Pas Gjykatës së Posaçme “infektohet” nga Covid-19 edhe Gjykata e Apelit, reduktohen seancat

Ornela

Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Stafi i Gjykatës, do të punojë me orare të reduktuara.

Po ashtu mësohet se disa anëtarë të stafit të Gjykatës janë karantinuar në banesat e tyre.

Ende nuk është e qartë se si është infektuar Gjyqtari dhe nëse ka patur kontakte të shumta ose jo.

Sakaq edhe vetë ky institucion ka reaguar duke njoftuar se seancat në Gjykatë do të reduktohen dhe do të shqyrtohen vetëm çështjet emergjente.

“Ju beje me dije se Keshilli i Gjykates se Apelit Tirane , sot ne daten 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarise gjyqesore, duke u gjykuar vetem ceshtjet emergjente, per shkak se nje punonjes i kesaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid 19”, thuhet ne reagimin per mediat.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *