Gazetarja zbardh ditaret e vajzave të familjes Josifi

Ornela

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga ditari u dy vajzave të familjes Josifi, të cilat u përfshinë në ngjarjen e konsideruar si horrori i Kombinatit.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, Hoxha tha se ditarët e vajzave që janë gjetur brenda në banesë janë gjetur fraza të Biblës.

Ajo u ndërpre nga pastori Akil Pano, i cili ndërhyri për të shpjeguar se në asnjë rresht të Biblës nuk shkruhet që njeriu mund të ringjallet.

Ai shtoi se ringjallja ekziston, por në konotacionin e shpirtit, jo të trupit.

Pjesë nga biseda

Anila Hoxha: Flasin për Zotin, ja ku është edhe ditari me shënimet

Akil Pano: Është pjesë e dhiatës, duhet të keni në fund edhe citimin…

Anila Hoxha: Ja dhe pjesa e dhiatës që kanë mbajtur shënim!….

Akil Pano: Shiko…

Anila Hoxha: Më kupto…dua ta lexoj këtë pjesë…të gjithë duhet të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Eni kishte një pyetje që po na torturon të gjithëve. Pyetja e Enit dhe e të gjithëve që jemi këtu në tavolinë është se përse familja Josifi u shkëput nga besimi që kishte gjetur në Përmet.

Akil Pano: Jo jo në Përmet janë njohur, besoj se Blerta pasi të shërohet mendërisht dhe psikologjikisht, duhet të shpjegojë gjithçka. Në asnjë rresht të Biblës nuk predikohet vetëflijimi.

Anila Hoxha: Në shtëpinë e tyre është gjetur Bibla…dhe ata thonin që Bibla jonë na thoshte ta lyenim motrën me uthull.

Iris Luarasi: Puna është se duhet të sqarojmë edhe diçka. Dëshmitarët e Jehovait janë përfolur shumë herë në media për përfshirje dhe nxitje të vetëvrasjeve të shumë njerëzve.

Akil Pano: Unë fola që në fillim për Rilindjen dhe Ringjalljen. Jo të këtij trupi, ky trup do të kalbet dhe do të hidhet në dhe. E dini çfarë shprehjeje përdorim ne në varreza? Që trupin e fusim në tokë, ndërsa shpirtin ja japim Zotit, atij që na dha jetën. Nuk mundet ai që beson vërtet në Zot, të vetëflijohet.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Në vend që të mbështeteni te furnizimi i vullnetit të mbjetesës, dhe të shihni botën të rritet. Ju as nuk refuzoni por i ktheni faqen tjetër. Ne duhet të mposhtim fajtorët e së keqes.
    Dhe e para gjë që më vjen ndër mend janë ata të zgjuarit që thonë ti dëbojmë. Po mirë ja po i dëbojmë, po kush i pranon ata, ku. A i falin ne lirinë me kosto 0 “atyre”, njëlloj siç ndodhi me skllevërit që i mbante Egjipti e që ishin izraelitët? A i kemi shtypur ne ata (pa përfshirë persekutimin në komunizëm)? Jo.
    Atëherë pse të ikin ata dhe jo këta që e përdorin dëbimin si një masë që duhet ndërmarrë a ku di unë ça duan të thonë për të shtypur besimin. Në të njëjtën kohë ke me qindra e mijëra të larguar shqipëtarë, që largohen me pretendimin e një jete më të mirë jashtë. A je në gjendje t’i mbash këtu duke u krijuar kushte e të punojnë në vendin tënd e për dheun tënd?
    Për të mos folur më mbi problemet, unë flas zgjidhjen: Doktrina e Sakrificës. (Dhe nuk është siç ca trutharë mund të mërmërisin për tu dukur të zgjuar, mos ka vetëvrasjen brënda, pasi vetë feja, e librat e shenjtë janë krijuar për ta dashur jetën, për triumfin e jetës mbi vdekjen e për rigjenerimin e jetës.)

    • Dhe se harrove, të paktën për biblën që e njoh më nga afër mund të them që të gjithë kapitujt janë besime apo është e ndërtuar për të besuar në numrin njëjës. 1 Zot, 1 përjetim aq sa kupton ti nga kuantet e përjetimeve të Jezus. E jo orgji me besën, siç kanë bërë këto.
      Për ti ardhur në ndihmë, po edhe për lexuesit si literaturë që duhet të na karakterizojë, siç e kemi patur edhe në lashtësi është “Mençuria e Besës”(“Hagia Pistis”).

  • Eshte e papranieshe, si ka mundesi qe me ate shprehjen “vajza po fle” shpiken rrotën, (dhe e lane pa buke ate gocen), ndersa “ringjallja e shpirtit, por jo e trupit” qe ishte ne kapitull tjetër i bie të pëkonte me yllin 8 polar të illirëve?

  • Pyeteni pak këtë AniLLLLLën, a e ka ditarin e asaj princeshësh që ra në gjumë. Dhe e vetmja gjë që mund ta zgjonte ishte:
    A) Mosngrënia e ushqimit
    B) UJI i ÇEZMËS
    C) Turi.
    D) Shokët e truurrit.
    E) Të gjitha bashkë, ça bëri tha the.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *