Një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare i kanë dërguar një shkresë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit.
Në shkresën e firmosur nga Kujtim Gjuzi, Adritiak Alimadhi, Kostaq Papa, Vasil Sterjovski, selami Jenishehri dhe të tjerë, propozohet se:
Duhet të krijuar një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme elektorale me prag natyral e lista të hapura.
Financimi i partive politike të mos bëhet nga buxheti i shtetit, duke garantuar barazi të plotë për të gjitha subjektet.
Të lehtësohet votimi i emigrantëve duke parashikuar dispozita të qarta për votimin e tyre.
Të adresohet çështja e minoriteteve, në mënyrë që edhe ato të kenë zërin e tyre në Kuvend.
President të zgjedhur nga populli dhe rritjen e numrit të deputetëve në kuvend në 150.
Ndryshimet kushtetuese në lidhje me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, nuk mbështetet.
j.l./ dita

Me çoi alla me la gojen???? Gjelle qensh me guzhinjer praktikant,i ngelur ne provim?????E mjera Shqiperi,per pari qe ke,njeri gozhdese tjetri patkoit.