Përplasen dy trena në Çeki, ka viktima dhe shumë të plagosur

Leda Hysa

Dy trena pasagjerësh u përplasën pak pas orës 15:00 të ditës së martë në Çeki, duke u marrë jetën të paktën dy personave, ndërsa rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat çeke shkruajnë se aksidenti hekurudhor ndodhi rajonin e Karlovy Vary. Një helikopter, disa zjarrfikëse dhe autoambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hekurudha u mbyll menjëherë.

“Sipas informacioneve të para ka shumë persona të lënduar. Hekurudha është mbyllur , ndërsa ka nisur menjëherë një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, tha zyrtari i hekurudhave në Çeki.

Aksidenti ka ndodhur në një kodër, në një zonë të pyllëzuar, e cila ka vështirësuar ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit.

l.h/ dota

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *