Migjeni për Moikomin

Ornela

Nga Edan Qoze

Mirë se na erdhe në botën metafizike, Moikom, miku im i patakuar por i mirënjohur. Ne jemi të dy anti-dogmatik dhe sui generis, por jemi po aq të njëjtë sa edhe të ndryshëm. Ndryshe nga ty miku im, unë vuajta vetëm për 27 vite, kurse ti vuajte për plot 71 vite! Mos ndoshta kemi bërë gabim që zgjodhëm të jemi idealist të vuajtur? Sa pak dilema paska jeta e vdekshme, po aq sa gishta e një dore të vetme të shkathët. Mendon se ne të dy dolëm të fituar në afat-gjatë, se kemi fituar pavdekshmërinë e De Radës dhe të Naimit?  Studiohem unë në Shqipërinë e shekullit 21, apo thjesht injorohem duke u recituar? Sa ka ndryshuar Shqipëria nga viti 1938, nuk besoj shumë, apo jo?! Lufta totale shkatërruese a i zevendësoi idhujt e fashizmit me ato të komunizmin? Vazhdon të nderohet Zogu që më censuroi librin “Vargjet të lira” që ti e ke cilësuar si Ekuinoksin e Letrave Shqipe? A kanë arritur të rrëzojnë Skënderbeun që të ngrejnë pa limit idhujt pa krena?

Moikom, ah, ti je një qenie e madhe shoqërore, pra, jo thjesht një njeri i vetëm. Sa shumë njerëz të tillë ka vendi dhe bota por janë të shtypur dhe të dhunuar miku im, prandaj kemi Shqipërinë e mjerimit dhe Njerëzimin zombi.  Të falenderoj që tek libri yt më ke vlerësuar si ‘arkitekti i nëndheshëm i qiellit.’ Por mos ndoshta është një oksimoron? Ti ke thenë që letërsia shqipe ka historinë para Migjenit dhe historinë pas Migjenit. Por besoj se tashmë letërsia shqipe ka historinë pre-Moikomiane dhe historinë post-Moikomiane. Nëse unë jam i pari shkrimtar që përmend jashtëtokësorët (alienët) në letrat shipe, ti e ktheve astronominë në letërsi dhe letërsinë në astronomi. Po i bëjmë qejfin njëri-tjetrit më duket? Moikomi im, ti e meriton plotësisht këtë vlerësim, është më e pakta që unë mund të shkruaj për ty.

Që nga viti 1969 e deri më sot ke shkruar shkrime dhe libra për të vërtetat universale që unë i kam përmendur vetëm shkurtimisht por gjithsesi konceptualisht. Sa e shkurtër është koha; sa e pakthyeshme është vdekja fizike. Ti Moikom, si unë, je një shkrimtar i cili ke qenë gjithmonë në atë që quhet ‘Syri i ciklonit’; jemi vlerësuar, por na kanë mohuar. Derrat e kënaqur të kudo ndodhur na kanë frikë sepse jemi të lirë dhe të ditur; sepse i këndojmë të vërtetës dhe jo gënjeshtrës. Ah, miku im, sa dhimbje shkaton e vërteta, por sa vrastare është gënjeshtra! Gënjeshtra të vret fizikisht, mendërisht, dhe shpirtërisht. Gënjeshtra vret kuriozitetin, vret shpresën. Kurse e vërteta të bën njeri. Të shëron mendjen dhe shpirtin, por të tret fizikun ama.

Përsa i përket diturisë, ti Moikom ke avantazh konkurues kundrejt meje; ke lexuar shumë më shumë se unë. Por ndoshta nuk ke avantazh krahasues; unë nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit sepse si ti edhe unë e di që letërsia e vërtetë nuk varet fare nga numri i infinitshëm i botimeve; letërsia e madhe e ka thënë gjithçka me letër kredencialet universale të shpirtit njerëzor. Dituria është fuqi, por pse fuqia dhe politika atëherë nuk janë dituri? Ky është problemi hamletian i gjithë njerëzimit dhe jo vetëm i shqiptarëve! Por nuk duhet të dëshpërohemi, sepse ne ‘të ndaluarit’ me syrin e diturisë në ballë edhe në vdekje jemi gjallë.

Gjithsesi, duhet të jemi realist Moikom. Unë e di që nëse ti do të kishe moshën time do t’i kishe shembur të gjithë idhujt pa krena – dhe ato me koka të meta – me grushtin e dijes. Por mos harro që unë u përpoqa po aq sa edhe Niçja. Nuk e di a ja dolëm të fitonim kundër së keqes, por më mirë që e provuam sepse idhujt pa krena janë shpërfytyrim i natyrës; shkaktojnë katastrofa që zhdukin kombe dhe planete. Idhujt pa krena ëndërrojnë pavdekshmërinë tonë sepse e dinë që janë qenie të shpifura, kufoma lëvizëse që do të varrosen në heshtje të plotë anonime. Pastaj fillon emancipimi. Ah miku im, sa kundër-intuitës është jeta, sa manipuluese është logjika. Prandaj nuk ka liri dhe dituri. Por ka pavdekshmëri, pra ka shpresë. Mirë se na erdhe Moikom.

 

Share This Article
12 Comments
  • Qose,Qose ke per te mbetur.
    Burre qimezi me leshra kerleshur,s`ke per tu bere kurre.
    Kur Migjeni ishte ne moshen tende dhe shkonte pa lejen e familjes te luante futboll,shkonin motrat prapa ne fushe, me peshqire,me carcafe ta mbeshtillnin mos merrte plevitin,sepse Migjeni ishte DYSTROFIK.
    Eshte Nena Natyre qe ben selsxionimin,nuk eshte Regjimi.Zogu nuk e internoi Migjenin ne Tepelene,
    Edhe Enveri deri ne Gymnaziumin e Rrogozhines e internoi Zeqon. Ti Qose po ta kesh baben gjalle,aqi duhet ta dije se qe nga 1972 te gjitha organet letrare,kane qene pushtuar nga Zeqo.
    Po ti je Qose,se po te ishe burre do te sillje ketu ofshamen per nje dif dragua ne malet e Sopotit,qe natyra e paisi me fuqi burrnore,,,NJEMIJE HERE ME I TALENTUAR SE ZEQO,
    Qe nuk e lejuan te mesoje nxenesit
    Qe nuk e lejuan te botoje asnje varg,,
    qe e detyruan te punoje ne minierat e pishkashit,ku bente 2 norma ne dite,se i duheshin leket per te blere libra.
    Natyra e perzgjodhi dif dragua,qe i kercente shkembinjte e Berzeshtes si Dre,.
    E rrezonte lisin me sepate,kur punonte ne sharrat e Stravajt.
    Natyra bujare e paisi me talent,si ujevare,pa u kursyer,por qoset e semure,verdhacuke,langaraqe te burokracise komuniste ,,e vrane.
    SEPSE ISHTE I SHENDETSHEM.
    Ky ishte Bedri Blloshmi,I lindur princ me toke,saraje dhe bageti nga Berzeshtra.
    Nje varg i “Saharase” se tij vlen me shume se 70 veprat e Zeqos,se eshte shkruar me gjak te kuq,
    jo me jerm e me helm.

  • Shkrim i shkelqyer. I mrekullueshmi Moikom Zeqo e adhuronte Migjenin. Ne fakt jane te dy shkrimtaret me gjeniale shqiptare. Seicili eshte i veçante dhe i paperseritshem.

  • Demo-de eshte i vetmi koment qe te pershtatet se ndryshe eshte idiotesi te humbesh kihen per debat.

  • Eshte fjala per poetin Wilson Blloshmi,torturuar dhe pushkatuar nga Diktatura ne 1977.
    Emri Bedri Blloshmi eshte nje lapsus.

  • Moikomi nuk u vleresua nga asnje pushtet, sepse ishte shume i talentuar dhe kishte mendim te lire. Vetem tani, qe nuk eshte me i gjalle, po i bejne vleresimet qe i takojne. A ka ndonje shkrimtar shqiptar qe ka botuar aq shume libra sa Moikomi? Realisht asnje. Duhet te ishte vleresuar sa ishte gjalle, por ne Shqiperi vleresohen vetem servilet.

  • Zeqo jo u trajtua,por u llastua nga te gjithe rregjimet,partite,komitetet,pushtetet.
    Kur shoket e tij te universitetit e fillonin mesuesine ne Kukes,ate e paskan denuar redaktor i Drites,profesor ne gymnaziumin e Rrogozhines,drejtor muzeu ne Durres,Shef i Arsim Kultures ne Kom.Partise Durres.
    Pse nuk thua qe Ilir Hoxhen e paskan persekutuar?
    Ilir Hoxha nuk i arriti kurre keto nivele.Deri ne 90,punoi ne punishten e fabrikimit te mjeteve bujqesore ne Sukth.Dmth,punoi 20 vjet ne fshat.
    Kurse Zeqos i numurohen si internim ato 2 vjet profesorllek ne gymnaziumin e Rrogozhinmes.
    Qe trenat qe vinin nga Fieri,Elbasani,Vlora,Ballshi,perfundonin te gjithe ne Rrogozhine-Durres,edhe sikur te mos egzistonte rruga automobilistike.Po qe i jati enver kushit ishte kasap dhe Zeqo kthehej perdoite me nje cante mish ne Durres. Dhe shoku Enver nuk e harronte Zeqon,ja kujtonte emrin shembullor neper fjalime,se dhe Zeqo nuk e harronte shokun Enver,Cdo liber qe botonte,ja dergonte atij te parit.
    Shoku Enver nuk i kishte harruar lidhjet e hershme me jevgjitet e Libohoves,qe nga koha kur Hoxhatet dhe jevgjitet e bejlereve Libohova thurnin krah perkrah vargje duhani ne pronat e Mufit beut.
    Bejleret i vrau Ay,por jevgjitet i ruajti.
    A e dini kush e persekutoi Zeqon?
    Zeqon e persekutuan Dijetaret e vertete.
    Psh.Arkeologu i Vertete,Babai i Zbulimeve Paleolitike,Neolitike,ne truallin shqiptar,Muzafer Korkuti,,kuurre nuk e pranoi Zeqon per arkeolog.
    Zbuluesi i madh i monumenteve antike te Durresit Vangjel Toci,nuk e duronte dot Zeqon.Ai punonte gjithe veren ne pisk te diellit,vinte Zeqo dhe recitonte llustra,kadife,xhela,hajde llustra boja, Hipokampusi fluturues,Pegasus kreshtekerleshur
    Zeqon nuku e pranuan per gjuhetar Cabej,Domi,Dhrima,Lloshi,Demiraj,se ky kujtonte se do i mahniste me terminologjine.
    Zeqon nuk e pranoi per shkrimtar Ismail Kadare,sado paska nderhyre t`i paguajne honoraret e pabotuara.
    Mos u merzit o Usta,se aty do mbeten si te botuara,si te pabotuara,stive drysh,nuk do ti lexoje njeri,se jane te palexueshme.

  • Vleresoj shume Migjenin dhe vleresoj shume Moikomin. Shkrim i bukur shume. Ndjehemi krenare per keta shkrimtare te shqipes.

  • Respekt e vleresim pa fund per Migjenin dhe respekt e vleresim pa fund per Moikomin. Dy shkrimtaret me te medhenj shqipetare te te gjitha kohrave.
    Dhkrimi i shkelqyer per te dy gjigandet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *