Kryeministri Edi Rama shprehu mbrëmë publikisht për herë të parë gëzimin për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë. Në një intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Rama tha se lajmi i shtatzënisë së bashkëshortes është një eksperiencë që zor mund të gjenden fjalët për ta përshkruar. Ai tha se nuk ka preferenca për gjininë as nga ai dhe as nga ana e bashkëshortes dhe të dy bashkë kanë vendosur të presin për ta marrë vesh këtë detaj në ditën e lindjes.
“Ishte një dëshirë e madhe që u kurorëzua si një lajm i mrekullueshëm dhe që tanimë është mes nesh si një hapësirë tërësisht e re dhe shumë tërheqëse. Ju keni parasysh që të gjithë ata që kanë kaluar nga një histori dashurie e materializuar në një krijesë që pritet të vijë është diçka që është zor të gjesh fjalët për ta përshkruar.
Do të jetë djalë apo vajzë?
Nuk e dimë këtë gjë dhe kemi dëshiruar që të mos e mësojmë.
Cila është preferenca juaj?
Unë në këtë rast që gjëja është konkrete nuk di të zgjedh, por në të gjitha rastet, qoftë vajzë, qoftë djalë…
Ishte dëshira juaj apo e bashkëshortes?
Kjo është një dëshirë që s’mund të jetë veçse tërësisht e përbashkët.
Si ndiheni tani që do bëheni prind për herë të dytë, duke pasur parasysh që raporti juaj me familjen nuk ka qenë kaq i mirë në të kaluarën?
Është shumë e vështirë, besoj e pamundur që jeta private e dikujt të mund të gjykohet nga jashtë, sepse askush nuk mund të ketë një gjykim të drejtë kur e shikon nga jashtë dhe për këtë arsye mendoj që në jetën private vendosen shumë gjëra që nuk mund të racionalizohen tërësisht të para nga jashtë. Por një gjë është e sigurt, që ky është një lajm i gëzuar dhe që e bën të tillë edhe gëzimi i Reas dhe i Gregut. Duke pasur një vajzë apo një djalë është shumë bukur të kemi një shumicë apo një pakicë.
* * *
Rama është përgjigjur edhe për një sërë çështjesh të aktualitetit.
Marrëveshja me FMN dhe frika e rritjes së taksave
Marrëveshja me FMN është bërë para miratimit të buxhetit dhe ne nuk na detyron asgjë çfarë të bëjmë me këtë rrugë. Nëse një shtet falimenton, atëherë duhet të gjejë rrugë për të shpëtuar. Por ne nuk e kemi këtë situatë. Ne jemi në kushtet kur tkurrja rrënuese e ekonomisë ka mbaruar dhe më e keqja ka kaluar.
Rritja e moshës së pensionit
Ne jemi në kushtet si vend, kur për shkak të papërgjegjshmërisë së një klase të tërë politike dhe për shkak se çdo qeveri e ka shtyrë më vonë çështjen përballemi me një deficit të papërballueshëm. Nga ana tjetër jemi vendi që kemi një raport kontributor me përfitues që nuk gjendet në asnjë vend të Evropës. Në vendet e Evropës kemi 7 persona që kontribuojnë dhe 1 që merr pension sot te ne kemi 1 që kontribuon dhe 1 që merr pension dhe shtesën e fut shteti. Vjen një moment që kjo bëhet e papërballueshme. Nuk është se do rritet mosha e pensionit dhe çdokush që është në prag të pensionit duhet të presë moshën. Mosha e pensionit do fillojë të rritet plotësisht për ata që janë 40 vjeç dhe kjo nuk është e përcaktuar plotësisht. Jemi në punë dhe do të dalim me platformën e plotë, të cilën po e punojmë me ekspertë. Kush është sot në prag pensioni nuk do të vuajë një shtyrje të menjëhershme të pensionit duke pritur.
Fjalori i papërshtatshëm në Kuvend
Unë e thashë pjesën time dhe besoj që edhe në këtë pikë nuk e teproj që jam shumë i qetë në raport me shqiptarët, sepse kur njeriu gabon, duhet të kërkojë ndjesë dhe kur një kryeministër gabon, duhet të kërkojë dy herë ndjesë. Ndjesa ishte tërësisht e ndjerë. Unë nuk kam asnjë arsye të ndihem mirë në rast se shoh një gjë të tillë. Kjo është pjesa hileqare e një shtypi të investuar.
Nuk kam asnjë arsye t’i kërkoj ndjesë Berishës, sepse nuk ju drejtova as atij dhe as atyre, por e përsëris ishte shprehja e një mbarsjeje emocionale që buroi nga një lumë vandalizmi që ne e kemi në parlament çdo të enjte. Ai nuk është diskurs publik.
Denoncimet e opozitës për emërimet në administratë
Një kryeministër që ka kërkuar ndjesë publike Shqipëria e ka sot dhe nuk e kishte deri dje. Shqipëria dje kishte kryeministra që e kanë shkatërruar. Kishte kryeministër që i vrau njerëzit në bulevard dhe i akuzoi për puç. Dhe nga ana tjetër, Shqipëria nuk e ka pasur më përpara një qeveri që kur ballafaqohet me fakte, të mbrojë një të vërtetë. Ka pasur vetëm 3 raste që janë larguar nga puna.
Krimi në vend dhe roli i SHISH në informimin e MB
Krimi i vrasjes ka rënë me 30 e kusur % më pak. Kanë dalë zotërinjtë e opozitës dhe kanë thënë që janë 50% të vrarë.
Unë i besoj ministrit të Brendshëm dhe jo presidentit. I besoj ministrit të Brendshëm 100% për këtë deklaratë dhe për ç’ka deklaron, se nga njëra anë kam një admirim për punën që po bën, që Shqipëria do t’ia shikojë hajrin në vitet në vijim. Kam vite që e njoh ministrin e Brendshëm dhe është një nga politikanët më të përgjegjshëm që ka vendi. Presidenti është gabim në këtë rast.
Raportet me kreun e SHISH
Ia kam thënë në sy shefit të Shërbimit. Problemi është niveli profesional, që lë shumë për të dëshiruar.
Mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar
Nuk kam asnjë arsye të bëj ndryshime në kabinetin qeveritar. Askush të mos presë ndryshime as sot, as mot. Ndryshime mund të ketë vetëm në rast në rast se një ministër shkel ligjin apo kontratën tonë me popullin shqiptar. Kjo është skuadra më e mirë qeverisëse që ka pasur Shqipëria në 23 vjet.
Opinioni i Ngjelës për qeverinë – “një skuadër fëmijësh”
Avokati është në ligën e veteranëve dhe nuk diskutohet që ka të drejtë të thotë që kjo është një skuadër fëmijësh. Është njësoj sikur Platinia apo Maradona, është njësoj sikur flet Sul Mema për Tironën e djeshme.
Raportet me Metën
Është pa asnjë dyshim një partner strategjik, që i ka të gjitha ato cilësi që duhet të ketë për të garantuar një partneritet të suksesshëm në të mirë të vendit. Në aspektet njerëzore dhe personale dita-ditës edhe në aspektin e marrëdhënieve njerëzore jemi gjithmonë e më pranë.

Rama transparent. 2- Tregoi me fakte se premtimet e dhena jane mbajtur dhe se opozita vetem genjen. 3- Tragoi vizion te qarte per te ardhmen. 4-Tregoi se eshet i hapur dhe kerkon konsensus qe opozita se jep
ler te lehin qenet o i pa lodhur veten e tyre digjenerojn cdo te enjteje vazhdo keshtu o maestro se ke popullin me vete te lumet rrespekete o gjigand
lideri politikani shkon ne te gjitha tv edhe me forcen e fjales llogjikes e argumentit perballet me kedo kudo e ne cdo vend.
Saliu 8 vjet në qeveri dhe nuk shkoi nje here në top story,Edi Rama njeriu më demokratik qe ka pasur ndonjehere shqiperia!
Qeveria e sales ka nejt 8vjet.
.zullumi I saliut nuk rregullohet per 8muj
mos u hiqni te trashe
sikur nuk kuptoni. ..
.nuk bohen gjonat me suste….
Shqiperia eshte e rrenume
sdi burri I shtetit ku te vej doren me pare ..
se o bo lesh e li …
.e normal qe po fillon me te gjitha nga pak….
.ke saliu sia mate njeriu me thone gjys fjale.
…se ikshit per te tjerr lesh…
.zot na ruj me ket popull…
vetem kaq di te them une 8 vjet ne qeveri pd ne vend qe te nirrte qimen nga qulli futi dhe shume qime te tjera ne qull inshallah ju Edi do i nxirrni tashme keto qime nga qulli dhe ti tregoni vendin ku e kane pas kaq shume vitesh nen petkun e qullit.Ju pershendes.
je i madh edi , vazhdo keshtu se popullin e ke prane gjithmone . na beje legalizimet mos e nenvlefteso. TU SHTOFTE FAMILJA ME NJE TRASHGIMTARE TY TU SHTOFTE JETA XXXXXXXXXXX
Blendi Fevziu nuk eshte pseudogazetar karagjoz dhe acarues…. ka nje problem te madh qe nuk ka kulturen e te degjuarit te personit qe ka perballe… …..
Ka vizion dhe e di se cfare do te beje, ka qytetarine dhe vepron me kulturen qe e ka ne gen.
Fillon nga asgjeja dhe nxjerr nje produkt qe pelqehet.
Ndryshimi drastik i Tiranes, i dha te drejten, te pretendoje, te ndryshoje Shqiperine, ndryshim qe e duam te gjithe.
Per keto dhe shume te tjera, Edi Rama duhet perkrahur, ne cdo veprim te tijin, duhet ti japim kohen e nevojshme, per te realizuar projektin e tij europian.
Per nje gje ju siguroj, ne mbarim te ketij mandati, shqiptaret sdo te jene ne dileme, se kujt tja japin voten, se vete ndryshimi qe do te kete pesuar Shqiperia ne arsim, shendetesi, kulture e sporte, ekonomi e tjera, do ti japin shqiptareve, te drejten, qe Edi Rama te vazhdoje te qeverise edhe me tutje.
EDHE PO NUK E PATA DJALE, E KAM VELLA – keto jane fjalet e Rames kur e paten pyetur per Gregorin dikur, ne nje moment sinqeriteti mbase. Thone se Linda femijes qe pret do i jape mbiemrin e saj, Basha.
o c’na mbyten idiotet… oi……………
Se ke eksperienc dihet se eshte matesa e pest.Femijes i uroj zhvilim normal e jete te gjat kur te lind.Persa i takon Metes ku,kur Dritan Prifi beri denancimin dhe ky iku nga LSI ju dekleruat se iku prifti e ngeli djadhi e kishte fjalen per Meten.Kur ndyshoj apo kur te siguroj 17 deputet per mazhorancen.
Djali ti vije gezueshem dhe ti kete jete te gjate e te lumtur.
Sa per komentet e gjithe ketyre njerezve te lodhur qe kane akoma besim tek Rama, nuk ka cfare tu shtoj se flasin vete me mire.
Vetem ju kujtoj se ne fund fare kur te dale ne shesh qe ka qene humbje kohe do te jete teper vone.
(Kuptohet kjo e fundit nuk ju drejtohet komentuesve qe kane fituar ndonje vend pune a privilegj tjeter nga rilindja, pasi ata jane te “pakorigjueshem” per arsye praktike.