjeve ishin edhe vetë bazat e besimit të saj si pjesëtare e Organizatës “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Në një moment i tregova për besimin tim. Më vonë ai më thotë se “Dëshmitarët e Jehovait” ishin të pestët në listën e besimeve të tij të preferuara. Ai bëri atë që mua as më shkonte ndërmend: të edukoja dhe mësoja veten time përtej atyre që më ishin lejuar të lexoja, të cilat ishin vetëm publikimet e organizatës tonë”, shton më tej Amber.

Megjithatë, për të qenë e ndershme, Amber thotë se edhe para këtij momenti ndjente hera-herës doza dyshimi.

“Kuptoja se disa nga gjërat që vetë flisja dhe vetë dëgjoja tingëllonin çuditshëm, për të mos thënë çmenduri. Fillova të kuptoja se isha pak arrogante. Flisja me njerëz që kanë një histori dhe kulturë mijëravjeçare si Kina dhe u flisja për një besim 100-vjeçar duke u kërkuar që të hidhnin poshtë të gjitha ato çfarë kishin arritur prej mijëra vitesh”, tregon ajo.

Dyshimet ishin dyshime dhe ishte Jonathan ai që e detyroi të përballej drejtpërdrejtë me to. Bisedat e thella me të vazhduan dhe gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua edhe fizikisht me të.

Marrëdhënia shkoi përtej bisedave për besimin, duke u shndërruar në diçka më shumë. Amber thotë se në atë moment kuptoi që kishte arritur në një pikë pa kthim pas.

“E bukura është që nuk shkova të takoj Jonathan me qëllimin që të shkatërroja martesën time. Është e çuditshme sepse kur je pjesë e një besimi, ku i gjithë këndvështrimi yt është apokaliptik, i vetmi fund që di është apokalipsi dhe besimi im nuk është besim që thjesht mund të largohesh, sidomos kur je në një pozicion siç isha unë; një misionare shembullore, e martuar me një burrë të moshuar, me mision në një tokë të huaj. Nëse thjesht do të largohesha nuk do të funksiononte”, tregon ajo.

Por, qëndrimi nuk ishte më i njëjtë, Bashkëshorti, miqtë, familja dhe pjesa më e madhe e komunitetit të saj të besimtarëve e shmangnin dhe për më tepër as me Jonathan lidhja e krijuar nuk zgjati shumë.

“Nuk më ngeli rrugë tjetër, përveçse të largohesha për një fillim të ri. Në atë kohë lexova diçka: “asnjëherë nuk mund të ndryshosh pa humbur diçka”. Vazhdimisht njerëzit kërkojnë ndryshimin në jetën e tyre, por nuk e arrijnë atë nga frika e humbjes. Nuk mund ta kesh të parën pa të dytën”, shtjellon më tej Amber.

Scorah lëviz për në Nju Jork, ku bie në dashuri dhe lind një djalë. Këtu pëson traumën tjetër, krejt të ndryshme. Në ditën e parë që e dërgoi fëmijën në çerdhe, ai vdiq papritur. Ishte 3 muajsh.

“Nuk mund të përshkruaj me fjalë vuajtjen. Isha e shkatërruar në çdo drejtim. Kur isha pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait e kishim përgjigjen për çdo të papritur të jetës, përfshirë këtu edhe kur të vdes një njeri i afërt. Tingëllon si me kuptim kur i ke këto përgjigje. Por ama nëse i ke përgjigjet për çdo pyetje që të ofron jeta dhe ato nuk janë të vërteta, atëherë kjo nuk ka kuptim”.

“Mendova që mund të ketë një shpjegim për të gjitha pa përfshirë në mes besimin tim. Sot besoj se përgjigja në pjesën më të madhe të rasteve ka të bëjë me njerëzit e tjerë dhe me dashurinë. Kjo e riktheu kuptimin për jetën time sërish”.

Jeta vazhdon dhe sot Amber dhe partneri i saj janë prindër të një vajze 3-vjeçare. Ajo thotë se ndjen mirënjohje për përvojën që ka kaluar.

“I jam mirënjohëse Kinës, sepse jam e sigurtë që nëse nuk do të kisha udhëtuar për atje sot do të isha ende një Dëshmitare e Jehovait, që do të vazhdonte të mendonte se çdo ditë mund të ishte fundi i botës, pra duke e harxhuar jetën time për diçka që efektivisht është një mit”.

Ajo shpreson që të vizitojë sërish Kinën dhe të takojë një ish-student me emrin Jean. Jean ndiqte predikimet e saj, por asnjëherë nuk u bë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait. Megjithatë, një miqësi mes tyre u zhvillua dhe sot Amber shpreson për një ritakim me të.

——

Amber Scorah është shkrimtare, gazetare dhe aktiviste kanadeze që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artikulli i mësipërm është një përmbledhje e librit të saj me rrëfime “Të lësh Dëshmitarët: Dalja nga një fe dhe gjetja e jetës”, që qarkulloi në qershor të 2019-ës në mediat ndërkombëtare.

l.h/ dita

Share This Article
27 Comments
  • Nuk kanë lidhje dëshmitaret e Jehovait, që i bie jezuitë me mumjet e Egjiptit. E dyta nuk pranohen vetflijimi a sakrifica i femrave edhe sikur te ishin kaq ekstremë kaq gjë duhet ta dinin. E treta, mbas 3 ditësh duhej të ishte ngjalluar ajo, jo mbas 13 e kusur muajsh.

    • Me duket e habiteshme..nuk arrij ta kuptoj dot:
      Kaq injorante jane keta te brezit kapitalisto-demokratik!
      Si ore nuk e kuptoni se te gjithe fetaret tallin trapin me popullin!
      Edhe Vaso Pasha para 150 vjetesh ka qene me i quet se ju qe keni celular 500 Eurosh.
      Me gjithe se kot lodhem edhe une me keta idiote noterik!!!

      • Ku ka pension 500 €. Po në Egjipt e di ti që i prisnin dorën atij që shkuarte nëpër papiruse për të tallur trapin si puna e gjyshit tënd, pa argumenta.

        • Thoti , me nderhyrjet e shpejgimet e tua me “takt” kuptohet se ti je pjesetar aktiv i Jehovait , i ketij kanceri te ri , qe ka depertuar e po hyn cdo dite e me thelle ne njerezit naive .
          Shqiperia edhe pse nje vend i vogel , ka te ligjeruara kater besime fetare , te cilat jane …. jo mjaft , por teper , shume teper .Me idjotesite tuaja per shfarosjen e jetes mbi toke , na jepni edhe nje argument me teper , per te na bindur se sate drejte pasta pasur E.Hoxha me lften
          e pameshireshme qe iu bente varianteve kanceroze te besimeve fetare .

          • @ateist Ta dije ti kush është Thoti në Egjipt, ti ishe kthyer në dëshmitar i Jehovait dhe unë e kisha prerë kokën ac.

    • O Sazano, po sa ia ke fut pordhes mer burre, o kokerr injoranti Jezuitet jane gje tjeter fare e nuk kane lidhje me Deshmitaret e Jehovait o palle k@ri. Pupupu na myten injorantet qe kujtojne se i dine te gjitha.

      • Këto nuk ishin as jezuitër apo dëshmitarë, prandaj trap dhe trepër si puna jote ka sa të duash. Unë ato 3 argumenta kam. Dhee…
        as dëshmitarët s’do kishin marrë kaq fyerje brenda 10 minutave.

        • Ti qeke nga ata qe thone “C’me duhet mua se c’them une”, po ja ku e ke shkruar vete or zoteri:

          “Nuk kanë lidhje dëshmitaret e Jehovait, që i bie jezuitë …”

          pra sipas teje deshmitaret e Jehovait dhe jezuitet jane e njejta gje. Ose pastaj, i fut noi te tymosme perpara se te shkruash dhe fale me shendet Fizit, ose tane fisit.

          PS. Sazan Guri je ti? Jo per gje po nqs je Sazan Guri ta kam falur.

          • 1) E kam që qoftë dëshmitarë qoftë jezuitë, NUK KANË LIDHJE ME MUMJET, e nuk lejojne vetëvrasjet.
            2) Nuk pranohen femrat, edhe sikur ti kishin lexuar me vërtet ato fletushkat a libra, çfarë kishin.
            3) Mbas tre ditëve duhet ti pinin lëngun, siç po bën ti. Të fala paç, e të fala kush t’pysi!

          • Po ç’hyjne jezuitet ketu mor pallosh? A e di ti ç’jane jezuitet apo e ke keshtu me te degjuar, pastaj ashtu si e ke shkruar heren e pare, leri dokrrat, kuptohet qe jezuitet dhe Deshmitaret e Jehovait jane e njeta gje, Ashtu sic e ke shkruar heren e dyte kuptohet qe me ne fund e ke marre vesh qe jane dy gjera te ndryshme, po nuk kuptohet nga te kane shkuar ne mendje jezuitet dhe jo franceskanet, apo domenikanet apo freterit e Jeruzalemit e ku di une tjeter. Sazano une po i boj te fala kush te pyesi, se nuk po du me ta prish mo qefin, po edhe zotrote para se te shkruash mendohu me pare se mos po leshon ndonje budallallik.

          • @?
            Theksi bie te folja o sexy. Kallzuesi Kallzon.
            -Jezuitet, e deshmitaret predikojne besimin.
            Ti futi marshin e dyte e lexo jo deri te dy fjalet e para. Shikoi te tre argumentat e pastaj futi edhe nje note.

          • Sazano e shof qe nuk hiqke dore kollaj, u munoke ta lash mutin me shurre, dhe eshte e vertete qe muti lahet, po erra e shurres ngelet.

            Po ta them perseri, ti nuk e di cfare jane jezuitet dhe vertitesh si pordha neper breke.

          • @?
            A ka ëmbëlsirë në fund ?
            Shko laj gojën er zgjebs.

          • Jo, per ne fund te kemi rujt te na besh nje gojore dhe pastaj po deshe laje gojen po deshe maje me shijen e spermes. Si te dush ti.

        • Mos imagjino më shumë seç duhet, por ulu te prehri i babajt, te te qeras me akullore. Ta paskan rras noten, ca si shume veta ty, prandaj qenke i konsumuar.

          • Saze, e di pse me pelqeke shume ti mua, se ta hake mutin nje here, dy here, tre here, po nuk u ngopke kurre dhe kerkon me shume, gjithmone me shume, tahmaqar dhe i pangopur, vazhdo Saze, po nuk u lodhe ti duke ngrene mut, une nuk lodhem duke te dhene edhe me shume.

          • Ne rregull po ta fus ne qese e po ta var ke dera, merre vete kur te duash. Lugen e ke vete, besoj. Po e desh me te ngrohte fute ne mikrovale 30 sekonda, po jo me shume se lengeshtohet shume.

  • Të dënohet për moskallzim krimi ajo e motra që e dinte për vdekjen e motrës së vet. Mbasi të ketë marrë trajtim psikologjik të nevojshëm?

  • Keta deshmitaret e Jehovait ne shqiperi duhet te mblidhen ne port dhe te degdisen ne nje ishull te pabanuar se dhjetra vete kane vrare vehten prej ketij sekti qe simbolizon vdekjen.

    • Ato s’kishin bukë të hanë, ti harxhon ato 10 minutat e famshme. I ati po ashtu, nderkohe fajin e gjejmë te varfëria dhe komuniteti. E ëma donte ti bënte mumje dhe është një vrasëse gjakftohte bashkë me te motrën. Se kështu nuk ndalohet njeri të vrasi veten, përveçse kur ke kaluar nga mendorja.

    • Ore legena po cfare flisni keshtu jeni ne vete po e shitet veten per 5 leke dhe filluat te bullizoni nje komunitet te tere pa asnje faj. Ore po qenkeni legena. Ore para se te flisni per jehovaistet ikni hidhini pak listerine gojes.

      • Fjala legen është më e cekët sesa duhet.
        Përveç atyre që kishte në shtëpi, a ka pyetur njeri tjetër ku është kjo vajzë, punon a s’punon, a është gjallë a jo. Pse nuk dalin nga shtëpia, pse nuk flasin me asnjë. Po i thonë fjalë fyese komshinjëve që interesoheshin për to? Sjella e tyre me komshinjte ishte antisociale dhe mashtrruese. Pse? Pasi kishin një të vdekur, dhe nuk i bënin varrimin?
        Apo do të prisnin të ngjallej mbas 130 vjetëve ? 10 minutuat – mbaruan, me kosto 0 lekë me TVSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *