Shtyhet seanca, Gjika: Gati të përballem me çdo gjykatë

anazapta

Shtyhet seanca e dytë gjyqësore për dosjen “Gjika”.  Seanca në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës lidhur me dhënien e lejes për ndërtimin e kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë është shtyrë për në 20 dhjetor. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatit të Gjikës, Gentian  Sherifaj.

Vetë Gjika, i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë, pas vendimit për shtyrjen e saj  e ka quajtur absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. “Unë jam gati të përballem me çdo gjykatë, madje edhe në Strasburg. Siç e shikoni, unë jam korrekt me ligjin, kjo është seanca e dytë që paraqitem, por unë e konsideroj absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. Dua të theksoj se edhe nëse transferohet dosja, për mua nuk është problem, por prokuroria ka një vit që po heton për këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë presion”, tha Gjika.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *