Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se 8 persona kanë humbur jetën dhe 198 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Me shifrat e sotme, bilanci i përgjithshëm i personave të infektuar deri më tani ka shkuar në 7,975 persona nga 3,828 testime të realizuara, ndërsa prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numri total i viktimave ka shkuar në 376 persona.
Lajmi i mirë është se në 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 120 persona duke e çuar në të 4,080 tjerë numrin e përgjithshëm të pacientëve që janë rikuperuar. Po ashtu sipas të dhënave bëhet e ditur se në gjendje kritike për jetën janë 55 pacientë.
l.h/ dita
