Po kush ka para dhe makina të reja?!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E dashur Dita! Nëse është e vërtetë që taksat do të dyfishohen për makinat e vjetra, atëherë i bie që kjo Qeveri të rrije o vetëm, o me ish-ministrat e qoftëlargut Salzi. Vetëm ata kanë para dhe makina të reja. Populli nuk ka asnjë mundësi për të blerë makina të reja. Tani populli po përpiqet për mbijetesë, e këta po i kërkokan makina luksoze? Ju e patë kush e kishte Benz-in që kushtonte 100 e ca mijë euro… Hatër e kam shumë Edi Ramën, por mos të ma kërkojë mua këtë lloj makine. Unë po të gjej punë nja dy ditë në javë, jam shumë i lumtur. Faleminderit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *