Valencia nxirret në shitje

anazapta

Kriza ekonomike e viteve të fundit ka prekur edhe klubin e futbollit të Valencias, që tashmë është vënë në shitje për shkak të mosshlyerjes së një kredie të marrë që nga viti 2009. Banka Spanjolle, e cila që nga muaji gusht është bërë pronare e vetme e klubit, për shkak të moskthimit të kredisë nga shoqëria, që kap shifrën e 81 milionë eurove, ka vendosur ta nxjerrë Valencian në shitje. Shoqëria bardhezi, për të mos rrezikuar falimentimin për shkak të borxheve që shkojnë deri në 300 milionë euro, po kërkon pronarë të rinj dhe të besueshëm, për t’i kthyer lavdinë klubit që ka fituar gjashtë tituj dhe shtatë kupa në Spanjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *