Një mbyllje e re do të qe pushkatim për ekonominë!

J L

Tre muaj të mbyllur,

muaj të pasosur,

virusi me ne,

ishte i burgosur!

 

Mbyllja-karantina,

ishte shumë e madhe,

kapi infeksioni,

shifra minimale!

 

Por sapo u hapëm,

njerëz të pa tru,

thoshin edhe thonë:

“Virus s’ka këtu!”

 

Kështu menjëherë,

nisi dekadenca,

u rrit injoranca,

u ul vigjilenca!

 

Përballë injorancës,

lufta është kot,

dhe gjeni të jesh,

nuk e fiton dot!

 

Tani opozita,

për gripin dhe flamën,

bëjnë fajtor shtetin,

edhe Edi Ramën!

 

O njeri i trashë,

i denjë për këmborë,

Rama bëri çdo gjë,

që kishte në dorë!

 

Tre muaj të mbyllur,

super izolim,

një mbyllje e re,

do qe pushkatim!

 

Një mbyllje e re,

do qe pushkatim,

do ta çonte vendin,

në falimentim!

 

Më dëgjo dhe ti,

Luli Uriah Hipi,

fajin e kanë njerëzit,

që s’kanë frikë nga gripi?!

 

Fajin e kanë njerëzit,

që s’kuptojnë rrezikun,

dhe kurba akoma,

s’ka arritur pikun!

 

Një valë të re,

s’kemi për të parë,

sepse ende jemi,

në valën e parë!

 

Nuk ka se ç’të bëjë,

në Botë asnjë shtet,

nëse kudo njerëzit,

nuk kujdesen vetë!

 

Kush ka tru në kokë,

gjendjen e shikon,

se si mijëra jetë,

covidi rrafshon!

 

Është shumë e madhe,

gozhda që ka ngulur,

shtetet e fuqishme,

në gjunjë i ka ulur!

 

Rënie ekonomike,

s’ka veç Shqipëria,

ka paralizuar,

këdo pandemia!

 

Në këtë rrethim,

në këtë lëngatë,

Lulka del çdo ditë,

dhe po bën fushatë!

 

Del e del çdo ditë,

dhe njeri s’i thotë:

S’është kohë për fushata,

tani-o idiot!”

 

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Zgjohu or Duke nga gjumi Zgjohu,
    nga trute e kokes or djal kthellohu,
    se Ekonomia qe ty te eshte kujtuar,
    ka plot 7 vjet qe eshte e pushkatuar,
    kjo Ekonomi eshte vrar e ster-vrare,
    nga qeveri Rama me gjithe zagare,
    nga varferi e shtuar rinia mbare emigron,
    i ke syte ne bythe or Duk qe nuk shikon?
    as rritje pagash e as pensionesh plot 7 vjet,
    e prap Borxhi publik me i larti qe prej 1990,
    eshte Varferia qe ketu anemban mbreteron,
    vec ndonje qorr a trupeshk kete s’e shikon,
    Ekonomia shkaterruar, varferimi i Shqiperis,
    kjo eshte tablloja e surratit te Ram qeveris.

  • Ouuuu, foli bejtexhiu, specialisti per gjithecka. Ky rrota kujton se meqe eshte i zoti te beje rime me vrime eshte expert per te gjitha problemet. Ik or torrollak mcifu gjekundi se na cave menderen na cave, llapaqen koti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *