Një manastir ka përsosmëri,
ka dashuri të plotë vllazërore,
në manastir s’ka makutëri,
dhe kurthe të racës njerëzore..
Një manastir ka përsosmëri,
paqe të pafundme qiellore,
në manastir nuk ka djallëzi,
po bota jashtë është djallëzore.
Një manastir ka përsosmëri,
jeta lëviz si orë e magjishme,
aty s’lufton askush për pasuri,
por bekohet buka e përditshme!
Një manastir ka përsosmëri,
aty kokulur ecën dituria,
po jashtë ka kob e babëzi,
sa bota vetë lëviz nga babëzia.
Kam një adhurim të pakufishëm
për murgjërit me dituritë shekullore,
askush nuk do të bëhet i lavdishëm,
mallkim i madh i racës njerëzore.
Janë shumë që duan lavdinë,
para e pushtet medoemos,
për këtë e shtypin vegjëlinë,
dhe e bëjnë jetën një kaos.
Në manastir ka paqe sublime,
aty asnjë vlerë s’ka paraja,
po në qeverira bëhen krime,
krime dhe hatara të mëdhaja.
Në manastire s’ka vlerë pasuria,
tjetër pasuri veç Zotit ata s’kanë,
porse jashtë copëtohet njerëzia,
mbasi Zot të vetëm ka paranë.
Pasanikët Zotin vetë e tallin,
dhe nuk dinë aspak se qeshte pendimi,
dhe paraja-një shpikje e djallit,
është në themelin e çdo krimi.
Se paraja krejt të transformon,
dhe pse kur e ke ndihesh më burrë,
por paraja krejt të robëron,
dhe nga kthetrat s’të lëshon më kurrë!
Esht’ si vrimë e zezë babëzia,
sa dhe miliardi duket kot,
për ta shtuar vritet njerëzia,
para asnjë krimi s’ndalet dot!
Babëzia s’do t’ia dijë për ligjet,
ligjet dot nuk i bëhen frerë,
dhe ta dijë se në ferr do digjet,
babëzia s’ndalet asnjëherë!
Babëzia në të gjithë planetin,
ka në fakt parametra fiks,
po në çastin që merr dhe pushtetin,
nuk ësht’ tmerr-po apokalips!
Në manastire ka shume barazi,
edhe kushte krejt të barabarta,
por jashtë bota ka shumë barbari,
barbari nga qarqet më të larta.
Asgjë mos besoni verbërisht,
Se s’shikon asgjë kur je verbuar,
Por kjo botë ku lindëm rastësisht,
është pa zemër dhe e deformuar.
Ajo është aseti i hajdutëve,
ky ka qenë trendi i përjetshëm,
ajo është parajsa e makutëve,
dhe e qelbanikëve të pushtetshëm.
Para syve e kemi matricën,
që nuk ka ndryshuar mijëra vjet,
Ku pakica rrjep e rrjep shumicën,
dhe e mban të shtypur me çdo mjet!
Se makutët bëjnë aleanca,
ushtarake edhe politike,
por unë them-jo nga injoranca,
për të mbrojtur pasuritë biblike.
Manastirin si pikë referimi,
nuk e mora kot në këtë rast,
se ai dhe rendi-njerëzimi,
qind për qind janë në kontrast.
Manastirin si pikë referimi këtu
nuk e mora kot së kotit,
se pret bota edhe njerëzimi
që të vijë Mbretëri e Zotit!
Dje dhe sot edhe kurdoherë,
atë mbretëri e kemi pritur,
duke shpresuar se drapri do bjerë,
dhe do shembet çdo i babëzitur.
Po nëse vonohet Perëndia,
s’mund ta lëmë botën siç e gjetëm,
mund të ngrihet vetë vegjëlia,
të ndryshojë fatin edhe jetën.
Realisht po flas për rebelimin,
mbi makutët dhe mbi babëzinë,
që mund ta ndryshonte njerëzimin,
dhe njeri do bënte njerinë!
Ju kuptimin tim të poezisë
si të doni e interpretoni,
po dhe Mbretërim i Perëndisë
është njëlloj si revolucioni!
A Duka

Shiko ne Netfliks filmln Borgias kushtuar pape Aleksander dhe Bordellot e getot do te te dukeshin kopeshte te lulezuara
Rrespekte i madhi Arben Duka , poezit e tua te tera jan brilante dhe kan nje domethenie te madhe , te jesh patriot i vendit tend esht vertet HYJNORE . rrespekte i madhi Arben Duka.
Sikur ne kohe te Dulles, Manastir te kerkoje,
ti or Benko djali, me vrap ne Spac do shkoje,
sikur te hante kurrizi e ahere Manastir te doje,
ditet, muajt e vitet atje ne hapsane do ti kaloje,
Benko, ti pra qe per Manastiret na paske mall,
hiq dore nga malli per Dullen se del krejt budall.
Manastiret jane per popullin e Perendise e jo per mbetjet mongole.Merru me ndonje fe tjeter sepse sje i kesaj vathe.