Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se ka ardhur koha që mbajta e maskës edhe në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj.
I ftuar në një emision televiziv mjeku sqaroi se deri tani ka thënë që maska nuk mund të mbahet në rrugë, por sipas tij nëse qytetarëve nuk u bëhet shprehi ta mbajnë me vete, duhet të jetë me detyrim edhe në rrugë.
“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjor mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyryar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha Pipero, ndërsa theksoi se karantina nuk ka pse të rikthehet.
o.j/dita

MASKA E DETYRUAR PER TE PAKTEN 1 MUAJ. Ndryshme te vihet gjobe e forte. Nuk ka tjeter zgjidhje. Qeveria te shperndaj maska falas per te varferit.
Po ti thuaj o i uruar qe qenke tregtar maskash.
Dr, nuk eshte vetem puna e maskave qe te nxjerr “zbuluar”/”naiv”/”ose…”. Kerko ne median vizive dhe te shkruar se cfare ke thene qe ne fillim te vitit dhe si “perdridhesh”! Mbase do te te sherbeje qe te kuptosh se nje ‘i mencur” flet e cfaqet me pak, por atehere kur e ben i ze vend. Kam pershtypjen se, megjithe “modestine” qe mundohesh te cfaqesh, te eshte mbushur mendja se mund te behesh edhe “movie star”. Kjo nuk cudit me askend me dy pare mend, se ne ate mediokritet dhe batak ku eshte “zhytur” vendi yne cdo gje eshte e mundur!!!! Cudia ne fjale eshte bere norme jo vetem ne fushen tuaj, por edhe me tej. Mos e trullosni ate popull se eshte mekat, qe nuk ngelet pa u paguar, heret ose vone. Shendet dhe suksese, Dr!!!
KY SI PROFESIONIST, MUND TE JETE i mirë. POR SI MJEK DHE SI NJERI ESHTE legen prej llamarine.. MANIPULONTE SHOFRAT E TE INFEKTUARVE DHE NEVOJEN PER SA ME SHUME TESTE SIPA URDHERUT TE RAMES.
KARTË E DJEGUR!
Maska, doktor Pipero, sic thua qarte, vlen vetem ne ambiente te vogla e te mbyllura dhe ku njeriu qendron disa minuta. Ne te kunderten nuk vlen as ne ambiente te mbyllura! DISTANCA eshte kryesorja, sidomos per te vjetrit dhe te semuret nga zemra, melcite, etj.