Edhe të rinj në gjendje të rëndë tek Infektivi, Tomini: Pritet përkeqësim i situatës

Leda Hysa

Rëndohet situata në spitalet COVID, ku vijojnë të rriten shtrimet dhe pacientët në gjendje të rëndë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shpërndau pamje ku tregohet se çfarë ndodh brenda Spitalit infektiv. Pacientë të moshuar e të rinj në oksigjen, me dhembje të forta që ua shkakton sëmundja e të tjerë për fat të keq në terapi intensive dhe në intubim.

Përfaqësuesja e Task Forcës, Eugena Tomini, thotë për A2 se virusi nuk zgjedh. Në dy spitalet COVID, të shtruarit dhe rastet e rënda janë të moshave të ndryshme: “Virusi po paraqet një atipizim, po kap edhe moshat e reja, me simptomatikë të moderuar dhe të ashpërsuar. Situata është e rënduar”.

Veçanërisht për ata që ende nuk e besojnë praninë e virusit, epidemiologia Eugena Tomini ka një mesazh: “Njerëz që e kanë përjetuar virusin, e kuptojnë shumë mirë se ç’do të thotë kjo sëmundje”.

Ndërsa mbarë popullatës i kërkon të heqë dorë nga normaliteti i vjetër dhe të zbatojë rregullat mbrojtëse për të frenuar përhapjen e virusit.

Specialistët nuk janë aspak optimistë kur flasin për javët në vijim dhe përhapjen e infeksionit: “Në 3 javët në vijim do të kemi tendencë të lartë të rasteve të konfirmuara, kontaktet kanë qenë të shumta dhe nuk janë respektuar masat për distancim fizik”.

Epidemiologët këmbëngulin për zbatimin e vendimit për mbajtjen me detyrim të maskës në ambiente të mbyllura, por theksojnë se ajo duhet të vendoset edhe në vende të hapura ku nuk ruhet dot distanca.

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Nuk e kuptoj . Çdo dite na jepni informacione deshperuese.
    Pasi na mbyllet dy muaj , deklaruat me mburje per nje” Hapje te Madhe’ Dhe kjo u be , duke u shoqeruar me shtimin e numurin pozitiv ne 70102 ..
    Pse nuk u dhane udhezime perkatese per maskat e te tjera masa mbrojtes menjehere pas karantinese . ?
    Gjithçka iu la spontanitetit! Kjo ka çuar ne 111 te vdekur e shume ne gjendje te rende.
    Ne mbi tre muaj 35107 testime jane pak . Pikerisht ata qe s’kane bere testime, mbase s’kane patur shqetesime jane perhapsit me te medhenj!.
    Po te kishte dale vendoimi i qeverise pas karantimit, nuk do te kishim kaq raste.
    Mire qe vet s’ju shkon mendja , por pse nuk çfrytezoni pervojen boterore?
    Dhe tani na jepni ‘siariqin” se ne gusht do te jete me keq! Mbureni me kete ju ?Kush e çoje ne j kete gjendje ne kete shkalle perhapjen masive te koronavirusit…….?
    Me vjen keq , por dikush , duhet te mbaje pergjegjesi per situaten e rende qe eshte krijuar .

      • Motra e asaj 21 vjecares qe vdiq, doli tha se nuk kishte

        vdekur nga covid.

        asnje autopsi nuk behet, ata kane nja 10 semundje te

        tjera, jane edhe te infektuar me covid, merr vesh ti cfare

        behet????!!!!

  • Mbroni vetin, beni maskat vete se nuk keni shtet t’ju siguroje asgje! Ruani distancimin edhe me fare e fisin se pa dashje munden me iu infektue ne qofte se jane asimptomatike!
    Edhe kush eshte positiv, aman te shkoje t’i takoje me rend politikanet tone edhe keta pergjegjeset antikovid e t’i pshtye siç e meritojne per katastrofen ne te cilin do jeni mbrenda pak dite: jeni ne fazen exponencial te covidit!

  • Oh, faleminderit per informacionin mbi tre javet e ardhme! Ju lutemi na informoni edhe per tre javet e ardhme pas ketyre te ardhme! Jo per gje, por sipas nje shumice virologesh dhe eksperiencave te kaluara, eshte marre vesh se ne do ta kemi kete virus te pakten pergjate ketyre dy vjeteve!

  • jane te semuret rrugeve per mungese te tamponit. Keta thone ka mjaftueshem, po gjithcka matet me metren e qeverise. Asnje qevritar nuk kam degjuar te spjegoje pse nuk bejme tampona shume edhe ne si gjithe dynjaja, por i leme te semuret asimptomatike rrugeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *