Vrau 4 punonjës policie, Gjykata e Elbasanit i hap Dritan Dajtit rrugën për lirimin me kusht

Leda Hysa

Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar tani “bashkim dënimesh”.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.

Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti për bashkim dënimesh, ka qënë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që çuditërisht përfaqësoi akuzën në këtë proces gjyqësor për bashkim dënimesh, në një kohë kur duhet të paraqiteshin prokurorët e sektorit të ekzekutimeve.

Dajti është dënuar tre herë nga drejtësia Shqiptare, dhe ka marë pafajësi një herë për plagosjen e rëndë me dashje në dëm të shtetasve Adnand Derraj dhe Ergys Ferhati ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001.

Më 29 qershor 2004, Dritan Dajti dënohet në mungesë me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa lejë e armëve të zjarit”.

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Më 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me 23 vite burgim.

Por gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec.

Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti ishte dhe Ledio Mara,  dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Në dokumentacionin që publikon “Shqiptarja.com” thuhet se “…deri në datën 27 dhjetor 2019, Dritan Dajti ka vuajtur 19 vjet e 3 muaj e 10 ditë burgim. Kjo duke llogaritur vuajtjen e dënimit sipas dinamikës së paraqitur në gjykatë nga burgu i Peqinit si dhe paraburgimet që ka bërë Dritan Dajti nga dita e arrestimit në 20 prill 2001 dhe deri më datën 17 nëntor 2003 kur u arratis.

Pas marjes së dënimit me 25 vite heqje lirie për 5 vrasje dhe një plagosje, Dritan Dajti në Muajin Maj 2020, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar bashkimin e dy dënimeve me 23 dhe 25 vite burgim, në një të vetëm.

Kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili së bashku me prokurorin Kreshnik Ajazi kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Dajtit, duke e dënuar atë me një vendim të vetëm prej 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjyqtari i Ebasanit Tomor Kullolli sqaron se Dritan Dajtit, i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë e 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.

Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e arrestimit në 20 prill 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

l.h/ dita

Share This Article
22 Comments
  • Mbasi e ka kuptuar qe si cohet, popullit shqiptar. Pse mos, thjesht nje vrases, qe te merr jeten, PA Vetevrasje si ato mumjet eshte. Leket me siguri i ka paguar. Me fal euro, se u ngaterrova. Tashi nuk ngelet gje tjeter vecse te rroje partia.

  • Paradokse shqiptare.
    Dritan Dajti, me strategjine e perdorur ne gjykin e gjate, doli me jurist se e gjithe drejtesia jone.

  • Ku jeni more, fterr, adddih, miral, inutuliktuel, ethum flm.dita e dreq me të birë.
    Dilni na gjumi.
    Mirë i kanë hesaposur vitet kadiu, valiu.
    Hë de, ja kshu.

  • SHQIPERIA UROPIANE,

    MEQE RA FJALA PER DREJTESINE,

    PARDJE DOLI TENDERI I MAGJISTRATURES,

    NUK RA PAZARI NEN 200,000 EURO PER NJE

    POST STUDIMI MAGJISTRAT.

    (JO PER GJE, DASHAMIRESIT Z.K. I MOREN 150,000 EUROT SI PARADHENIE, DHE JA KTHYEN PRAPA, SEPSE NUK MJAFTUAN PER TE FITUAR POST NE TENDER).

    KETA DO TI MARRE PASTAJ AMBASADA

    AMERIKANE, DO TE NA I VENDOSE NE KRYE QE

    TE NA JAPIN DREJTESI.

    POR, MOS U SHQETESONI, SA TE INTEGROHEMI

    NE BASHKIMIN EUROPIAN, DHE NUK DO TE KETE

    ME NGA KETO MUHABETE (PUNE 200-300 VITESH

    DMTH)

    RROFTE SHQIPERIA UROPIANE

    RROFSHIN SKLLEVERIT

  • DITA:Lirimi i D.Dajtit per 5 vrasje do te jete nje KRYESKANDAL i radhes ne drejtesine e vendit.
    -Pse behet kjo:Se babai i D.Dajtit ka qene KUZHINER i Sali Berishes-President.Kjo eshte nje nga arsyet pse Sb rri akoma aktiv ne politike dhe Kryetar i PD-defakto.
    -Nese D.Dajti lirohet,trupi gjykues duhet te shkarkohet nga KLGJ,ose dhe ky kshill te shkrihet,pasi ka shume raste te tjera qe gjyqtaret kane liruar shume kriminel te denuar me jete.
    Kjo do te thot se drejtesia qe do populli tek ne nuk do behet kurre,kurre,pasi eshte i njejti brum i kursit 6 mujor te plepave te Sb ne 1992 e ne vazhdim duke e kthyere pallatin e Drejtesise ne pallat te mbrojtjes se krimonelve e hajduteve me permasa boterore.
    FLM-DITA.

    • O ethem palloshi chyn sali bajga ne kete pune komunistash ..Po thuaje me te madhe o bythelepires o frikacak ne kohe demokracie qe ..ATE KRIMINEL NR 1 E NXORI TRADHETARI MBARESHQIPETAR EDWIN KRISTAQ RAMA I CILI ME NDERIMIN E PUSHTETIT DO MBAJE PERGJEGJESI TE MADHE PER KETE VEPRIM ANTILIGJOR TE RENDE…

  • Tomor Kullolli ,gjyqtar nga plepat….deshmi e drejtesise se themeluar nga PD dhe e mbajtur nga PS.
    Mut,mut dhe perseri Mut.

  • 30 vjet drejtesi e udhehequr nga institucionet me presti(kara)gjoze perendimore, me ne krye ato amerikane dhe gjermane, (te pakten duke u bazuar tek fjalet e advokado Ngjales dhe te shtypit), te cilat dine te vendosin drejtesine ne Shqiperi, burg per paguesin me vonese te dritave, burg per ate qe nuk pranoi mashtrimin e firmave mafioze, dhe lirim te menjehershem per vrasesit! Thanks USA, Danke Deutschland!

  • Ka dy menyra per te qene gjyqtar. Njera qe te kesh dinjitet, sens detyre, dhe bole per te bere punen… por kjo rrace nuk ka lindur akoma ketu. Dhe tjetra qe s’ka bythe dhe e lindur e rritur ne balte, ku i dukeshin shume 50 euro ne 1990, por nuk i hyjne ne sy 10 mije ne 2020, atehere keta jane gati edhe vete per cdo lloj krimi. Me keta te dytet jane plot dhomat e gjykatave shqiptare. Sido qe ti kthesh ata jane te falimentuar edhe si gjykates dhe si kriminele. Keta nuk ka reforme ne drejtesi dhe asnje lloj “magjie” tjeter qe ti ktheje nga krimba toke, ne shqiponja. Dajti te pakten e ka ngritur me trimeri dhe arme ne dore reputacionin. Keta (gjyqtare) do jene gjithnje aty, te dhjere ne breke, te ndotur, te pafuqishem pa arritur ti hane dot as mune. Tomor Kullolli!? Pika… tek kush pret populli shqiptar.

  • Policë vrau e s’u bë qameti, kemi polic me bollëk. Sikur vrau presidentin dhe kryeministrin që i kemi vetëm nga një, tek, apo sikur vrau kryeprokurorin që kemi gjithashtu vetëm një. Nuk e di se çfarë komenti ka avokat Ngjela i drejtësisë anglo-saksone të SHBA që po i tmerron gjykatës e prokurorë me vetingun. Ah po e mori vesh ai i KÇK, i nerumi Rrama këtë rast të Dritan Dajtit do të bënte namin, ai nuk të falë , i shpartalloj me armën e antiKÇK prokurorë e gjykatës të korruptuar. Ata sa herë që u del i tmerrshmi i KÇK, Rrama para bashkë me atë policen me syza të errta të OFL, ndrrojnë rrugë dhe fshihen nga frika. Të lumtë o ti i KÇK, je i madh, lum si populli që të ka për këtë punën e KÇK që nuk i kishte vajtur asnjerit për të vën në hudut prokurorët dh gjyqëtarët. Me KÇK e Rramës po trëmben edhe prokurorët e huaj. Ai i speciales që akuzoj Thaçin me të marr vesh që ai i KÇK kishte vajtur të takonte Thaçin është zhdukur dhe është fshehur nga frika, madje thuhet që kishte pësuar infarkt kur mori vesh që ai i KÇK e kishte cilsuar akuzën e tij fletrrufe politike, shkurtimisht FRRP. Ky cilsim i pashëmbullt e kishte dërrmuar fare prokurorin dhe KÇK dhe FRRP e Rramës duket që do të shpëtojnë Thaçin dhe do të ven në vënd prestigjin e rrënuar të politikanëve shqipëtarë në arenën politike ndërkombëtare. Në botë është hapur lajmi që politikanët shqipëtarë vjedhin çdo gjë, para (euro dhe dollar vetëm), vjedhin vota, vjedhin flori, vjedhin me bllok në dorë dhe me ligj të aprovuar në kuvënd, vjedhin male, shesin për para det dhe teritore toksore, shesin tokë për varreza, por ky nam i keq me KÇK dhe FRRP e Ramës do të hiqen.

  • “Gabimi” i kriminelit Dajti eshte qe nuk vrau10 punonjes policie, do t’a kishte fituar me kohe lirine.
    Ngrihu popull dhe merri para kriminele, avokate, prokurore e gjyqtare.
    Plumbin ballit jane bere miliar-derre duke bashkepunuar me krimin dhe kriminelet.

    • Lul Berisha ka vrarë 100 njerëz, për 7 nga këta e ka gjetur fajtor gjykata dhe e ka dënuar, bëri burg 2005-2015,. Ky nuk ka vrarë sa duhet, prandaj e bëri 20 vitet të plota.

  • Te rroje demokracia me keto ligje koti.Do dikush ligjet e Enverit,kot pyeta mos u nxehni.

  • USA @..
    .Dua te ndihmoj ,,nuk jane vetem ryshfeti ,parate gjygjtareve e prokuroreve ,por eshte me e thelle dhe me e frikeshme .ky tip i di dhe ka fakte per ndonje politikan te larte dhe i ben presion ,dhe ne kete rast mos i ve faj prokurorit te plepave te Saliut dhe te Rames bashke .Lepuri fle me lart .???

    Por Ministri Lleshaj duhet te prononcohet te pakten ,dhe ti thote mender Ramutit ,te dhjefsha shtetin ,dhe te dhjefsha karigen e ministrit te brendeshem ,ky killer xhahil , ka vrare kater djem te rinj police ,dhe ju e ndihmoni te fitoje lirine .Ah more Z min Lleshaj , eshte dhjere me mut shqiperia deri ne brez .Sinqerisht nuk te ndihmoj dot ??

  • Nuk besoj se faji eshte tek prokuror e gjykates perderisa me gjithe keto vrasje nuk eshte bere as dhe nje denoncim nga akuza per keto falje dhe me e keqja as nga ana e qeverise nuk ka.

  • ça gallate
    me kaq krime sa ka bërë?
    vetëm me një vit për krim të ishte dënuar!?
    do të ishte burgim i përjetshëm!!
    këta llogarisin edhe paraburgimet dhe burgimet dhe arratisjen,pra vetëm gjenjnë vite për të ulur,asnjë për të shtuar!!
    normalisht shtohen vitet në rrast arratisje,jo paksohen!!
    ka katër mundësi përse po e lirojnë:
    -ka paguar rryshfet të madh
    -ka kapur dikë për bolesh
    -ka paguar dikush për ta liruar dhe për të larë hesapet me të
    -vitin tjetër janë zgjedhjet
    çfardo që të jetë!?
    është ndyrësi kur llogarit se janë futur njerëz për një lidhe elektrike të jashtëligjshme!
    barsaletë
    dy të paraburgosur
    i pari për një qerre me bar,i dyti për një qerre me drogë!
    jepet vendimi
    i pari në burg,ii dyti i lirë!
    i pari pyet të dytin
    si ka mundësi që unë për bar rri brënda,ti për drogë del jashtë!?
    përgjigjet i dyti
    gjykatësi nuk ha bar,o vëlla!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *