Patos, sherri i rëndë fillon me klasiken: “Pse më sheh ashtu…”

Leda Hysa

Një sherr mes fqinjësh ka ndodhur në Patos që ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre.

BalkanWeb raporton se dy personat e përfshirë në sherr Alionid Sali dhe Përparim Seati ishin fqinjë por familjet e tyre nuk flisnin dhe ishin në sherr.

Sherri mësohet të ketë filluar nga një prej tyre i cili i është drejtuar tjetrit me fjalët ‘’pse më sheh ashtu’’, teksa ka qenë 31- vjeçari Sali që ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur Seatin.

Seati u dërgua menjëherë në sallën e operacionit teksa mësohet se është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa Alionid Sali u arrestua 6 orë më pas në një fshat të Mallakastrës pasi u largua me automjetin ‘Benz’.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *