Mjeku imazherist Renato Osmënaj, ose i njohur ndryshe në rrjet si “Xhaxhi doktori” ka hedhur dyshime së ne vend edhe në spitalet private kurohen të prekur me koronavirus.
Me anë të një statusi në Facebook, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të mos merret me detaje dhe të ndërhyjë tek spitalet private që kanë shkelur ligjin.
Madje, mjeku ka shkuar edhe më tej, duke e ftuar Prokurorinë e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK që ta thërrasë për të dëshmuar.
“Ogi! Mos i mbaj të sëmurët COVID në spitale private OGIIIIII! Nuk e fituat dot betejën që donte BABA! Mos abuzo me shqipëtarët OGI! Ke tre spitale private që kanë të sëmurë COVID dhe ti ncuk! Mos akuzo më QSUT! Mos u mer me maska OGI! Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë!”, shkruan ai.
Ndërkohë që ministrja bën apel për vendosjes së maskës, sërish numri i të prekurve nga koronavirusi është i lartë.
Deri më tani janë shënuar 107 viktima, ndërsa vetëm sot kanë rezultuar pozitivë 55 persona.
j.l./ dita

Lereni more keto sharlatane po zbatoni rregullat dhe ligjet. Nqs ky zoteria ka probleme le te shkoje e te beje denoncime tek spak, ndryshe keto denoncime ne media nuk i vlejne askujt.
Nuk kuptuam gje nga ky xhaxhi rrotori. Ky as na thote se si do ti bente gjerat ndryshe, vetem thote qe SPAK ta kontaktoje!!!!. Po si urdheron, Spaku eshte institucioni qe heton COVID dhe do vije te te kontaktoje ty.
Pse nuk reagojne fuqishem keta mjeket,kur ne krye te shendetesise,si ministre nuk kane nje nga mjeket me te afte,por kane vetem nje KIMISTE!
E kjo kimiste nuk mund te menaxhoje dot shendetesine,por ama PPP i menaxhon mjaft mire!
Te gjitha PPP e dhena prej saj NUK NDIKUAN FARE NE PERBALLIMIN E PANDEMISE!
Ja kjo eshte e verteta dhe PALLOSHIT kaq i duhet!
Katastrofa e mjekesise shqiptare.A e mbani mend Renato Osmanin studentin me rrugac nga Fieri studentet e viteve 1992 deri ne vitet 1998 ?Eshte fyerje per mjeksine shqiptare qenia e mjekeve te tille siky e plote te tjere si ky ne Majen e Mjeksise Shqiptare ne QSUT.Si i kane rregulluar keto vende pune ,nje zot e di .