Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave dhe jo 2/3 sikur u miratua në komisionin e ligjeve dhe të legjislacionit.
“Mbrëmë e informova anëtarin e CDU-së për situatën që po ndodh në Shqipëri, pasi Gjermania të mos e lërë në baltë. Tani është momenti që të gjithë të na mbështesin në këtë betejë, hapjen e listave, që do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar. Kam besim te BE-ja, te fryma perëndimore, e aleatëve të Shqipërisë, që në momentin që qëndruam në parlament e përshëndetës dhe tani të dëshmojnë mbështetjen për opozitën parlamentare.
Opozita mori një betejë për ta demokratizuar më shumë këtë vend. Tani janë para dy zgjedhjeve, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, atëherë ikim të gjithë sillemi si ata që ishin jashtë dhe të mos votojmë asgjë, por nëse në këtë Kuvend kërkohet vota jonë duhet të jemi të vetëdijshëm opozita ka votat e saj dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave.
Pa luftën e betejën e Rudina Hajdarit, Murrizit, Gjonit, Përmetit dhe shoqërisë civile, unë nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë.
Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë“.
l.h/ dita

Pse do tme largosh perfundimisht nga politika ,duke me vene damken e zeze ,ti moj Rudine .Une Edi Rama e di shume mire se po te behet 100% hapja e listave ,mua nuk me zgjedh fare , me abandonon populli .Kete e di si buka qe aet .Me e zgjuar moj Rudine .???
Mos ju ndani ju te opozites parlamentare ,ne mbi 80% te gjithe popullit i kemi vetem shpresat tek ju ,dhe vetem tek ju . Vetem per ju kemi respekt .
Po i qendruat deri me fund kesaj, do vijme me kuvend demonstrate per tju mbeshtetur.