Financimi i sekteve fetare, SPAK nis hetimet pas tragjedisë në Kombinat

J L

Tragjedia e Kombinatit, ku nënë e bijë humbën jetën përmes vetëflijimit dhe vajza tjetër e familjes arriti të shpëtojë ndonëse është ende në gjendje të rëndë, është kthyer në kryefjalë e të gjitha institucioneve ligjzbatuese në vend.

Pas veprimeve të para që janë kryer nga Policia e Shtetit, veprimet hetimore po kryhen nga një grup prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës.

Në fakt, ngjarja e kombinatit, po hetohet nga organi i akuzës së kryeqytetit, ndërsa hetimet e thelluara për financimin e sekteve fetare në Shqipëri janë pjesë e një dosjeje që po grumbullohet me të dhëna dhe do hetohet më tej nga SPAK.

Si financohen, kush i financon, si qarkullojnë paratë në emër të sekteve, apo organizatave të tjera fetare, si kryhen pagesa për të punësuar full time, apo part time, si operohet me dërgesat jashtë, paguajnë tatime në shtet apo jo edhe nëse janë organizata jofitimprurëse, kanë apo nuk kanë nipt e shumë të tjera si këto janë pjesë e një hetimi që sipas SPAK pritet të zgjasë në kohë, por që do të ketë një sqarim të plotë për funksionimin e tyre.

Prokurorët e SPAK ngrenë si shqetësim ligjshmërinë e këtyre sekteve, teksa i referohen dy neneve të Kushtetutës për të drejtat e njeriut lidhur me fenë, por nga ana tjetër do të marrin në konsideratë detyrimet ndaj institucioneve, pavarësisht sesi janë regjistruar.

SPAK gjithashtu vë në dukje, se po punohet bashkarisht edhe me Gjykatën e Tiranës dhe Komitetin e Kulteve për të pasur një listë të plotë të emrave të sekteve apo organizatave dhe përfaqësuesit e tyre ligjore.

Sipas ligjit për Organizatat Jofitimprurëse në Shqipëri, regjistrimi në Gjykatë është institucioni që ligjëron aktivitetin, por ka disa detyrime për këtë. Së pari, duhet të ketë një adresë fikse, qoftë edhe hyrje apartamenti, duhet të ketë një statut, bord, ose drejtor; thënë ndryshe përfaqësues ligjor.

Kaq kërkon Gjykata, por më pas, ligjërisht aktiviteti ushtrohet duke respektuar ligjin dhe kryer regjistrimin në degën e tatimeve për pajisjen me numër nipt.

Ndaj SPAK po kërkon të dhëna të plota nga Gjykata e Tiranës, Komiteti i Kulteve dhe Dega e Tatimeve. Sipas burimeve hetimi do të përfshijë fillimisht Tiranën e më pas do shtrihet në rrethe të tjera të vendit, ku këto sekte apo organizata mund të kenë filialet e tyre.

Në kuadër të hetimeve ka mbërritur edhe një shkresë në Polici nga SPAK, me kërkesën për të vënë në dispozicion të gjitha hetimet qoftë edhe në rrugë operative për rastet kur Dëshmitarët e Jehovait, apo sekte të tjera janë vënë në qendër të vëmendjes, si shkak për vetëvrasje të ndryshme në Tiranë dhe jo vetëm.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • O SPAK ! O Ju pjerdhsha trute ! Pse Ju jeni ngritur si
    instituciion per t’u marre me disa te shkalluar nga trute?!
    O mjere Ju ! SHBA dhe BE investuar me miliona dollare
    per Reformen me Drejtes dhe Ju si komponent I saj te
    merreni me luftimin e korrupsionit ne Drejtesi dhe ne po-
    litike,ndersa Ju merreni goxha burra me dhe pa mustaqe
    dhe mjekrra per te hetuar 2-3 fatkeqe qe te semura dhe
    te marrosura nga “Magjia e Zeze” flijuan kot se koti per
    trute e kokes jeten e tyre. Dhe myteberet e SPAK-ut nuk
    I mjaftojne 35 mije dosjet qe Kane mbi tavoline dhe qe flejneper vite te tera sepse zagonjoreve nuk I dilte Koha per
    mbledhjen e parave te bordeve (12 borde bente pjese
    i PAUDHI) por do merren me sektat percudnuese fetare
    qe Kane coroditur nje pjese te shqiptareve qe duke mos
    gjetur alternative tjeter ne kete vend te pashprese kane
    gjetur “refuxhio” me keto sekta te “Magjise she Zeze”
    JO, Zoterinj te SPAK-ut Ju u krijuat per te ndjekur njere-
    zit e korruptuar ne Drejtesi dhe me politike dhe jo per llogje kavaje ! Turpi Ju mbulofte ! Po talleni jo vetem me
    shqiptaret dhe nderkombetaret ! Ku e cuat dhe pse e
    cuat LLallen ne “Kalendat Greke” ? Sebepi Juaj I turp-
    shem :”Nuk ka prova per larje parash” ? Po per ha e to-
    kes me ullishta qe I mori kriminelit qe nxorri nga burgu ?
    A nuk eshte kjo nje prove, Zoterinj te SPAK-ut ? Edhe
    juve Ju ka verbuar syte korrupsioni por ditet t’ja hidhni
    bukur fort komisionereve permes dredhive te tuaja e hi-
    leve ku nderkombetare as Jane mesuar dhe as Ju shkon
    ndermend kurre ! Lini dallaveret dhe futuni punes,ndry-
    she nuk do te jete e larget DITA kur edhe Ju do te per-
    fundoni ne gjrizet e ujrave te zeza te Historise,si ata qe
    then zverkun per te mos u kthyer me kurre ne kolltuqet e
    Antidrejtesise….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *