Përfaqësuesi i PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler përshëndet marrëveshjen e arritur mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, si kusht i BE për fillimin e negociatave.
Gahler thotë se Partia Socialiste nuk duhet të bëjë asnjë ndryshim të njëanshëm pasi bie në kundërshtim me konsensusin e 5 Qershorit, ndërsa thotë se presin miratimin sa më parë.
Postimi në Facebook nga MICHAEL GAHLER
Ne, grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, urojmë palët në Këshillin Politik shqiptar, në të cilin, pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, u ra dakord për paketën e amendamenteve për zgjedhjet. Ne vlerësojmë konsensusin mes palëve, që përfshinte Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.
Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.
Në mars, Këshilli Evropian, kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.
Opinionet e kohëve të fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymë dhe në gërmë, në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara.
Gjithashtu, duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.
Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndërpartiake.
Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

l.h/ dita

Opozita Parlamentare duhet te krijoje sa me pare “Partine Popullore Europiane” te Shqiperise.
PPE JANE PARTITE POPULLORE EUROPIANE TE DJATHTA DMTH SI DEMEK PD KETU TEK NE KUR DIHET SE KETU NUK KA AS TE MAJTE DHE AS TE DJATHTE POR DISA ORGANIZATA KRIMINALE TE DREJTUAR NGA KRYEKRIMINELE DHE HAJDUTE SI BERISHA RAMA DHE META KETA TE PPE TE MERREN ME TE TJERA GJERA DHE JO TE FUSIN HUNDET NE PUNET TONA KUR DIHET QE TE GJITHA PARTITE TONA POLITIKE KANE VJEDHUR DHE PLANIFIKOJNE TE VJEDHIN ZGJEDHJET PRANDAJ E BEJNE KETE ZHURME
Ose partinē fashiste !.
grupi i partive popullore evropiane te mos i kerkoje pergjegjesite tek mazhoravca socialiste se ajo nuk i ka votat por ta kerkoje pergjegjesine tek PD qe ka zggjedhur ata deputete qe jane sot ne opozire mbas largimit te saj nga parlamenti.Ju nuk e uurdheroni dot PS, ajo porosite i mer nga grupi socialist ne parlamantin evropian.
A e di ky Gahleri që një nga bashkë kryetarët e Këshillitt politik për marrveshjen zgjedhore është subjekt i krimit zgjedhor në një nga dosjet që përmënd ai dhe që po ai kërkon dënime dhe nuk është absurde që politikanët e BE të kërkojnë aprovimin e marrveshjes së bërë nga Damjan Tërmeti që me kohë duhet të ishte në burg për krimin zgjedhor , po të kishte ndonjëherë drejtësi. A e di ky politikan që në çdo proces zgjedhor organizatorët e vjedhjes dhe blerjes së votave në përmasa të frikshme dhe me lloj lloj nuancash kriminale janë miqtë e tij të PD dhe konkurentët e tyre në këtë krim, kusarët zgjedhorë të PS dhe LSI dhe ata kurrë nuk duan zgjedhje të lira dhe konsensusi i tyre në këtë marrveshje, që zotëria i PPE e tund si arritje, është konsensusi djallëzor i tre kusarve kronikë të votave . I nerumi i PPE ose nuk ështi i informuar , ose është i keq informuar ose është i ndërgjedjshëm që po ndihmon kusarët e votave që të mos ndryshoj sistemi zgjedhor në lista të hapura. Në qoftë se do të kalohej në sistemin zgjedhor me lista të hapura kjo do të ishte ngordhje e sigurt politike për mikun e Gehler, Lul Pasha për të cilin është iniciur kjo deklaratë në emër të PPE. Zotëria Gahler ta dij mirë se është bër lojë e armiqëve më të betuar të zgjedhjeve të lira në Shqipëri njëkohësisht armiqë më të betuar të kombit shqipëtar. Ta dij mirë që shqipëtarët kurrë s’do të pranojnë të futen në BE me akrrobacitë e kusarve profesionistë, lidera të PD,PS dhe LSI, si kjo pseudo marrveshja djallëzore zgjedhore që Gahler bën presion haptazi që të votohet. Vetëm në qoftë se shqipëtarët do të jenë pa dinjitet dhe do të impresjonohen si njerëz primitivë nga kjo deklaratë e kërkuar patjetër si mjet presioni nga Lulzim Basha, vetëm atëhere mender marrveshja me konsesus PD-LSI-PS do të aprovohet. Opozita parlamentare duhet bëhet bartëse e dinjitetit kombëtar dhe ti tregoj pse jo edhe mikut të Lulit , të nerumit Gahler që nuk trubullohet fare nga presione të hapura qofshin edhe me adresën nga PPE. Ajo kurrrë nuk do të pranoj që shkresa të dyshimta ambasadash që për papërgjeshmërinë e liderave të PD,LSI dhe PS që nuk janë dhe s’do të jenë kurrë burra shteti, të serviret si marrveshje kuvëndit bashkë me tenderin e fituar nga PD e PPE të zotit Gahler. Zoti Gahler të ketë kujdes nga miqësia me kusarët profesionistë të Shqipërisë që në këtë shtet të çuditshëm të kthyer përmbys i ke në poste më të larta dhe lidera partish.Po të ishte shteti mbar e jo përmbys këta që s’duan të cënohet marrveshja duhet të ishin me kohë në qelitë e burgjeve.Zoti Gahler, lutemi, mos mbështet kusarët e votave.
Zoti Gahler , vereni masken e koronavirusit se mos ju,? ..Ne populli duam Listat e hapura ore zotni ,dhe mos ferkoni keto banditet e PS e PD .Se kane dale qe te dyja nga vagina e PPSH ,bile pa haruar LSI ..Ne gjithe populli shqiptar kemi shpresen e fundit vetem te opozita parlamentare ,prandaj mos na beni derr derr zoti eurodeputet .Shko dhe ver masken e covit ,se nuk i dihet ???
Përfaqësuesi i PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler injoron parlamentin legjitim dhe ben ultimatum per miratimin e marevshjes se kulisave! Hajde Evrop hajde dhe do te na mesosh demokracine!? Po cili parlament do ta votoje mender ate marreveshje, parlamenti i Henes apo ketij Michael Ghaler!?
sa te interesuar se jane keta euroleshdepudetesh per demokrcine ne shqipri prandaj kemi 30 vjet qe spo bejme asnje hap perpara sepse keta perkrahin cdo lloj marrveshjesh.
Keta kane dylber bashen dhe shfryhen dhe me pa lo qen.
Po mir more Z Gahler, postimin Tuaj ne facebook e ke bere shume te mire (sepse ta kan prure te gateshme dhe ju keni vene vetem emrin ne fund), po per ta votuar ate marrveshje pacavure qe u arrit ne 5 Qershor,me 84 vota si i behet, apo do vini ju bashke me ca perfaqesues te tjere te PPE te votoni per te plotesuar numurin e nevojshem. Jeni bere komplet te shplare dhe pa pik karakteri. Me keto qe shkruani jeni bere me keq se ata tifozet e semure ne sporte qe shajne arbitrin megjithse ekipi i tyre eshte i dobet.