Opozita braktis komisionin e Ligjeve, PD: Maxhoranca të tërheqë draftin

anazapta

Opozita braktisi dje Komisionin parlamentar të Ligjeve, pasi i kërkoi maxhorancës të tërhiqet nga paketa antikorrupsion. Ndryshimet e ministrisë së drejtësisë në kodin e procedurës penale dhe ligjin atimafia, sipas demokratëve janë hartuar në mënyre jo transparente, dëmtojnë luftën kundër korrupsionit. Shembull i dështimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, sipas tyre është vrasja e gjimnazistit në Durrës. “Këto dy projektligje të tërhiqen nga qeveria dhe të rimerren në shqyrtim prej saj dhe ti riparaqesë ashtu siç duhet. Në këtë formë siç janë nuk mund të aprovohen, por për ti bërë dëm kauzës së përbashkët për të luftuar korrupsionin”- tha Bylykbashi.

“Siguria publike këtu ka rënë, ndaj ne nuk mund të rrimë këtu përderisa policia nuk mund të mbrojë jetën e fëmijëve nëpër shkolla. Ne do shkojmë të gjithë atje”- tha Halimi.

“Kjo është zgjidhja juaj, bojkoti është bërë tashmë zgjidhja juaj. Nuk mendoj që është zgjedhje politike e përshtatshme, dhe në raport me qytetarët. Ju i keni vënë qytetarët në mes sheshit “Skënderbej”-tha Xhafa.

Javën e ardhshme, për ndryshimet ligjore që kalojnë korrupsionin  për hetim dhe gjykim tek krimet e rënda, do të kërkohet dhe opinion i prokurorisë dhe gjykatave. Ndërsa OPDAT dhe OSBE deklarohen kundër kësaj lëvizjeje kompetencash. Komisioni Europian këshillon shtohet numri i prokurorëve dhe gjykatësve tek krimet e rënda. Para largimit mes deputetëve Islami dhe Qefalia, dikur të së njëjtës parti, pati dhe një moment tensioni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *