Qyteti i Elbasanit është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Një atentat ka ndodhur pranë një karburanti, në lagjen “28 nëntori” pranë ‘Rrethrrotullimit të luleve’.
Ka mbetur i vdekur shtetasi Emiljano Ramazani, 34 vjeç i njohur si person me preçedentë të theksuar penal në fushën e narkotikëve ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi drejt Peqinit, ku afër Bradasheshit kanë djegur dhe makinën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj. Ne vend ngjarje dhe Kreshnik Ajazi drejtues i prokurorisë Elbasan.
Pak minuta më pas Policia ka dal me një njoftim zyrtar ku thuhet:
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”. Rrethanat e vrasjes së 39 vjeçarit janë ende të paqarta.
“Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” deklaron policia.
E kaluara e viktimës Emiljano Ramazani

Në 2012 ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ai është kapur sërish së bashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh.

Ate qe nuk e ben dot Polica Narkotrafikante e Shtetit e bejne vete grupet kriminale duke lare esapet.
Policia eshte bere zenedhese e grupeve kriminale.
O USA
NGA USA ERDHI
RAJERSONI
DHE THA EGZAKTESISHT
NE ELBASAN
PRISHINI FABRIKAT KOMUNISTE
SE DO JU JAPIM CEKUN E BARDHE
DHE NE FAKT DOLI MIELL I BARDHE..DROGE
ju thame njehere, regjistrohuni ne qkb merrni license paguani edhe ju taksa si te gjithe ne te tjeret.
larjet e hesapeve biznes ne lulezim e siper ne allbanine uropiane.
rrofte shqiperia uropiane.
rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.
Rroftè edhe jot motèr, gruaja dhe mamaja, qè nuk na lènè pa e lagur penelin.
Heroina janè. Na kènaqèn. Shpi baxhellash por krenare. Vetèm se burrat e shtèpisè, i kanè komplet koqe kanarèsh.
Ustallaret me kollare e duan per vehten e tyre kontrollin e droges .Keq po shkon kjo pune , eshte per te dyshuar, se vrasesit kane lidhje me s…..??
nje minus per biznesin shqiptar
Dhe nese ky person ka qene me pare person i skeduar nga policia si trafikant droge pse nuke eshte arrestuar nga policia apo duhej te rrinte ne liri qe te vritej nga bandat.Shikoni kush drejton policin Tonin Vocaj qe ne kohen e berishes ishte vete trafikant.
Kot nuk fute ne polici dhe Erzen Brecanin dhe kriminelin tropoja trup rojen e berishes Agron Kuliqin dhe ti beni mutin policis
Lleshi mirdites nuk ka zgjedh ne kete rast