Javën e ardhshme pritet një rënie e rasteve me Covid-19. Kjo u pohua nga Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë.
“Ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, besoj se javën e ardhshme do të ketë një rënie të rasteve, pasi kjo kërkon pak kohë për t’u reflektuar te shifrat”, tha Rakacolli.
Sipas saj, imuniteti i tufës nuk mund të arrihet dhe këtë po e tregojnë shifrat në Spanjë dhe Suedi, ku numri i të prekurve ka qenë i lartë.
“Mendoj se zgjidhja do të jetë vaksina, ose në të kundërt ky virus do të bëjë ciklin e tij, ashtu sikundër edhe viruset e tjerë”, tha ajo.
o.j/dita
