Britania pezullon numrin e vdekjeve të COVID-19: Diçka s’shkon!

Ornela

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, bëri thirrje për një rishikim urgjent të metodologjisë së përdorur nga Agjensia Shtetërore e Shëndetit Publik të Anglisë për të përcaktuar vdekshmërinë e lidhur me koronavirusin.

Përkatësisht, sipas BBC-së, shëndetësia publike britanike theksoi se ka mundësi që numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin të ishte ekzagjeruar në Angli, kështu që u vendos që të pezullohet përkohësisht raportimi ditor për numrin e këtyre vdekjeve.

“Aktualisht, numri i vdekjeve përfshin të gjithë ata që ishin pozitivë dhe kanë vdekur ndërkohë, pa deklaruar se sa kohë ka kaluar nga testimi në vdekje”, tha Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar.

Hancock thekson se numri i vdekjeve nënkupton të gjithë vdekjet, megjithëse kaluan disa muaj nga një test pozitiv në vdekjen e dikujt, raporton Free Europe.

Sidoqoftë, në pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, u llogaritën vetëm vdekjet brenda 28 ditëve nga marrja e një testi pozitiv.

Në Angli, 40.528 vdekje deri më tani kanë qenë të lidhura me koronavirusin.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *