Nga Bedri Zenel Islami
Më, 8 korrik, 59 vite të shkuara, e kam parë për herë të fundit tim atë. Edhe atëherë ishte një ditë e e nxehte, si sot. Ishte zagushi e jashtëzakonshme,dhe, ne banesën tone, buzë përroit të Zaranikës, nuk lëviznin as gjethet e pemëve që ishin poshtë në rrugën e madhe. E mbaj ende në kujtesën time atë ditë, që filloi si diçka krejt e zakonshme dhe përfundoi me një ndarje, të cilën nuk e dinte asnjëri prej nesh. Ai kishte ngurruar të shkonte në atë ditë feste, nuk e di tani në se kishte qenë i lodhur apo gjithçka kishte lidhje me njeriun që kishte i ardhur i deleguar, njëri nga ish zëvendësministrat e punëve të brendshme. Asaj dite, kur e përcollëm, ndonjëri nga ne fëmijët doli në ballkon, ai u kthye edhe një herë nga ne, përsëriti se të nesërmen në mëngjes, në orën gjashtë, do të vinte Galip Mekshi, miku dhe shoferi i tij, të shkonim edhe ne tek ai, në atë festëmort.
Nuk e dija asaj kohe se çfarë misteri kishte mbështjellur rreth vetes im atë, çfarë kishte në atë burrëdjalë, i cili sapo kishte bërë të 36 vitet, dhe çuditërisht kishte pas vetes edhe një emër të dytë. Dëgjoja herë pas here që dikush e thërriste “Zeneli ” i Migjenit, një tjetër i fliste si të kishte para vetes Lulin e vocerr, por aso kohe këto ishin krejt të panjohura për mua. Isha ende 10 vjeçar, sapo kisha përfunduar klasën e tretë të fillores, në një shkollë që nuk e harroj kurrë, me emrin e Sul Misirit, kisha pasur një mësuese të mirë, të vockël në shtat, Shegush Trungu, disa shokë e shoqe që edhe pas kaq viteve nuk i kam harruar, Besën e mençur nga familja e Duhanxhive, Pandin e lëvizshëm, Reshitin e urtë…pra nuk dija më tej se kjo. Në klasën e tretë më duket se kishim folur për Lulin e vocërr, por kjo nuk më lidhte në asgjë me njeriun që kisha në shtëpi, që kthehej mbrëmjeve i lodhur, e megjithatë gjente kohën e duhur për ne, nuk më thonte asgjë për njeriun që dilte të shëtiste rrugëve të qytetit, jashtëzakonisht i dashuruar, që, megjithëse kuadër i lartë, si thuhej aso kohe, i pëlqente të shkonte të vallëzonte dhe që, çuditërisht, megjithëse kishte pak kohe që ishte kthyer nga studimet e larta për filozofi në Moskë, nuk kishte asnjë nostalgji, veç disa fotografive.
Edhe kur iku asaj mbrëmje, e premte si sot, nuk mund ta mendoja se një ditë më pas, pasi do merrja mandatën nga disa njerëz të panjohur, krejt të panjohur, që flisnin për armë dhe vrasje, nuk mundja pra ta mendoja se nuk do e shihja më, se ai largim i beftë, më shumë i detyruar, kishte qenë ikje pa kthim, pa një ardhje tjetër.
Ne i njihnim hapat e tij, e ndjenim ardhjen, pas asaj dite nuk do të kishte më as ardhje, as trokitje, asgjë. Megjithatë do të ngelte më shumë se një ikje të zakonshme, ajo do të zgjonte enigmat e saj që në fillesën e ditës së shtunë, do të zvarritej pas ngjarjeve, kohërat ishin të tilla, pastaj do të bëhej gjithçka e më e qartë, do të dilnin njëra pas tjetrës të vërtetat, që sado ishin të hidhura e të paraditura, nuk do të sillnin qetësimin e shpirtit.
Pak ditë më parë, në familjen time, në Shkodër, trokiti një njeri, i cili kishte ardhur nga qyteti ku kishte ndodhur vrasja. Kishte telefonuar pak ditë më parë, kishte thënë se e di të vërtetën dhe e vërteta që qëndron pas një vrasje është gjithnjë e trishtueshme. Nuk e di në se jam ndjerë më i lehtësuar nga kjo. Kurrë nuk i kam dashur vrasjet. Nuk e di nëse njerëzit e mi të dashur,në qytetin tim, janë ndjerë më të lehtësuar. Në fund të fundit gjithçka ishte ajo që dinim. Disa plumba në trupin e një 36 vjeçari dhe një tjetër në anën e majtë të ballit, nuk linin vend për mëdyshje.
Por nuk është vetëm kjo. Disa vite më parë, kur isha jashtë Shqipërisë, mik në një familje, e cila për mua ishte tepër e nderuar dhe ku më kishin pritur disa herë si një mik i rrallë, për të mos thënë si vlla,e për më tepër kishin vënë gjithçka në dobi të luftës në Kosovë, pjesë e së cilës isha, pas një pyetjes sime rutinë, pse e zonja e shtëpisë ishte veshur me të zeza, më thanë se i kishte vdekur babai pak ditë më parë. Më thanë emrin. Ishte njëri nga ata që kishte qëlluar mbi tim atë. Natyrisht që e bija e tij, 38 vite pas ngjarjes, as që nuk e dinte dhe as nuk i thashë. U ndamë, nuk jemi takuar më, jo nga mosdëshira, por jeta eci kështu.
A kam mllef në veten time? Kjo është pyetja që më kanë bërë më së shumti shumë nga miqtë e të njohurit e mi.
Për cilin të kem mllef? Në se fjala është për sistemin që shkoi, mostrat që e bënë edhe më të rëndë nga sa ishte, natyrisht që po. Në se fjala është për njeriun që më kishte pritur si vllain e saj, pa e ditur historinë mes prindërve tanë, sigurisht që jo. Jo gjithmonë faji i prindërve duhet të bjerë mbi kokat e fëmijëve, jo gjithnjë mllefi i një brezi duhet të bjerë mbi një brez tjetër.
Por nuk ishte ky qëllimi i këtij shënimi. Nuk mund të rrija pa thënë diçka, aq më tepër kur përmes internetit marr shënimin se në qytetin e lindjes së tim eti, në Pukë, organet shtetërore dhe intelektualët kanë vendosur të përkujtojnë 50 vjetorin e vrasjes së tij. Ai i takonte atyre, mendoj se i takon edhe sot.
Përse është shënimi im, që merr jetë nga një largim 50 vite më parë, pikërisht si sot, e premte, 8 korrik.
Së pari desha të rikthej çështjen e dinjitetit. Miqtë e mi e dijnë se pas ngjarjes, nënës sime iu kërkua ta mohonte tim atë, ose do të dëbohej nga jeta. Ajo pranoi dëbimin, nuk e deshi mohimin dhe nuk e ka bërë kurrë. 9 vite pas ngjarjes, Enver Hoxha, kur ishte në Pukë, bëri gjysëm rehabilitimin e tim eti. U vendos një foto në muze, u vendos të flitej nën zë, nuk quhej më tradhtar. Në heshtje ishin të gjitha, sepse zyrtarisht nuk u bë gjë. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim pasur mohimin e tij…do të ishte rrënimi i vlerave.
Ndoshta kjo do të ishte një kujtesë për njerëzit, që në momente të veçanta pranojnë dhunimin e vlerave dhe të dinjitetit për një copë më shumë pasuri, për pak pushtet, për tëp pasur diçka më tepër…vitet do të ishin ndërkohë, ata do të kenë më shumë pasuri, do të jenë më të rrethuar nga pasuria, por natën vonë, kur ende nuk kanë fjetur mbi çarçaft e mëndafshtë, bijtë e bijat e tyre do të kenë në nënvetdijen e tyre , mendimin se po flejnë mbi përhumbjen e dinjitetit. E atëherë…
Do të kishte edhe një kujtesë tjetër..ajo që ka lidhje me ndjenjat…mendoj se është pikërisht ndjenja që i lidh më tepër se gjithçka tjetër njerëzit që kanë një jetë të përbashkët, edhe kur njëri prej tyre nuk është më. Ne kemi mësuar të harrojmë, jemi bërë simbol të harresës…mjerisht.
Disa vite më parë, gazetarja Mirela Oktrova bëri një emision të veçantë, më tepër një film dokumentar për nënën time. Asaj i mbetëm në mendje fjalët e saj, kur e pyeti përse nuk e mohoi , që të mund të kishte një jetë më të mirë. Për dy arsye, u përgjegj ajo, isha e bindur se ishte njeri i pastër, i drejtë e fisnik, dhe , së dyti , e doja me shpirt. Edhe sot, e dua me shpirt.
Në Kosovë kam patur dy miq të jashtëzakonshëm, Fehmi dhe Xheva Lladrovcin. Punuan sëbashku, luftuan sëbashku dhe u vranë sëbashku, me 22 shtator 1998. I kishin dhënë fjalën njëri tjetrit se jetën dhe vdekjen do i kishin sëbashku dhe , të gjithë ata që i kanë njohur, kanë qenë të bindur se do të ndodhte kështu.
E solla këtë shembull për të treguar se ngjarja e filluar 51 vite më parë, nuk ishte një rast i vetëm dinjiteti…ishte njëri ndër të shumtët.
Edhe pas 60 viteve dikush do të kujtohet për dinjitetin e atyre që shkuan. Mos e paçim fatin e mos ja bëfshim vetes të keqen për të mbajtur mend si njerëz që shkuan pa lënë gjurmën e tyre, sado pak të dinjitetshme e kurrë pa të…

Para pak javesh e kam marre vesh qe Bedri Islami qenkesh biri i “Lulit te vocerr” te Migjenit, Zenel Islamit. Fati tragjik i te atit ka lene -duket- gjurme tek Bedriu. Diktatura e kaluar eshte ndjere ne tere qenien e Bedriut femij. Sa dhe kur u rrit e deri me sot ai edhe si gazetar perpiqet te preke ceshtje te ndryshme, ti ferkoje nga pak, sikur po i perkedhel, por jo ti trazoje me rrenje e tu nxjerre vulgun atyre, sic bente skalitesi i te atit, Migjeni i tij dhe yni bashke!
Ore Gzim, “po lyp kos te gabeli” po edhe i biri Bedriu i ka trasheguar genet komuniste nga i ati.
Ma gjej nje artikull te shokut Bedri qe demaskoi platesisht rexhimin e Enver Hoxhes….
Ne kete bote idete dhe opinionet nuk nguliten me dhune. Edhe ne qofte se gazetari Bedri ka simpati per kohen e kaluar, apo E. Hoxhen, eshte mendimi i tij. Dhe mund ti mbroje. Nuk ka nevoje te marre mendimet e mia e te tjetrit. Por problemet qe cek, vetem ca i prashite lehte, fare pak, si te kete frike mos u del rrenja bimeve! Gazetari i mire eshte ai qe, po si bujku i mire, e fut belin thelle.
Si dhe pse e kane vrsre te jatin e Bedtiut di gje kush?
Bedri, shumë fjalë shkruajte por nuk mora vesh ku doje të.dilje …
Tom, ja dy linke nga youtubi, qe tregojne zhdukjen e mistershme te te atit! Ndoshta i vrare, apo i nisur jashte si agjent!? S.d.q., familja mbeti pa burrin e shpis. Keto tragjedira preknin asaj kohe mjaft familje!
https://www.youtube.com/watch?v=kpKTK5F9Mbs
https://www.youtube.com/watch?v=H8UWMziXIAw
Per Zenel Islamin me fliste me nderim im Ate.
Bedriu mos merret me intriga kunder luftatareve te UCK,por TE SHPALLE BOTERISHT shkaktaret e vetvrasjes se Zenel Islamit,me emra dhe mbiemra..
Apo e tmerrojne emrat e tyre?
Bidri Islami eshte nje intelektual i rrarre qe ka pasur dhe ka Shqiperia.Ai ka qene figura kryesore unifikuese e UCK.Kontributi i Bedriut eshte i jashtezakonshem,eshte madhor ne clirimin e Kosoves.Edhe pse ja vrane te jatin, ai nuk akuzon direkt askend,ate gje e dine ai me se miri.Kultura dhe emancipimi jane vlera qe e karakterizojne Bedriun dhe familjen e tije.Ky “gjoni”me larte eshte nje ujke qe do mjegull…
I nderuar i z.Befri.Nuk e kuptova si duhet shkrimin Tuaj