Finalja e madhe e “re-debate 5.0 – rigjallërimi i kulturës së debatit”

Ornela

NGA Dr. Aida Zhupa

Organizata Liburnetik zhvilloi për të tretën herë rradhas Kampionatin Kombëtar të Debatit në kuadër të projektit “Redebate 5.0” ose “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit “. Ky realizim u bë i mundur falë mbështetjes së fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, mbështetjen institucionale të MASR dhe në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar. Qëllimi kryesor i këtij formati është promovimi i kulturës së debatit në Shqipëri, tek të rinjtë e shkollave të mesme, duke zhvilluar tek ata frymën konstruktive dhe të menduarit kritik, etikën në komunikim, bashkëpunimin në grup dhe tolerancën, si vlera të qytetarisë aktive. Kultivimi i etikës në komunikim është mjaft i rëndësishëm në ditët tona, ku modelet që ofrohen nga media dhe politikanët shqiptarë, kanë ndikuar negativisht në të gjithë opinionin shoqëror dhe veçanërisht tek të rinjtë. Hapësira e debatit në formatet televizive është e zënë tërësisht nga politika dhe “ekspertët” e saj, që me shembullin e tyre keqedukojnë të rinjtë dhe nxitin tek ata agresivitetin dhe imoralitetin politik. Kjo çon në dekurajimin e individit të lirë dhe kritik dhe asgjësimin e dëshirës së tij për t’u përfshirë në çështje me interes për shoqërinë.

Programi Re-debate 5.0, pikërisht, synon të ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë komunikuese, duke inkurajuar tolerancën dhe respektin mbi idetë e ndryshme, për të thyer tabutë dhe paragjykimet që iu vijnë nga edukimi dhe shoqëria. Nga ana tjetër, projekti synoi rritjen e interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet me vlerë aktuale, si integrimi Shqipërisë në BE, zhvillimi i turizmit dhe ndikimi i tij mbi turizmin, etj., duke kërkuar gjetjen e argumenteve pro dhe kundër këtyre temave.

Kjo ndihmon të kapërcehet hendeku i madh që është krijuar mes potencialit intelektual të të rinjve dhe aftësisë shprehëse të tyre, për të debatuar duke përdorur të menduarit kritik. Po ashtu, ky projekt edukon elitat e ardhshme aktive të shoqërisë.

Formati i Re-Debate 5.0 i organizuar nga Liburnetik, është realisht një nga aktivitetet më të bukura dhe më të vlefshme të zhvilluar vitet e fundit në Shqipëri, ku përfshihen të rinj nga e gjithë Shqipëria në një kompeticion shumë interesant dhe transparent.

Është vërtetë një punë për t’u lavdëruar, që la një shije të mirë tek të gjithë, por veçanërisht tek nxënësit, të cilët fituan aftësi të reja nga ky konkurrim. Organizatorët dhe moderatorët, Ergys Grezka (Drejtor i Projektit Re-Debate) dhe Aspasjana Kongo (tashmë në pozitën e zv/ministres së arsimit), e organizuan me shumë kujdes dhe profesionalizëm kwtw format. Po ashtu, vlerësimi nga juritë përkatëse ishte korrekt dhe transparent. Organizimi, duhet theksuar, nuk ishte i thjeshtë në kushtet e distancimit social, në të cilat vazhdojmë të jemi. Për këtë arsye, konkurrimi u zhvillua në platformën zoom. Megjithë dyshimet e fillimit dhe vështirësitë teknike, metoda rezultoi e suksesshme, madje pati disa anë pozitive, që i siguron si gjithmonë përdorimi i teknologjisë. Kështu debatet mes shkollave mund të ndiqeshin live nw rrjetet sociale tw Liburnetik. Kjo mundësoi përhapjen e informacionit dhe përfshirjen e një numri të madh nxënësish, mësuesish, prindërish dhe të interesuar të tjerë, që të ndiqnin live debatin. Nga ana tjetër, skuadrat kishin mundësi të ndiqnin ecurinë dhe progresin e njëra-tjetrës, për të mësuar më shumë rreth argumenteve të dhënë dhe për të njohur më mirë strategjinë e “kundërshtarëve”. Gjithsecili kishte mundësi t’i rikthehej sa herë të dëshironte videove, për t’i riparë dhe për të nxjerrë konkluzione. Po ashtu, ky format i ndihmoi të rinjtë të zgjeronin njohjet e tyre me moshatarë të rretheve dhe shkollave të ndryshme, duke ndarë mes tyre mendime, qëndrime dhe opinione të ndryshme.

 

Pas një rrugëtimi të gjatë, për më shumë se 1 muaj, ditën e shtunë, më 11.07.2020, u zhvillua faza finale e kampionatit kombëtar RE – Debate 5.0, ku përballë njëra – tjetrës qëndruan dy shkolla të mesme: gjimnazi jo-publik New York High School, Tiranë dhe gjimnazi publik Ibrahim Rugova, Kamëz. Trofeun e debatuesve më të mirë e mori shkolla Ibrahim Rugova dhe fitues të vendit të dytë në rang kombëtar ishin nxënësit e New Yorku High School. Duhet theksuar, se ishte hera e parë në tre vjet kampionat, që një shkollë jopublike arrinte në finalen e madhe dhe kjo pas debatimeve të afro 50 shkollave të mesme të Shqipërisë, nga 17 qytete të ndryshme të vendit. Kjo falë përkushtimit dhe përgatitjes së tyre në këtë kampionat. Të dyja shkollat u vlerësuan nga juria për cilësinë e debatit, etikën dhe qytetarinë që treguan në respektimin e njëri-tjetrit, duke arritur kështu qëllimin e këtij organizimi. Edhe pse, tematikat që iu takuan të diskutonin ishin sfiduese për moshën dhe përvojën e tyre, të dyja skuadrat ia arritën me sukses të organizonin debatin si në nivel skuadre, ashtu edhe në përballjen mes liderëve. Këta të fundit, treguan thellësi mendimi dhe argumentim bindës, duke ndjekur vijën e logjikës së kundërdebatuesit, duke iu shtuar pikë skuadrës së tyre. Përballja ishte plot emocion dhe i mbajti peshë të gjithë, duke ia vështirësuar punën jurisë në përcaktimin e fituesit.

Një ndihmë e madhe për nxënësit ishin mësuesit udhëheqës dhe drejtoritë e shkollave, që u përfshinë me përkushtim dhe përgjegjësi në këtë aktivitet dhe që duhen përshëndetur për mbështetjen e tyre.

Ju urojmë të gjithë nxënësve dhe shkollave pjesëmarrëse në këtë konkurrim, suksese të mëtejshme në rrugën e gjatë të sfidave, që jeta do t’iu ofrojë, rrugë të cilën ata e kanë nisur në mënyrën më shembullore të mundshme. Do jenë këta të rinj kaq të formuar dhe të përgjegjshëm, që nesër do të ndikojnë me veprat e tyre, në progresin e këtij vendi. Duke ndjerë një krenari të ligjshme, njëkohësisht na lind shpresa se e ardhmja e këtij vendi, në duart e këtyre të rinjve, do të jetë më e mirë!

Share This Article
2 Comments
  • Ishte nje pervoje e mrekullueshme edhe pse ne kushte pandemie. Bravo organizatoreve! Shpresojme te organizohet perseri vitin tjeter.

  • Eshte vertete nji Debat qe duhet te zgjoj interesin e gjithe shoqerise,eshte me shume se i nevojshem ,
    per te ardhmen e shqiptareve ,qe neser ,rinia mos te
    pesoj Shok Kulturor ne perballje me moshatart e tyre
    Europiane etj ne kte Bote.
    Le te bejme motto te shoqerise tone :

    Me shume Etik se Estetike !
    Pikerishte kte teme diskutonim para pak minutash ,
    si shqiptare ktej ne Europe.
    Eshte nji Teme qe duhet te rrembej mendjet e shqiptareve kultura e komunikim ,

    Komunikimi i Kulturuar qe s’lejon dh perjashton strikt ,
    dhunen Mentale
    – ku shum Fjal nga Fjalori i perditshem

    ne komunikime duhet te Shpallen NonGratta
    ne Shoqerine Shqiptare .
    —–

    Mos e ekzagjroni tani ,kte Teme ,ju lutem ,
    nderhyri skeptiku i tavolines tone .
    Rilindja kerkoka revolucion kulturore ha haa .
    shtoj me ironi miku yne .
    -Me lejoni t’ju bej nji korigjim te vogel (ndrehyri tjetri )
    le ta quajm # Revolucion Shoqeror ,ku ne qender te Temes,
    qendrojne Vlerat e Shoqerise .

    Ne fund te fundit ,cdo Gjeneracion ka nji Qellim ne Jete ,do te realizoj dicka ,,,qe e con perpara shoqerine – vendin , te kontriboje
    dhe Rilindasit jane ne Korsin e duhur me kte Teme .

    – Po pooooo !!!!!!!!!!!!!
    -perseri Skeptiku (qe si gjithmone s’i mungojn Tavolinave Shqiptare . Dikush do dali kunder rrymes ,njlloj se per cfar debatohet 😉 )
    – Ne ate Korsi qe hecen Rilindja arrihet ne Xerro Drejtesi .
    Mendoni ju se pa Ligje pa denime ,
    pa Reformen ne Drejtesi

    do rrihet kjo qe pretendoni ju ???????
    Ksaj i thon Willkommen U T O P I !
    hahaah – po me beni me qesh .
    Shif mer se cilin ke Preident ,pastaj godisni ajrin me fjalet tuaja .
    – Ndoshta dhe kjo mundet te ket ndikimin e vet ,
    nderhyra ,por sidoqofte duhet par me optimizem dhe
    ky fillim Debati -5-0 – eshte nji Amin i mire per Shqiperine , per te Ndryshuar Pozitivishte.
    -Ne nji Bote ,te infektuar nga injoranca e

    Non Sensi-

    i cili eshte fitorja e injorances e dhunes vullgaritetit e banalitetit ne nji shoqeri ,
    mbi Kulturen qytetare ,
    mbi Arsyen ,

    mbijton vetem e Shendeteshmja .
    Vlera Njerezore …

    Qysh kur shpertheu Epidemija sb ,vec te tjerash ,
    ne humbem qendrimin qytetare ne kte shoqeri ,
    qe sot
    s’e has ne asnji vend .Regimin Qytetare si dikur vs cfaqeve
    e veprimeve negtive ne shoqeri .
    Humbem Principet ,idealet qytetare,
    humbem krenarin ne komunikim si dikur ne monizem,
    dhe bem nji Retro ne kulturen mesjetare

    pra humbem ate nder,
    duke u shndruar ne nji shoqeri egesirash i m o r a l e

    Pa Moral ,nuk funxionon anjigje :
    Shtet !
    Shoqeri !
    Politike !

    – prandaj mos me shiko ashtu ,e mos me pyet perse ?

    – Hey shoku – s’ju durua perseri Skeptikut .
    Ti flet per Revolucion ,
    flet per Ndryshim .
    Ne ate Shqiperin tende ,asnjeri nga kto te dy-ja
    nuk behet ,me fjalet tuaja ,
    por me Force.
    A s’i ka arritur kto Standarte kjo Eu me Force .
    Ndryshimi s’vjen me fjale .
    Por i imponohet me force Intitucionit te Drejteise dhe Shtetit ,te cilat kane humbur tahme , cdo ndergjegje e pergjegjesi vs popullit dhe Institucionit qe P e r d o r i n !

    Ne ate vend ,nuk Protestohet asnjiher per Vlerat ,

    per Drejtesi e per Jeten , Sektet e kan futur ne Vathe
    te shoqeri lene ne meshir te uqerve ,ju doni Debat !
    A thua shpesh vet ,qe ne Shqiperi ,
    Media s’lejon Debate kane urdher nga Kryetari Sekteve qe veprojne ne Shqiperi ?

    -Paske humbur ti krenari e qytetari ?
    Ja pra , shifi qytetaret e tu !!!

    Nuk ke humbur asgje shjoku.
    – tempermenti jone prej shqiptari me beri te ngrihem
    ne kembe .
    Ku di ti cdo te thote humbje ,miku im,
    ti anashkalon realitetin edhe pse ne disa gjera ke te drejte .
    Un kam humbur shume .
    Shpirt e Atdhe ,
    te gjithe ne ,ti poashtu edhe pse sdo ta pohosh.

    Pra pa Debat ,nuk ndryhon asgje .
    Un do uroja kte Nisem duke then ,
    Organizoni debate dhe thoni jo dhunes verbale ,cenures se Kultures…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *