Ka nisur seanca në KPA për Regleta Panajoti, por Panajoti nuk është paraqitur në seancë ditën e sotme.
Ajo i ka dërguar një shkresë KPA-së, duke shkruar se për të seanca është e panevojshme pasi ka paraqitur dorëheqjen si magjistrate.
Panajoti ka dërguar një shkresë edhe KLGJ-së për dorëheqje.
Ndërkohë, Komisioneri Publik është shprehur se KPA duhet të vendosë që edhe nëse do të vendosë për ndërprerjen e mandatit të cilësojë pasojat e nenit G të kushtetutës që për 15 vite të mos pranohet organet e drejtësisë.
Panajoti e ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje në KLGJ më 24 qershor. Megjithatë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi vazhdimin e gjykimit për subjektin.
Gjyqtarja Regleta Panajoti, kandidate për një post në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e marrë me shumicë votash për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti, me argumentin se ajo nuk e justifikon pasurinë dhe nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter.
Dorëheqja nga statusi i magjistratit sjell ndëprerjen e procesit të vetingut dhe ndalimin e subjektit për t’u emëruar në çdo pozicion të sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
l.h/ dita

Rrofsh o z,. Ballhysa. Kjo gjyqtare eshte nga ato te koruptuarat, packa se e mban vehten si per te repte. Fytyre mashtruseje.
Hale,baxhelle,e shëmtuar,hajdute,mashtruese,e korruptuar !